Alonso filloi të garonte me karting që në moshën 3 vjeçare. Ai fitoi 3 kampionate rresht karing në Spanjë. Ai garoi në karting nga viti 1994 e deri në vitin 1997, dhe u bë kampion në vitin 1996. Ai bëri debutimin e tin në Formula 1 në sezonin 2001 me skuadrën Minardi, dhe në sezonin 2002, ai u bashkua me Renault F1 si plot testues. Në fillim të vitit 2003, Alonso u bë një nga dy pilotët që do të garonin në sezonin 2003 me Renault F1. Më 25 shtator 2005, ai fitoi kampionatin e pilotëve të Formula 1 në moshën 24 vjeçare dhe 58 ditore, duke u bërë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që shpallet kampion bote. Pasi mbrojti titullin dhe në sezonin 2006, Alonso u bë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fiton kampionatin 2 herë rresht. Ai u bashkua me Team McLaren në vitin 2007, përpara se të rikthehej sërisht tek Renault në sezonet 2008 dhe 2009. Në vitin 2010, ai u bashkua me Scuderinë Ferrari.[5][6]
Pseudonimi i tij është El Nano, një pseudonim tipik në vendin e lindjes të Alonsos i njerëzve me emrin Fernando, Alonso është gjithashtu një ambasodor i organizatës UNICEF, një organizatë që ndihmon fëmijët në nevojë.[7] Alonso është piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fiton një Pole Position dhe një garë respektivisht, ai e vendosi këtë rekord në vitin 2003 në garën e Malajzisë dhe Hungarisë,[8][9] ky rekord u thye nga Sebastian Vettel në vitin 2008 me garën e Italisë.[10]
Jeta e herëshme dhe personale
Fernando Alonso ka lindur në Oviedo, një qytet në veri të Spanjës. Nëna e tij ka punuar në një dyqan, kurse babai i tij ka punuar si mekanik në një fabrikë të eksplozivëve pranë qytetit Oviedo.[11] Alonso ka dhe një motër më të vjetër, Lorenën. Babai i Alonsos, José Luis, një pilot amator i garave karter, dëshironte tja kalonte pasionin e tij për garimin edhe fëmijëve të tij. Ai ndërtoi një makinë kart, si fillim për vajzën 8 vjeçare Lorena, ai nuk i dhuroi asgjë djalit të tij 3 vjeçarë, Alonsos, i cili nuk tregoi asnjë interes për këtë sport.
Alonso ndoqi shkollën e shenjtë fillore Guardian Angel në Oveido, ai qëndroi tek kjo shkollë deri në moshën 14 vjeçare ku më pas shkoi në institutin Leopoldo Alas Clarín në qytetin e San Lazaro. Ai ra nga mësimet në vititin 2000, për shkak të angazhimit të tij me motorra garash, gjë që e pengoi që të mësonte.[12]
Në vitin 2008, u shkoi në Angli në arenën e universitetit të Oksfortit. Me miqtë e tij nga Spanja, Alonso shpesh kalonte kohën duke folur me ta në rrjetet sociale në internet.[13].
Që kur fitoi kampionatin e tij të parë në Formula 1 në vitin 2005, Alonso u bë një ambasador i universitetit të Oksfortit, për të promovuar fusha të reja të studimit të biznesit të garave sportive për financimin e shkencave sociale.
Alonso ka qënë i martuar me Raquel del Rosario, një këngëtare spanjolle e bandës së popit El Sueño de Morfeo,[14] ata u martuan sëbashku më 17 nëntor 2006[15] dhe deklaruan publikisht divorcin e tyre në dhjetor 2011.[16]
Ata jetonin në Oksfort të Anglisë, më vonë ata shkuan të jetonin në rezidencën e tyre në Zvicër në vitin 2006. Alonso ka pasur në pronësi nga viti 2006 deri në vitin 2010 një shtëpi në Mont-sur-Rolle, afër liqenit të Gjenevës, më pas ai u zhvendos në shkurt të vitit 2010 në Lugano në mënyrë që të ishte më afër me skuadrën e tij të re Ferrari. Edhe pse faturat tatimore ishin të larta, kjo gjë nuk e pengoi Alonson që të jetonte aty. Në dimrin e vitit 2011, ai u rikthye sërisht në Oveido për të qëndruar më afër me familjen dhe me miqtë e tij.[17]
Alonso është tifoz dhe ndjekës i futbollit, çiklizmit dhe i tenisit.[18] Në futboll, Alonso është tifoz i Real Oveidos dhe Real Madridit.[19] Alonso shpeh herë bën xhiro me bikiçletë në pistat e Formula 1. Çdo vit, Alonso dhe pilotët e tjerë të Formula 1 zhvillojn një ndeshje futbollistike në Monako.[20]
Në aspektin e ushqimit, Alonso nuk e pëlqen aspak ushqimin me kripë. Alonso është tifoz i aktorit James Bond. Banda muzikore e preferuar e Alonsos është "Red Hot Chili Peppers" dhe muzika e tij e preferuar është "By the Way", kjo këngë është krijuar gjithashtu nga banda e tij e preferuar. Alonso është pronari i "Alonso-Kart", një biznes të cilin e krijoi vetë, kjo kompani shet pjesë këmbimi të makinave kart.
