Përgjatë karrierës së tij në Formula Një, Trulli u shqua për aftësitë e tij në kualifikuese, duke arritur rregullisht pozicione më të larta se rivalët e tij me makina më të mira.[1] Ai njihej edhe për stilin e të garuarit, që e lejonte të mbante mbrapa pilotë më të shpejtë se vetja, ndonjëherë edhe gjatë gjithë garës. Kombinimi i të arriturit rezultate të larta në kualifikuese me makina më të ngadalta dhe aftësitë për të mbajtur pilotë më të shpejtë mbrapa bënte që në gara të krijohej shpesh një varg makinash mbrapa tij, që mori pseudonimin "Trulli Train" (Treni i Trullit) nga komentatorët, tifozët dhe gazetarët.[2]
Trulli ka lindur në Pescara, Abruzzo, Itali. Prindërit e tij ishin dashamirës të motoçiklizmit dhe e pagëzuan djalin e tyre pas Jarno Saarinen, kampioni finlandez në motoçiklizëm i cili u vra në Monza në vitin 1973.[4] Emri i tij finlandez shkaktoi huti për herë të parë kur ai filloi garimet në Formula Një.[4]
Karriera
Formula Një
Minardi dhe Prost (1997–1999)
Trulli debutoi në Formula Një për Minardin në sezonin 1997. Pas shtatë garash, ai zëvëndësoi të dëmtuarin Olivier Panis te ekipi Prost dhe la mbresa menjëherë, duke arritur në vend të katërt në Gjermani dhe duke udhëhequr për një kohë të shkurtër garën në Austri;[5] në garën e dytë, ai ishte pranë përfundimit në vendin e 2të deri sa motorri i tij plasi.[6] Trulli qëndroi edhe në dy sezonet e rradhës te ekipi Prost, duke shënuar podiumin e tij në parë në Çmimin e madh të Evropës 1999 në kushte shiu.[7] Megjithatë, kjo ishte vetëm një nga paraqitjet e pakta pozitive të ekipit Prost që në fund e bindi italianin të ndryshonte ekip, duke kaluar te Jordan me qëllim për të pasur rezultate më të mira.[8]
Jordan (2000–2001)
Në vitin 2000, Trulli kaloi te ekipi irlandez Jordan.[8] Megjithatë, ky ekip nuk e kishte më forcën e viteve 90'. Gjatë dy viteve të tij në ekip, Trulli nuk arriti dot asnjë podium, por megjithatë la mbresa në disa seanca kualifikuese. Gjatë kësaj periudhe u sygjerua se Trulli ishte më specialist në provat zyrtare se sa në gara, një pretendim që ai vazhdimisht e hodhi poshtë. Nën kontratë me menxharin e tij personal (dhe menaxherin e Renault), Flavio Briatore, Trulli siguroi një kontratë me ekipin anglo-francez për sezonin 2002.[9]
Renault (2002–2004)
Te Renault, Trulli kishte shok skuadre Jenson Button, të cilin e mposhti shpesh në kualifikuese, por britaniku ishte më i shpejtë në gara. Pavarësisht përmirsimit të shpejtësisë nga Button, ishte Trulli ai që qëndroi në ekip edhe për sezonin 2003, duke pasur shok skuadre pilotin spanjoll të promovuar Fernando Alonso.[10] Renault pati një makinë të fortë në sezonin 2003, me të cilën Alonso arriti të fitonte në Hungari.[11] Trulli nuk arriti të kapte rezultate të ngjashme, por arriti një podium në Gjermani, i pari që nga koha e tij me Prost.[12]
Pavarësisht se Alonso u paraqit më mirë se ai në sezonin 2003, Trulli u përmirësua në sezonin e rradhës. Ai ishte më i miri i dy pilotëve të Renault në pjesën e parë të sezonit, duke fituar më shumë pikë dhe podiume.[13] Ai mori fitoren e parë në Çmimin e madh të Monakos 2004 pas një paraqitjeje mbreslënëse nga pol pozita.[14][15] Pasi kishte performuar mirë, italiani kishte dëshirë të ishte pjesë e ekipit edhe për sezonin 2005, por marrëdhënja e tij me shefin e ekipit Briatore ishte përkeqësuar. Një gabim i bërë në kthesën e fundit të Çmimit të madh të Francës 2004 i lejoi brazilianit Rubens Barrichello me Ferrari që të merrte podiumin,[16] duke acaruar ekipin dhe duke bërë që ditët e tij në ekipin francez të ishin të numëruara.[13] Ai nuk mori asnjë pikë pas garës në Francë dhe nuk ishte i shpejtë në garat e mbetura. Ai më pas akuzoi ekipin se favorizonte Alonson, por arsyet se pse ai pësoi rënje në pjesën e dytë të sezonit 2004 nuk u identifikuan.[17] Trulli u shkarkua tre gara para përfundimit të sezonit dhe u zëvëndësua nga kampioni i sezonit 1997, Jacques Villeneuve, edhe pse deri në atë pikë ai kishte mbledhur më shumë pikë se Alonso.[18] Trulli kishte pranuar menjëherë të garonte me Toyotën, kjo falë largimit të tij të hershëm nga Renault, madje ai garoi me ekipin japonez në dy garat e fundit të sezonit, duke zëvëndësuar Ricardo Zontën.[19]
Toyota (2004–2009)
2005
Trulli u përmirësua në garat e para të sezonit 2005, duke arritur edhe pol pozitën e parë të Toyotës në Indianapolis.[20] Megjithatë, Trulli, sëbashku me shokun e tij të ekipit dhe të gjithë pilotët që kishin makina me goma Michelin, nuk garuan për kushte sigurie.[21] Gjatë pjesës më të madhe të sezonit të tij të parë te Toyota, Trulli mposhtin shokun e tij të skuadrës dhe pilotin më të mirëpaguar Ralf Schumacher, por një rënje nga forma në katër garat e fundit të sezonit bënë që ai t'a mbyllte sezonin me dy pikë më pak se gjermani.[22]
2006
Trulli pati një fillim negativ të sezonit, duke u tërhequr në xhiron e parë të garës së parë të sezonit në Australi pasi u përplas nga David Coulthard.[23] Pasi po paraqitej më dobët se shoku i skuadrës Schumacher, Trulli mori pikët e para të sezonit me një vend të gjashtë në Kanada,[23] edhe pse u nis nga vendi i katërt.[23] Ky rezultat u pasua nga një vend pozitiv i gjashtë në garën e rradhës në Shtetet e Bashkuara.[23] Pas kësaj, Trulli shënoi pikë edhe në tre gara deri në përfundim të sezonit, duke marrë dy vende të shtata në Gjermani dhe Itali si dhe një vend të gjashtë në Japoni, ku gjatë mesit të garës, makina e tij u bë e vështirë për t'u pilotuar, duke vonuar edhe shokun e skuadrës në vazhdim.[24] Trulli po zhvillonte një paraqitje pozitive në garën e fundit të sezonit në Interlagos, por u detyrua të tërhiqej në xhiron e 10të pas një problemi me sustat, një xhiro pas tërheqjes së shokut të tij të skuadrës për të njëjtin problem.[25] Ai u rendit i 12ti në renditjen e përgjithshme për pilotë, duke mbledhur 15 pikë.
2007
Trulli shënoi pikët e para të sezonit 2007 në Çmimin e madh të Malajzisë, duke përfunduar i shtati pasi e nisi garën në vendin e tetë.[26] Ai mori disa pikë të tjera në Bahrain,[27] para se të tërhiqej në Spanjë për probleme mekanike, edhe pse e nisi garën nga vendi i 6të.[28] Trulli nuk u përmirësua në Monako, duke përfunduar në pozicionin e 15ë, një pozicion para shokut të skuadrës Schumacher, kurse në provat zyrtare regjistroi kohën e 14të më të shpejtë, rezultati më negativ i sezonit.[29][30] Në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, Trulli u rikthye te pikët duke përfunduar i 6ti. Pas një vargu rezultatesh pa pikë, italiani tha se ky rezultati ishte "i jashtëzakonshëm".[31] Ai zhvilloi kualifikuese të mira në Çmimin e madh të Francës, por në garë u tërhoq që në xhiron e parë pas një përplasjeje me Renaultin e Heikki Kovalainen. Italiani pranoi fajin për aksidentin dhe i kërkoi falje pilotit finandez.[32] Pjesa e dytë e sezonit ishte zhgënjyes për Trullin, i cili fitoi pikë vetëm në një garë, në Brazil, duke përfunduar i 8ti.[33]
Trulli e përfundoi sezonin 2007 i renditur i 13ti në renditjen për pilotë, duke mbledhur vetëm 8 pikë. Pas sezonit, u raportua se kontrata e tij me Toyotën nuk ishte e sigurtë dhe se ekipi japonez po planifikonte t'a zëvëndësonte me Heikki Kovalainen për sezonin e rradhës.[34] Megjithatë, këto raportime dolën të pavërteta pasi Trulli vazhdoi të ishte pjesë e ekipit për sezonin 2008 kurse Kovalainen firmosi me ekipin britanik McLaren.[35]
2008
Për sezonit 2008, Trulli shpesonte se Toyota do të bënte një hap të madh përpara.[36] Gjermani Timo Glock u konfirmua si shoku i tij i ri i skuadrës për sezonin e ri.[37] Trulli e nisi sezonin mjaft mirë, duke marrë pikë në tre nga katër garat e para të sezonit, ku më e rëndësishmja ishte vendin e katërt në Çmimin e madh të Malajzisë.[38] Ai gjithashtu arriti rezultate pozitive edhe në kualifikuese në garat e para të sezonit. Pas kësaj, forma e tij ra disi, duke zhgënyjer në Çmimet e mëdha të Turqisë dhe Monakos, ku nuk shënoi asnjë pikë.