Alonso ka një tatuazh samuari posht qafës së tij. Ai këtë tatuazh e bëri për të treguar muskujt e tij, inteligjencën dhe forcën e vullnetit të tij, Alonso është i frymëzuar nga Hagaware, një udhëheqës shpirtëror i shkuar nga Yamamoto Tsunetomo në shekullin e 18të.[22][23]
Karriera
Minardi
Minardi (2001)
Alonso në atë kohë u bë piloti i tretë më i ri që debuton në Formula Një ku ai me Minardin garoi në Çmimin e madh të Australisë.[24] Ekipi ishte në sezonin e tij të parë nën drejtimin e pronarit të ri Paul Stoddart dhe makina e re PS01, nuk ishte as e shpejtë dhe as e sigurisë. Megjithatë, Alonso u paraqit mirë në provat zyrtare, duke qënë 2.6 sekonda më i shpejtë se shoku i skuadrës Tarso Marques. Në raundin e katërt në Imola, ai mposhti të dy makinat Benetton në kualifikuese, një arritje që e përsëriti sërisht gjatë sezonit.[25]
Disa paraqitje pozitive gjatë sezonit tërhoqën vëmëndjen e disa ekipeve më të shpejta. U raportua nga disa media evropiane se në shtator 2001, ekipi Sauber po kërkonte një zëvëndësues për finlandezin Kimi Räikkönen që do të largohej, me spanjollin Alonso që ishte një nga pretendentët sëbashku me brazilianin Felipe Massa dhe në atë kohë pilotin testues të Jaguar, André Lotterer.[26] Një muaj më pas, u konfirmua se Massa do të merrte vendin bosh për sezonin 2002.[27]
Në shtator, menaxheri i tij Flavio Briatore kishte filluar të planifikonte kalimin e Alonsos te Benetton. Briatore kishte konsideruar t'i jepte spanjollit një vend për sezonin 2002, në vend të Jenson Button, por më pas vendosi t'a merrte Alonson si pilotin testues te Renault.[25] Në garën e fundit të sezonit në Suzuka, ai përfundoi në vendin e 11të–pesë pozicione larg zonës së pikëve por para pilotit të Prost, Heinz-Harald Frentzen, pilotit të BAR, Olivier Panis, dy pilotëve të Arrows dhe shokut të tij të skuadrës Alex Yoong.[25] Katër vite më pas, ish shefi i tij te Minardi, Paul Stoddart, e përshkroi garën e tij si "53 xhiro në kualifikuese".[28] Alonso nuk mori asnjë pikë gjatë sezonit të tij të parë në Formula Një. Pozicioni më i mirë që arriti në atë sezon ishte vendi i 10të i marrë në Çmimin e madh të Gjermanisë. Alonso u tërhoq në 7 gara.[24]
Renault
Renault 2002
Fernando Alonso nuk mori pjesë në sezonin e vitit 2002 në Formula 1 sepse ishe një pilot testues i makinës Renault. Gjatë sezonit 2002 si pilotë testues, Fernando Alonso bëri 1.642 xhiro të shpejta.
Renault 2003
Ne vitin 2003 Flavio Briatore qe ishte drejtues i skuadres Franceze Renault hoqi nga makina e Renault Jenson Button per ta zevendesuar me pilon e ri Fernando Alonso. Fernando Alonso u be piloti kryesor i Skuderise Renault duke e bere Jarno Trulli pilotin e 2. Fernando Alonso morri nje Pole Position ne garen e Malajzise duke u bere piloti me i ri qe merre nje Pole Position. Alonso fitoi nje gare ne kete sezon, dhe morri 3 podiume duke e perfunduar kampionatin me 55 pike ne vendin e 6.
Renault 2004
Viti 2004 do te ishte nje vit kryesisht i mire per Fernando Alonso edhe pse nuk fitoi asnje gare, Fernando Alonso e mbylli kampionatin ne vendin e 4 me 59 pike dhe 4 podiume. Ne vitin 2004 Fernando Alonso u terhoq 4 here nga gara. Ne sezonin 2004 Michael Schumacher do te dominonte gjithcka.
Renault 2005
Viti 2005 do te ishte nje nga vitet me te suksesshme dhe te mire te karrieres se Fernando Alonso [29]. Fernando Alonso fitoi garat e majazise dhe Bahrenit nga Pole Position dhe perfundoi i treti garen e San Marinos. Ai fitoi kampionatin boteror te parin ne karrieren e tij. Fernando Alonso dominoi gjithcka ne ate vit duke e mbyllur kampionatin me 133 pike dhe duke lene ne vendin e dyte Kimi Räikkönen dhe ne vendin e trete nje legjende si Michael Schumacher[30]. Fernando Alonso morri 6 Pole Position ne ate sezon. Nga 6 Pole Position vetem 4 gara arriti te fitonte. Fernando Alonso fitoi 7 gara ne ate sezon dhe arriti 2 Fastes Lap. Gjithashtu Renault fitoi titullin per konstruktor me ndihmen e Alonso me 191 pike.
Ne vitin 2005 Alonso u vlersua me cmimin "Prince of Asturias" (Princi i Asturias) [31].
Renault 2006
Fernando Alonso fitoi garën hapëse të sezoni në Bahrain, duke parakaluar Michael Schumacher pasi ky i fundit u fut në pit stop. Alonso edhe pse u nis në vendin e katërt arriti ta marrë kryesimin që në xhiron e 18 duke mos e humbur deri në fund të garës. Alonso u kualifikua i shtati në kualifikueset e garës së Malajzisë, për shkak të një problemi me karburantin e makinës, por arriti ta përfundoj garën në vendin e dytë, mbrapa shokut të skuadrës Giancarlo Fisichella që ishte fituesi i garës [32][33]. Alonso më pas fitoi edhe garën e tretë të sezonit në Australi pasi parakaloi kryesuesin e garës i cili ishte Jenson Button që garone me Hondën.
Alonso zhvilloi një fazë kualifikuese të dobët në garën e San Marinos pasi i përfundoi provat zyrtare në vendin e pestë, Por në garë, ai ishte në gjëndje që ta parakalonte Michael Schumacherin. Alonso arriti ta merrte kryesimin e garës në xhirot 21-25, por në fund arriti ta përfundonte garën në vendin e dytë, mbrapa fituesit Michael Schumacher. Alonso arriti të merrte Pole Position e parë për sezonin 2006 në garën Europës që zhvilloheshe në Gjermani. Alonso arriti të merrte vendin e parë në provat zyrtare me kohën 1:29.816, por nuk arriti dot që ta fitonte garën edhe pse e mbajti kryesimin gati gjysmën e garës, duke e përfunduar garën në vendin e dytë, mbrapa fituesit Michael Schumacher, i cili e mposhti për herë të dytë rresht. Alonso mori sërisht Pole Position në garën e Spanjës, të cilën arriti ta fitonte, duke lënë Michael Schumacherin në vendin e dytë dhe Giancarlo Fisichellan në vendin e tretë. Fernando Alonso u bë spanjolli i parë që arrin të fitoj një garë të Spanjës. Fernando Alonso mori sërisht një Pole Position në garën e Monakos, pasi Michael Schumacher u dënua nga komisarët e garës, pasi Schumacher e ndaloi makinën e tij në mes të pistës ku po zhvilloheshe Q3 i provave kualifikuese, duke e penguar Alonson të zhvillonte një xhiro te shpjetë. Alonso një ditë më vonë arriti të fitoj garën duke lënë në vendin e dytë Juan Pablo Montoyan dhe në vendin e tretë David Coulthardin[34].