Megjithatë, ai reagoi duke marrë një vend të gjashtë në Montreal.[39] Ky rezultat u pasua nga rezultati më i lartë i sezonit për të, duke marrë një podium në Francë pasi përfundoi i 3ti; në xhirot e fundit, ai mbajti nga mbrapa Heikki Kovalainen dhe Robert Kubicën.[40]
Ai u kualifikua në rreshtin e parë sëbashku me fituesin e pol pozitës Felipe Massa në garën mbyllëse të sezonit në Brazil, e cila do të vendoste edhe fituesin e titullit botëror ndërmjet Massës dhe Hamiltonit. Vendi i dytë në kualifikuese ishte rezultati i tij më i mirë gjatë sezonit.[41] Gjatë garës, pati probleme me ndryshimin e shpeshtë të motit dhe në fund përfundoi i 8ti. Shoku i tij i skuadrës Glock luajti një rol vendimtar në vendosjen e titullit pasi ai u parakalua nga Hamilton në kthesën e fundit të xhiros së fundit të garës, që e lejoi britanikun të fitonte titullin botëror me vetëm një pikë diferencë nga Massa, i cili fitoi garën.[42] Trulli e përfundoi kampionatin në vendin e 9të me 31 pikë, 6 më shumë se shoku i skuadrës Glock.[43]
2009
Trulli ishte besimplot para fillimit të sezonit 2009.[44] Në garën e parë të sezonit, Toyotat e Trullit dhe Glock e nisën garën nga bokset për shkak se kohët e tyre në provat zyrtare u anulluan për shkak se bishti i makinës u konsiderua në kundërshtim të rregullores sportive të FIA-s.[45] Edhe pse e nisi garën nga bokset, Trulli arriti një podium mbreslënës, duke përfunduar i 3ti. Pas garës, megjithatë, ai u penalizua me 25 sekonda, duke zbritur në vendin e 12të për shkak se kishte kaluar britanikun Hamilton nën regjimin e makinës së sigurisë.[46] Disa ditë pas vendimit, Hamilton u skualifikua nga kujdestarët e garës për shkak se kishte 'gënjyer' në lidhje me këtë çështje, duke këmbëngulur se ai ishte parakaluar nga Trulli kur në të vërtetë ai kishte marrë udhëzime nga ekipi për t'a lënë italianin të kalonte qëllimisht.[47][48] Trulli mori një pol pozitë në Çmimin e madh të Bahrainit,[49] por për shkak të një strategjie të pazakontë me gomat, italiani nuk shkoi më shumë se vendi i 3të në garë.[50] Megjithatë, ai vendosi xhiron më të shpejtë në garë, duke regjistruar kohën 1:34.556 në xhiron 10, kjo për herë të parë në karrierën e tij.[51]
Ai u përplas në Çmimin e madh të Spanjës nga Adrian Sutil dhe pasi doli jashtë piste në kthesën e dytë të xhiros së parë,[52] që u pasua nga një performancë e dobët në Çmimin e madh të Monakos, ku Trulli u nis nga prapavija.[53] Pas kësaj, përmirësimet erdhën, me Trullin i cili mori pikë në tre nga katër garat e rradhës, para se në katër gara e tjera ai të përfundonte jashtë dhjetëshes së parë. Ai zhgënjeu në Çmimin e madh të Singaporit, duke u renditur vetëm i 12ti, kurse Glock mori podium duke u renditur i 2ti.[54] Trulli u kundërpërgjigj në garën e rradhës, në Çmimin e madh të Japonisë, e cila ishte gara e fundit e shtëpisë për Toyotën. Ai regjistroi kohën e dytë më të shpejtë në provat zyrtare, duke e nisur garën nga rreshti i parë për herë të dytë në këtë sezon. Në garë, ai ruajti pozicionin dhe u rendit i 2ti mbrapa gjermanit Sebastian Vettel me Red Bull.[55]
Në Çmimin e madh të Brazilit, Trulli arriti vendin e katërt në kualifikuese e cila u karakterizua nga një stuhi që i ndërpreu provat për më shumë se një orë.[56] Në garë, ashtu si në Spanjë, ai u përplas që në xhiron e parë me Adrian Sutil duke u tërhequr. Kjo gjë e nervozoi italianin, i cili fajsoi Sutilin për aksidentin. Reagimi i tij negativ ndaj gjermanit (i cili u tërhoq gjithashtu) bëri që të gjobitej me 10,000 $.[57][58] Në garën e fundit të sezonit në Abu Dabi, Trulli u rendit në vendin e 7të; kjo garë rezultoi të ishte e fundit për Toyotën në Formula Një.[59][60] Trulli mblodhi 32.5 pikë gjatë kampionatit.