Fernando Alonso vazhdoi fitoret rresht në F1, duke fituar edhe garat e Britanisë dhe Kanadasë. Të dy këto fitore erdhën nga Pole Position. Në garën e Britanisë, Alonso kompletoi lap-trikun e tij të parë në karrierën pasi në atë garë arriti të fitoj edhe garën, Pole-Position dhe xhiron më të shpejt, të cilën e regjistroi në xhiron e 21 me kohën 1:21.599. Me fitoren e garës së Kanadasë, Alonso u bë i pari pilotë në historinë e F1 që perfundon në podium në 9 garat e para, një rekord që u barazua nga Sebastian Vettel në sezonin 2011. Michael Schumacher u kundëpërgjigj më në fund duke fituar garën e SHBA-së dhe Alonso përfundoi në vendin e pestë. Schumacher gjithashtu fitoi edhe garën e Francës duke lënë Alonson në vendin e dytë, gjithashtu Schumacher fitoi edhe garën e Gjermanisë, kurse Alonso e përfundoi në vendin e pestë [35]. Kjo gjë e bëri Alonson që ta kryesonte kampionatin me vetëm 11 pikë avantazh.
Alonso mori një dënim në provat kualifikuese në garën e Hungarisë, ai e nisi garën nga vendi e 15 dhe doli nga pista në xhiron e 51 për shkak të një problemi me një nga gomat e makinës, Schumacher gjithashtu mori një dënim dhe e nisi garën nga vendi i 11 dhe e përfundoi atë në vendin e 8 [36][37].
Alosno e rimori veten pas garës së dobët në Hungari duke marrë një podium në garën e Turqisë, ai e përfundoi garën i dyti duke lënë Schumacherin në vendin e tretë, por në garën e Italisë ai nuk arriti dot ta përfundoj garën për shkak të një problemi me motorrin [38], Schumacher përfitoi nga tërheqja e Alonsos duke fituar garën dhe duke e shkurtuar diferencën në renditjen e përgjithshme me 2 pikë [39].
Në raudin e 17 të Kinës, Alonso mori një Pole Position por në garë përfundoi i dyti mbrapa fituesit Michael Schumacher. Pas garës së Kinës, të dy pilotët ishin kryesues të kampionatit me 116 pikë. Në garën e Japonisë, Alonso përfundoi i parë duke siguruar edhe titullin e dytë kampion bote pasi makina e Michael Schumacher pati probleme me motorrin në xhiron e 36, gjë që i kushtoi vendin e parë në renditje dhe në garë, Schumacher kishte nga xhiroja e dytë që kryesonte garën. Në garën e fundit të Brazilit, Alonso përfundoi në vendin e dytë, kurse Schumacher doli në vendin e katërt, në fund diferenca me pikë midis Alonsos dhe Schumacherit ishte 13 pikë.
Alonso e përfundoi sezonin me 134 pikë, gjithashtu edhe skuderia Renault F1 fitoi titullin për konstruktorë me 206 pikë, 5 pikë para Ferrarit. Alonso fitoi shtatë gara, vendosi pesë xhiro të shpejta dhe mori gjashtë Pole Position.
McLaren
McLaren Vodafone Mercedes 2007
Më 19 dhjetor 2005, Alonso lajmëroi se ai do të shkonte tek McLaren në vitin 2007 [40]. Kontrata e tij me Renault F1 skadonte më 31 dhjetor 2006. Më 15 dhjetor 2006, Alonso u lejua nga Flavio Briatore dhe skuderia Renault për të provuar një ditë makinën McLaren në pistën e Jerez, Alonso u lejua të provonte McLarenin për shkak të rezultateve të mira të Renaultin. Ai garoi me makinën MP4-21. Alonso gjithsej bëri 95 xhiro [41]. Debutuesi Lewis Hamilton ishte partneri i tij për sezonin 2007. McLaren raportoi se pagoi për Alonson 20 Militon £ (39 Milion $). Alonso debutoi me McLarenin më 15 janar 2007 në rrugët e Valencias.
Më 8 prill 2007, në garën e dytë të sezonit, Alonso mori fitoren e parë me skuadrën e tij të re, gjithashtu kjo ishte fitorja e parë e McLarenit që nga viti 2005, Alonso fitoi në garën e Malajzisë[42]. Një garë më vonë në Bahrain, Alonso e përfundoi garën në vendin e pestë, kurse shoku i tij i skuadrës mori një vend të dytë. Pas kësaj gare, Alonso Hamilton dhe Räikkönen kryesonin kampionatin me 22 pikë. Në garën e katërt të sezonit në Spanjë, gara e tij e shtëpisë, Alonso doli në vendin e dytë në provat kualifikuese, por dështoi të fitonte dhe përfundoi në vendin e tretë, Alonso në këtë garë humbi kryesimin e kampionatit që e mori Hamilton që e përfundoi garën me 2 pikë avantazh. Alonso mori fitoren e tij të dytë me McLarenin në garën e Monakos, përveç fitores, Alonso mori Pole-Position dhe kishte regjistruar edhe xhiron më të shpejtë gjatë garës [43]. Në garën e Europës në Nürburgring, Alonso mori fitoren e tretë në atë sezon, Alonso u nis nga vendi i dytë dhe në fund të garës kishte krijuar një diferencë 8 sekonda nga Felipe Massa. Alonso e parakaloi Massën në xhiron e 56. Në këtë garë rivalët e tij për titull nuk arritën të merrnin asnjë pikë, përveç Massës. Pas çmimit të madhë të Hungarisë, raportet midis Alonsos dhe drejtuesve të McLarenit ishin zbehur. Mediat raportuan se Alonso kishte kohë që nuk fliste me Hamiltonin[44], dhe se ai do të largoheshe nga McLareni në fund të sezonit [45]. Më 7 gusht 2007, gazeta britanike The Times raportoi se drejtuesit e McLarenit i kishin thënë Alonso se nqs kishte dëshirë, ai mund të largohej nga skuadra në fund të sezonit 2 vite para skadimit të kontratës [46]. Alosno e përfundoi sezonin në vendin e tretë, me pikë të barabarta me shokun e skuadrës Lewis Hamilton dhe 1 pikë më pak se Kimi Räikkönen që ishte fituesi i kapionatit. Alonso gjatë kohës tek McLareni, fitoi 4 gara, fitoi 2 Pole-Position dhe 3 Fastes-Lap [47].
Si pjesë të polemikave të spiunazhit midis McLarenit dhe Ferrarit, u gjetën fajtorët që kishin shkelur nenin 151c të rregullores së FIA-s, por nuk u dha asnjë ndëshkim, për shkak se nuk kishte prova kundër tyre.
Rikthimi te Renault 2008 & 2009
2008
Fernando Alonso u rithye serisht tek Renault ne sezonet 2008-2009. Por Alonso nuk ishte i kenaqur nga makina e tij e re Renault R29. Nelson Piquet JR. ishte partneri i Fernando Alonso ne keto 2 sezone. Ne vitin 2008 Alonso e perfundoi ne vendin e 5 me vetem 61 pike duke marre vetem 2 fitore dhe nje podium ne garen e fundit te sezonit.
2009
Viti 2009 do te ishte nje nga sezonet me te keqija te Fernando Alonso qe kur e nisi karrieren e tij ne vitin 2001. Ai e perfundoi sezonin ne vendin e 9 me vetem 26 pike, dhe duke marre vetem nje vend te 3 qe ishte pozicioni i tij me i mire ne te gjith ate sezon te veshtire.
Ferrari
2010
Pasi Kimi Räikkönen u largua nga Ferrari per tu bere pjese Rally, Fernando Alonso deklaroi se do te shkonte te Ferrari per te mbuluar vendin e Kimi Räikkönen. Kete deklarat Alonso e beri me 30 shtator 2009. Alonso fitoi garen e tij te pare me Ferrarin ne garen e tij te pare debutuese me Ferrarin. Felipe Massa doli ne vendin e 2. Ne sezonin e tij te pare per Ferrarin, Fernando Alonso e humbi kampionatin per vetem 4 pike pasi ne garen e fundit doli vetem ne vendin e 7 dhe Sebastian Vettel fitoi garen dhe kampionatin. Alosno fitoi 5 gara dhe morri 5 podiume, gjithashtu 5 Fastes Lap dhe 2 Pole Position.
2011
Sezoni 2011 nuk do te ishte nje sezon shume i mire per Fernano Alosno pasi nuk arriti do te qe ishte protagonist, ne ate sezon ai arriti te fitonte vetem 1 gare dhe te merrte 9 podiume. Gjithashtu Alonso mori edhe 1 Fastes Lap. Fernando Alonso e perfundoi sezonin ne vendin e 4 me 257 pike pasi u nderrua sistemi i pikeve. Kampionatin e fitoi Sebastian Vettel pas nje superdominimi qe beri ne ate sezon. Ferrari doli e treta ne renditjen e konstruktoreve me vetem 375 pike.