Lotus (2010–2011)
2010
Më 14 dhjetor 2009, Trulli u konfirmua si një nga pilotët e rinjë të ekipit të sapokrijuar Team Lotus, duke qënë shok skuadre me ish pilotin e McLaren, Heikki Kovalainen.[61] Ai përfundoi vetëm një nga katër garat e para të sezonit 2010, një rekord më i dobët sigurie se i Kovalainen, duke bërë që italiani të deklaronte: "çfarëdo ndodh në makinën time ndodh në makinën time, deri tani pritshmëritë e mia nuk janë realizuar."[62]
Gjatë prezantimit të Lotus T127, Trulli pranoi gjatë një interviste me Autosport se ekipet US F1 dhe Sauber kanë qënë në kontakt me të.[63] Në fund të vitit 2009, Trullit j'u kërkua të provonte një makinë NASCAR të ekipit Toyota në Amerikën e Veriut. Makina ishte bërë gati nga Michael Waltrip Racing.
Në sezonin 2010, Trulli nuk mori asnjë pikë, duke u renditur i 21ti në renditjen për pilotë, një pozicion poshtë Kovalainen, i cili kishte më pak tërheqje (4–7) dhe më shumë finishe (13–11).
2011
Trulli vazhdoi të garonte për ekipin edhe në sezonin 2011, duke pasur sërisht shok skuadre Kovalainen.[64] Trulli e nisi sezonin në garën hapëse në Australi, duke përfunduar në vendin e 13të.[65] Në garën e rradhës në Malajzi, ai u tërhoq në xhiron e 31të pas një problemi në timon.[66] Trulli më pas arriti të përfundojë gjashtë garat e rradhës, edhe pse jashtë zonës së pikë. Në Çmimin e madh të Monakos, ai barazoi rezultatin më të mirë të sezonit, duke u renditur i 13ti.[67] Në Britani, ai u tërhoq nga gara për shkak se makina e tij pësoi rrjedhje vaji.[68] Për Çmimin e madh të Gjermanisë, italiani u zëvëndësua nga piloti rezervë Karun Chandhok.[69] Trulli u rikthye në Çmimin e madh të Hungarisë, ku u tërhoq pas 17 xhirosh për shkak të rrjedhjes së ujit. Shoku i tij i skuadrës Kovalainen u tërhoq në xhiron e 55të me të njëjtin problem.[70] Ai përfundoi në vendin e 14të në Çmimet e mëdha të Belgjikës dhe Italisë, ku u konfirmua se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.[71][72] Pasi u tërhoq në Çmimin e madh të Singaporit pas një problemi me kutinë e shpejtësisë, Trulli arriti të përfundojë pesë garat e fundit të sezonit. Trulli nuk mori asnjë pikë gjatë sezonit 2011, por u rendit një pozicion më lartë se shoku i skuadrës Kovalainen, duke pasur më pak tërheqje nga gara (4–5) dhe finishe të barabarta, kjo pasi Trulli zhvilloi një garë më pak se finlandezi.