2012
Pasi firmosi kontratën në vitin 2011, Alonso vazhdoi të garonte edhe në sezonin 2012. Alonso firmosi një kontratë me Ferrarin deri në vitin 2016. Në garën e parë Alonso e nisi nga vendi i 12 por e përfundoi garën në vendin e pestë. Garën e tij të 200 në karrierë Alonso e luajti në garën e Malajzisë, Alonso u nis nga vendin e 9. Në garë pati shumë shi, dhe fale stategjisë fantastike të Ferrarit Alonso ishte në vendin e parë që në xhiron e 16. Alonso arriti të fitoj garën e parë të sezonit. Fernando Alonso e përfundoi garën e Monakos në vendin e tretë, gje që e vendosi Alonson si kryesuesin e kampionatit duke lënë mbrapa Sebastian Vettel dhe Mark Webber i cili fitoi garën. Megjithatë Alonso e humbi një garë më vonë kryesimin e kampionatit pasi në garën e Kanadasë, Alonso e përfundoi garën në vendin e pestë, kurse Sebastian Vettel në vendin e katërt dhe Lewis Hamilton fitoi garën dhe e kaloi Alonson me 2 pikë avantazh, kurse Vettel ishte me 1 pikë më pak.
Fernando Alonso rifitoi sërisht avantazhin në garën tjetër të Europës ku arriti të fitoj garën, kurse Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton u tërhoqen sepse Vettel kishte problem në makinë, kurse Lewis Hamilton u aksidentua në xhiron e 55 me Pastor Maldonadon. Alonso e nisi garën nga vendi i 12 dhe e përfundoi garën në vendin e parë, 6 sekonda para Kimi Räikkönen, dhe 12 sekonda para Michael Schumacher[48]. Alonso vazhdoi formën e tij të mirë duke marrë një Pole-Position në garën e Britanisë[49], por në garë nuk arriti dot të fitoj, dhe e mbylli garën në vendin e dytë, mbrapa Mark Webber që ishte fituesi i garës. Alonso mori Pole-Position e dytë rradhazi në garën e Gjermanisë, dhe duke marrë një tjetër fitore dhe duke thelluar diferencën me Vettel, i cili e përfundoi garën në vendin e pestë [50]. Fernando Alonso e humbi kryesimin e Kampionatit sepse u aksidentua në 2 gara. Në garën e Belgjikës, Alonso u përfshi në një aksident sëbashku me 4 pilotë të tjerë, ku aksident u shkaktua nga Romain Grosjean, kurse në garën e dytë në Japoni[51]
, Alonsos i shpërtheu goma dhe u përplas me muret e pistës [52]. Me këto 2 aksidente, Alonso e humbi përfundimisht kryesimin. Fernando Alonso e humbi titullin kampion për vetëm 3 pikë. Alonso arriti të fitoj 3 gara dhe të merrte 10 podiume, një rekord për numrin e podiume të marrë nga Fernando Alonso në një sezon. Fernando Alonso morri 2 Pole Position. Ferrari e përfundoi kampionatin me 400 pikë në vendin e dytë, fale ndihmës së Fernando Alonsos.
2013
Fernando Alonso e nisi sezonin 2013 me një podium të shkëlqyer në Garën e Australisë. Fernando Alonso e përfundoi garën në vendin e dytë përpara Sebastian Vettel. Gara e dytë do të ishte e keqe për Fernando Alonson pasi u përplas që në xhrion e dytë. Makina Ferrari pësoi një dëmtim në hundën e saj dhe Alonso nuk shkoi në Pit-Stop. Fernando Alonso mori fitoren e tij të parë në garën e Kinës dhe fitoren e dytë në garën e Spanjës, një performancë e dobët në garën e Monakos, e bëri Alonson që të jetë 29 pikë mbrapa Sebastian Vettel.
^"The girls in pole position". Mail on Sunday. Associated Newspapers. 25 shkurt 2007. fq. 34. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^"Fernando Alonso". The Price of Asturias Foundation. 2005. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2007. Marrë më 17 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Medical device used to maintain or open a patient’s airway Oropharyngeal airwayGuedel airwaysICD-9-CM96.02[edit on Wikidata] An oropharyngeal airway (also known as an oral airway, OPA or Guedel pattern airway) is a medical device called an airway adjunct used in airway management to maintain or open a patient's airway. It does this by preventing the tongue from covering the epiglottis, which could prevent the person from breathing. When a person becomes unconscious, the muscles in their...
Energy needed to remove an electron For the values of the ionization energies of the elements, see Molar ionization energies of the elements and Ionization energies of the elements (data page) This article needs additional citations for verification. Please help improve this article by adding citations to reliable sources. Unsourced material may be challenged and removed.Find sources: Ionization energy – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (Sep...
Book by Grigorios Konstantas Geographia Neoteriki CoverAuthorGrigorios KonstantasDaniel PhilippidisOriginal titleΓεωγραφία ΝεωτερικήLanguageGreekGenreGeography, Ethnography, SociologyPublication date1791 Geographia Neoteriki (Greek: Γεωγραφία Νεωτερική Modern Geography) is a geography book written in Greek by Daniel Philippidis and Grigorios Konstantas and printed in Vienna in 1791. It focused on both the physical and human geography features of the Eu...
Buenos Aires Underground station General UrquizaGeneral informationLocationSan Juan 3100Coordinates34°37′28.8″S 58°24′34″W / 34.624667°S 58.40944°W / -34.624667; -58.40944PlatformsSide platformsHistoryOpened20 June 1944Services Preceding station Buenos Aires Underground Following station Boedotowards Plaza de los Virreyes Line E Jujuytowards Retiro General Urquiza is a station on Line E of the Buenos Aires Underground.[1] The station was opened on 2...
New Zealand educator and politician For the murder victim, see William Herbert Wallace. Wallace in June 1991 Julia Nannie Wallace OBE (21 December 1907 – 12 December 1991) was a notable New Zealand teacher, principal, community leader and local politician. She was born in La Crosse, Wisconsin, United States in 1907. She was the first woman to be elected onto Palmerston North City Council in 1962 and served as a city councillor until 1968.[1] In the 1968 Queen's Birthday Honours,...
Fictional race in Marvel Comics For uses of Symbiosis or Symbiont, see Symbiosis (disambiguation). KlyntarSymbioteTwo most enduring symbiotic characters, Venom (below) and its offspring Carnage (above), battling each other in the textless cover of Venom vs. Carnage #1 (July 2004). Art by Clayton CrainPublication informationPublisherMarvel ComicsFirst appearanceBlack Costume, The Amazing Spider-Man #252, The Spectacular Spider-Man #90, and Marvel Team-Up #141 Symbiote, The Amazing Spider-Man #...
Bob McKenzieKartu lobi untuk One Glorious Scrap (1927) dengan McKenzie mengenakan topi di sebelah kiriLahir(1880-09-22)22 September 1880County Antrim, IrlandiaMeninggal8 Juli 1949(1949-07-08) (umur 68)Matunuck, Rhode Island, Amerika SerikatPekerjaanPemeranTahun aktif1915–1949Suami/istriEva McKenzie (m. 19??)Anak3, termasuk Fay McKenzie Robert McKenzie (22 September 1880 – 8 Juli 1949) adalah seorang pemeran film Amerika Serikat kelahiran Irlandia.[1] Ia tam...
This article has multiple issues. Please help improve it or discuss these issues on the talk page. (Learn how and when to remove these template messages) This article uses bare URLs, which are uninformative and vulnerable to link rot. Please consider converting them to full citations to ensure the article remains verifiable and maintains a consistent citation style. Several templates and tools are available to assist in formatting, such as reFill (documentation) and Citation bot (documentatio...
American singer (born 1999) Madison BeerBeer in 2019BornMadison Elle Beer[1] (1999-03-05) March 5, 1999 (age 24)Jericho, New York, U.S.[2]OccupationSingerYears active2012–presentWorksDiscographyAwardsFull listMusical careerGenres Pop[3][4] hip hop EDM[5] R&B[3] Labels Island First Access Epic Sing It Loud Member ofK/DAWebsitemadisonbeer.com Musical artist Madison Elle Beer[1] (born March 5, 1999)[6] is an American...
State highway in southeastern Ohio, US State Route 821Route informationMaintained by ODOTLength48.85 mi[1][2][3] (78.62 km)Existed1971[4][5]–presentMajor junctionsSouth end SR 60 near MariettaMajor intersections I-77 near Marietta I-77 in Belle ValleyNorth end I-77 / SR 209 in Byesville LocationCountryUnited StatesStateOhioCountiesWashington, Noble, Guernsey Highway system Ohio State Highway System Interstate US...