Caterham (2012)
Team Lotus u riemërua në Caterham F1 para fillimit të sezonit 2012.[73] Trulli garoi në një nga provat para-sezonale, por më 17 shkurt 2012, u lajmërua se italiani ishte zëvëndësuar nga Vitaly Petrov.[74][75] Trulli më pas deklaroi se ishte "me të vërtet krenar" që kishte ndihmuar Caterhamin të bëhej një ekip i Formula Një.[76] Kjo e la Formula Një pa një pilot italian për herë të parë që nga sezoni 1969.[77]
Në sezonin 2014–15, Trulli garoi në sezonin përurues të kampionatit Formula E për ekipin Trulli GP, e cila ishte krijuar nga ai në bashkpunim me Drayson Racing Technologies dhe Super Nova Racing, e njoftuar më 18 qershor 2014.[3] Në garën e Berlinit 2015, Trulli arriti një pol pozitë falë kohës 1:21.547, duke u bërë piloti më i vjetër (40 vjeç e 314 ditë) që e arrin këtë gjë në historinë e Formula E.[78] Në garë, ai u tërhoq në xhiron e 31të, dy xhiro nga përfundimi i garës për shkak të një problemi me frenat.[79] Pas dështuan të kalonin provën e makinës për dy garat e para të sezonit 2015–16, ekipi njoftoi tërheqjen nga kampionati.[80]
1997: Jarno Berens e fiton Jarno Trullin për titullin e Holandës në karting.
1996: I 1ri në Formula 3 Gjermane (KMS Dallara-Opel)
1995: I 4ti në Formula 3 Gjermane (KMS Dallara-Opel), i 1ri në Italia - Go-kart class 100 FA , 1ri në Bota - Go-kart class 125FC, fitues i Senna Memorial World Cup
1994: Fitues i Senna Memorial World Cup, i 1ri në North American class 100SA, i 1ri në Evropean class 100SA
1993: I 2ti në World Go-kart Champion class 100 SA, i 1ri në Japan Class 100 FSA
1992: I 2ti në World Go-kart class 125 FC
1991: I 1ri në World Go-kart class 100 FK
1990: I 1ri për çminin Hong Kong Class 100 FA
1988-1990: Tri herë i 1ri në Italian National 100 Class
1983-1995: Karting
Referime
^"Trulli – Biography" [Trulli – Biografia]. Pitpass (në anglisht). Marrë më 19 korrik 2015.
^Lostia, Michele (8 shtator 2005). "Trulli Defends his Race Performances" [Trulli mbron performancat e tij në gara] (në anglisht). Autosport. Marrë më 19 korrik 2015.
^ abErrington, Tom (14 dhjetor 2014). "Trulli takes first points for Trulli GP" [Trulli merr pikët e para për Trulli GP]. thecheckeredflag (në anglisht). Marrë më 19 korrik 2015.
^ ab"Trulli Jarno – ITALY" [Trulli Jarno – Itali] (në anglisht). Museonicolis.com. Marrë më 1 maj 2019.
^"Grand Prix Results: German GP, 1997" [Rezultatet e Çmimit të madh: GP Gjermanisë 1997]. GrandPrix.com (në anglisht). Inside F1, Inc. Marrë më 12 janar 2016.
^"1999 European Grand Prix" [Çmimi i madh i Evropës 1999] (në anglisht). formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2015. Marrë më 24 dhjetor 2015.
^ ab"Trulli Signs for Jordan" [Trulli firmos për Jordan] (në anglisht). atlasf1.com. Marrë më 24 dhjetor 2015.
^"Benetton signs Trulli for 2002" [Benetton firmos me Trullin për vitin 2002] (në anglisht). Motorsport.com. 23 gusht 2001. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
^"2003 German Grand Prix" [Çmimi i madh i Gjermanisë 2003]. Formula1.com (në anglisht). Formula1.com Limited. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2014. Marrë më 26 dhjetor 2015.
^ ab"Trulli to leave Renault" [Trulli do të largohet nga Renault] (në anglisht). ABC News. 25 korrik 2004. Marrë më 30 prill 2019.
^"Trulli Takes Pole in Monaco" [Trulli merr pol pozitë në Monako] (në anglisht). Autosport. 22 maj 2004. Marrë më 30 prill 2019.
^"Trulli Savours 'Amazing' First GP Win" [Trulli shijon fitoren e parë "fantastike" në një Çmim të madh] (në anglisht). Autosport. 23 maj 2004. Marrë më 30 prill 2019.
^"2004 French Grand Prix - Race Results" [Çmimi i madh i Francës 2004 - Rezultatet e garës]. Formula1.com (në anglisht). Formula1.com Limited. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2014. Marrë më 27 dhjetor 2015.
^"Malaysian GP: Toyota race notes" [Çmimi i madh i Malajzisë: Shënimet e garës së Toyotës] (në anglisht). Motorsport.com. 7 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
^"Trulli enjoys the race" [Trulli shijon garën] (në anglisht). Times of Malta. 15 prill 2007. Marrë më 30 prill 2019.
^Mark Glendenning (1 korrik 2007). "Kovalainen: Trulli crash a racing incident" [Kovalainen: Përplasja me Trullin një aksident garimi] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 30 prill 2019.
^"Brazilian GP: Toyota race notes" [Çmimi i madh i Brazilit: Shënimet e garës të Toyotës] (në anglisht). Motorsport.com. 28 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
^Michele Lostia; Pablo Elizalde (13 shkurt 2008). "Trulli rules out Toyota podiums in 2008" [Trulli përjashton mundësin e podiumeve për Toyotën në sezonin 2008] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 30 prill 2019.
^Michele Lostia; Pablo Elizalde (13 shkurt 2008). "Toyota F1 confirms Glock for 2008" [Toyota F1 konfirmon Glock për sezonin 2008] (në anglisht). Autosport.com. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
^Robert Wilkins (29 mars 2008). "Q&A - Jarno Trulli" [Pyetje&Përgjigje - Jarno Trulli.] (në anglisht). Crash.net. Marrë më 30 prill 2019.
^Matt Beer (1 nëntor 2008). "Massa grabs Brazil pole, Hamilton fourth" [Massa arrin pol në Brazil, Hamilton i katërti]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publishing. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2010. Marrë më 14 nëntor 2008.
^Noble, Jonathan (28 mars 2009). "Toyota duo excluded from qualifying" [Dyshja e Toyotës përjashtohet nga kualifikueset] (në anglisht). autosport.com. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2009. Marrë më 28 mars 2009.
^Jonathan Noble (29 mars 2009). "Trulli penalised, Hamilton gets third" [Trulli penalizohet, Hamilton merr të tretin]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2009. Marrë më 29 mars 2009.
^"Hamilton excluded from Aussie GP" [Hamilton përjashtohet nga Çmimi i madh i Australisë] (në anglisht). BBC Sport. 2 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2009. Marrë më 2 prill 2009.
^Chris Whyatt (24 prill 2009). "Trulli on pole as Toyota dominate" [Trulli në pol pozitë, Toyota dominon] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 prill 2019.
^Andrew Benson (26 prill 2009). "Brilliant Button wins in Bahrain" [Button gjenial fiton në Bahrain] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 prill 2019.
^"Singapore GP Race Results" [Rezultatet e garës së Çmimit të madh të Singaporit] (në anglisht). BBC Sport. 27 shtator 2009. Marrë më 27 shtator 2009.
^Chris Whyatt (4 tetor 2009). "Vettel wins as Button grabs point" [Vettel fiton kurse Button merr një pikë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 prill 2010.
^"Trulli admits 2010 talks with Sauber" [Trulli pranon bisedimet me Sauberin në vitin 2010] (në anglisht). Motorsport.com. 18 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2019. Marrë më 1 maj 2019.
^Steven De Groote (31 korrik 2011). "Both Team Lotus cars retire with water leaks" [Të dy makinat e Team Lotus tërhoqen pas rrjedhjes së ujit] (në anglisht). F1 Technical. Marrë më 1 maj 2019.
مصفوف البحوث الفلكية المجمع في حيز الموجات المليمترية المنظمة معهد كاليفورنيا للتقنية البلد الولايات المتحدة الاحداثيات 37°16′49″N 118°08′31″W / 37.2804°N 118.142°W / 37.2804; -118.142 الارتفاع 2196 متر بُني في وسيط property غير متوفر. أول استخدام 2005 الموقع على الشبك
كلية ضباط الاحتياط الدولة مصر الولاء مصر النوع كلية الدور تعليمي جزء من القوات المسلحة المصرية المقر الرئيسي فايد، محافظة الإسماعيلية شعار نصي إيمان * وطن * تضحية القادة القائد الحالي لواء أركان حرب / بهاء السيد عبدالرحيم تعديل مصدري - تعديل كلية الضباط الاحتياط ...
Daerah White Goat Wilderness, Alberta, Kanada Pegunungan Rocky, biasanya disebut Rockies, merupakan rangkaian pegunungan yang memanjang di sebelah barat Amerika Utara. Panjangnya lebih dari 3 ribu mil (4.800 kilometer) membentang dari British Columbia, di Kanada, sampai New Mexico, di Amerika Serikat. Puncak tertingginya adalah Gunung Elbert, di Colorado, kurang lebih 4.401 meter) di atas permukaan laut (dpl). Gunung Robson, berada pada ketingian 3.954 meter adalah puncak tertinggi di Canadia...
Блискавиця — термін, який має кілька значень. Ця сторінка значень містить посилання на статті про кожне з них.Якщо ви потрапили сюди за внутрішнім посиланням, будь ласка, поверніться та виправте його так, щоб воно вказувало безпосередньо на потрібну статтю.@ пошук посила...
Опис файлу Опис Постер до фільму «Стрибок угору» Джерело Rebound film.jpg (англ. вікі) Час створення 2005 Автор зображення Авторські права належать дистриб'ютору, видавцю фільму або художнику цього постера. Ліцензія див. нижче Обґрунтування добропорядного використання для с...
L'auditorium du bâtiment principal, de l'université technologique d'Helsinki, conçu par Alvar Aalto, entre 1949 et 1966. L'architecture de la Finlande, dont les origines remontent au moins au XIIe siècle[1], a subi l'ascendance des deux puissances voisines, la Suède et la Russie, mais s'en est émancipée à partir du XIXe siècle, alors que d'autres influences extérieures vinrent enrichir l'architecture finlandaise. Cette transition s'est opérée en deux temps, premièrement...
Bagian dari seriGereja Katolik menurut negara Afrika Afrika Selatan Afrika Tengah Aljazair Angola Benin Botswana Burkina Faso Burundi Chad Eritrea Eswatini Etiopia Gabon Gambia Ghana Guinea Guinea-Bissau Guinea Khatulistiwa Jibuti Kamerun Kenya Komoro Lesotho Liberia Libya Madagaskar Malawi Mali Maroko Mauritania Mauritius Mesir Mozambik Namibia Niger Nigeria Pantai Gading Republik Demokratik Kongo Republik Kongo Rwanda Sao Tome dan Principe Senegal Seychelles Sierra Leone Somalia Somaliland ...
Mountain in Switzerland PfannenstielPfannenstiel (background centre) and Lake Zürich from the EtzelHighest pointElevation853 m (2,799 ft)Prominence333 m (1,093 ft)[1]Parent peakTweralpspitzIsolation10.2 km (6.3 mi)[2]Coordinates47°17′30″N 8°40′17″E / 47.29167°N 8.67139°E / 47.29167; 8.67139GeographyPfannenstielLocation in Switzerland LocationZürich, Switzerland Pfannenstiel (el. 853 metres (2,799 ft)...
I-58 tahun 1944 Sejarah Nama I-58Pembangun Arsenal Angkatan Laut YokosukaPasang lunas 26 Desember 1942Diluncurkan 30 Juni 1943Selesai 7 September 1944Pelabuhan daftar Basis Angkatan Laut KureNasib Tenggelam sebagai kapal target, 1 April 1946 Ciri-ciri umum [1] Kelas dan jenis Kapal selam Tipe B3Jenis Kapal selamBerat benaman 2.140 ton panjang (2.174 t) (permukaan) 3.688 ton panjang (3.747 t) (menyelam)Panjang 108,7 m (357 ft)Lebar 9,3 m (31 ft)Sarat air 5...
An agrarian Sri Lankan Tamil caste traditionally involved as husbandmen Sri Lankan VellalarReligionsHinduism, ChristianityLanguagesTamilSubdivisionsHistorically; currently non-existent : Periya VellalarChinna Vellalar[1]Related groupsSri Lankan Tamils, Sinhaleses, Tamils, Malayalis, VellalarSri Lankan Vellalar (Tamil: இலங்கை வெள்ளாளர், lit. 'Ilaṅkai veḷḷāḷar') is a caste in Sri Lanka, predominantly found in the Jaffna peninsula...
Permanent Representative of the Philippines to the United NationsSugo at Palagiang Kinatawan ng Pilipinas sa mga Nagkakaisang BansaSeal of the Department of Foreign AffairsIncumbentAntonio M. Lagdameo[1]since July 7, 2022Department of Foreign AffairsStyleMr. Ambassador(informal)His Excellency(diplomatic)Reports toPresident of the PhilippinesSecretary of Foreign AffairsTerm lengthNo fixed termInaugural holderCarlos P. RomuloFormation1946; 77 years ago (1946) The ...
هذه المقالة تحتاج للمزيد من الوصلات للمقالات الأخرى للمساعدة في ترابط مقالات الموسوعة. فضلًا ساعد في تحسين هذه المقالة بإضافة وصلات إلى المقالات المتعلقة بها الموجودة في النص الحالي. (أغسطس 2023) هذه المقالة يتيمة إذ تصل إليها مقالات أخرى قليلة جدًا. فضلًا، ساعد بإضافة وصلة ...
Artikel ini memberikan informasi dasar tentang topik kesehatan. Informasi dalam artikel ini hanya boleh digunakan hanya untuk penjelasan ilmiah, bukan untuk diagnosis diri dan tidak dapat menggantikan diagnosis medis. Perhatian: Informasi dalam artikel ini bukanlah resep atau nasihat medis. Wikipedia tidak memberikan konsultasi medis. Jika Anda perlu bantuan atau hendak berobat, berkonsultasilah dengan tenaga kesehatan profesional. Bedakan dengan Serangan jantung dan Gagal jantung yang merupa...
Rhododendron capitatum Klasifikasi ilmiah Kerajaan: Plantae Divisi: Tracheophyta Kelas: Magnoliopsida Ordo: Ericales Famili: Ericaceae Genus: Rhododendron Spesies: Rhododendron capitatum Nama binomial Rhododendron capitatumMaxim. Rhododendron capitatum adalah spesies tumbuhan yang tergolong ke dalam famili Ericaceae. Spesies ini juga merupakan bagian dari ordo Ericales. Spesies Rhododendron capitatum sendiri merupakan bagian dari genus Rhododendron. Referensi The Plant List: A working list of...
Perumusan singkat Teorema Bayes Dalam teori probabilitas dan statistika, teorema Bayes adalah sebuah teorema dengan dua penafsiran berbeda. Dalam penafsiran Bayes, teorema ini menyatakan seberapa jauh derajat kepercayaan subjektif seseorang harus berubah secara rasional ketika ada petunjuk atau informasi baru. Sebagai contoh di malam hari sebelum tidur, kita percaya secara subjektif bahwa besok akan cerah dan peluang hujan hanya 10%. Besok paginya kita bangun tidur dan mendengar berita ramala...
This article is about the town. For the Second World War battles, see First Battle of El Alamein and Second Battle of El Alamein. For other uses, see El Alamein (disambiguation). This article has multiple issues. Please help improve it or discuss these issues on the talk page. (Learn how and when to remove these template messages) You can help expand this article with text translated from the corresponding article in Arabic. (April 2019) Click [show] for important translation instruction...
Cuisine of Iceland This article needs additional citations for verification. Please help improve this article by adding citations to reliable sources. Unsourced material may be challenged and removed.Find sources: Icelandic cuisine – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (May 2010) (Learn how and when to remove this template message) A fisherman's hut in Reykjavík in 1835 with fish hung outside for drying. Wind-dried fish remains popular in Icel...
English actor (1946–2011) Pete PostlethwaiteOBEPostlethwaite in July 2004BornPeter William Postlethwaite(1946-02-07)7 February 1946Warrington, Lancashire, EnglandDied2 January 2011(2011-01-02) (aged 64)Shrewsbury, Shropshire, EnglandAlma materBristol Old Vic Theatre SchoolOccupationActorYears active1975–2011Spouse Jacqueline Morrish (m. 2003)Children2, including Billy Peter William Postlethwaite, OBE (7 February 1946 – 2 January 2011...
هذه المقالة يتيمة إذ تصل إليها مقالات أخرى قليلة جدًا. فضلًا، ساعد بإضافة وصلة إليها في مقالات متعلقة بها. (ديسمبر 2018) محمد إقبال خان معلومات شخصية الميلاد 10 فبراير 1981 (42 سنة) سري نكر الإقامة مومباي مواطنة الهند الحياة العملية المهنة عارض، وممثل، وممث...
San Procopio di Sázava Abate Nascita975 ca. Morte1053 Venerato daTutte le Chiese che ammettono il culto dei santi Canonizzazione4 luglio 1204, papa Innocenzo III Santuario principalePraga, Cappella di Tutti i Santi nel castello reale. Ricorrenza25 marzo Patrono diRepubblica Ceca Manuale Procopio di Sázava (Kouřim, 975 circa – Sázava, 25 marzo 1053) è stato un abate boemo, fondatore dell'abbazia di Sazava; è considerato il santo patrono della Repubblica Ceca. Indice 1 Biogra...