This article is an orphan, as no other articles link to it. Please introduce links to this page from related articles; try the Find link tool for suggestions. (April 2017) Jane Lew High was a high school located in Jane Lew, West Virginia and was in operation from 1912 to 1966. In 1966 the school consolidated with Weston and Walkersville High Schools to create Lewis County High School in Weston, West Virginia. The School also won the 1922 WVSSAC Class B Boys Basketball tournament against Blac...
American non-profit organization The Ohio Theatre, Columbus, Ohio. The Columbus Association for the Performing Arts (CAPA) is non-profit arts and theater management organization based in Columbus, Ohio. History CAPA was formed in 1969 by Robert Karlsberger, Lawrence L. Fisher, Jean Whallon, and Scott Whitlock to raise money to save the Ohio Theatre, a 1928 movie palace, from demolition and revive it for use as a performing arts center.[1] CAPA's initial success in restoring and operat...
This article is about the medieval Bengali poet. For the poetry magazine, see Krittibas (magazine). Krittibas Memorial at Phulia, Nadia. Mahakavi Krittibas Ojha[1] (Bengali pronunciation: [ˈkrit̪ːiˌbaˑs ojʰa]; 1381–1461) was a medieval Bengali poet. His major contribution to Bengali literature and culture was Indian epic Rāmāyaṇa in Bengali. His work, the Śrīrām Pā̃cālī,[1] is popularly known as the Krittivasi Ramayan. His work, edited by Jaygopal Ta...
American radio personality Charlamagne redirects here. Not to be confused with Charlemagne. Charlamagne tha GodMcKelvey at the 2019 Montclair Film FestivalBornLenard Larry McKelvey (1978-06-29) June 29, 1978 (age 45)Charleston, South Carolina, U.S.Occupation(s)Radio and television personalityCareerShowHell of A Week with Charlamagne tha GodThe Breakfast Club (co-host)Station(s)Power 105.1Time slot6–10 a.m.CountryUnited States Lenard Larry McKelvey (born June 29, 1978), known profession...
College men's basketball team representing Dartmouth College Dartmouth Big Green 2023-24 Dartmouth Big Green men's basketball team UniversityDartmouth CollegeHead coachDavid McLaughlin (7th season)ConferenceIvy LeagueLocationHanover, New HampshireArenaLeede Arena (Capacity: 2,100)ColorsDartmouth green and white[1] Uniforms Home Away Alternate Pre-tournament Helms champions1906NCAA tournament runner-up1942, 1944NCAA tournament Final Four1942, 1944NCAA tournam...
Unità militari Unità Numero di soldati Grado del comandante Gruppo di fuoco 2-5 Caporale SquadraCarroPezzo 10-151 carro1 pezzo Caporal maggiore,Sergente PlotonePlotone carriSezione 30-504 carri2 o più pezzi Maresciallo,Sottotenente,Tenente CompagniaSquadroneBatteria 100-25010-20 carrivariabile Tenente,Capitano BattaglioneGruppo 500-1.000 Maggiore,Tenente colonnello, Reggimento 1.500-3.000 Colonnello Brigata 4.000-6.000 Generale di brigata Divisione 10.00030.000 Generale di divisione Corpo...
World Wrestling Entertainment pay-per-view event VengeancePromotional poster featuring Randy OrtonPromotionWorld Wrestling EntertainmentBrand(s)RawDateJuly 11, 2004CityHartford, ConnecticutVenueHartford Civic CenterAttendance7,000[1]Buy rate240,000[2]Pay-per-view chronology ← PreviousThe Great American Bash Next →SummerSlam Vengeance chronology ← Previous2003 Next →2005 The 2004 Vengeance was the fourth annual Vengeance professional wrestling pay-pe...
La Venganza de los Ex Brasil Serie de televisiónTambién conocido como De Férias com o Ex Brasil en su idioma original Ex on the Beach Brasil en MTVLA hasta 2017Género TelerrealidadBasado en Ex on the Beach Reino UnidoPaís de origen BrasilIdioma(s) original(es) PortuguésN.º de temporadas 7N.º de episodios 80 (lista de episodios)ProducciónProductor(es) Floresta Produções para TelevisãoDuración 60 minutosDistribuidor Viacom International Inc.LanzamientoMedio de difusión MTV (Brasil...
International Monetary FundThành lập27 tháng 12 năm 1945; 78 năm trước (1945-12-27)LoạiTổ chức quốc tếMục đíchCung cấp tư vấn chính sách cho các chính phủ thành viên và các ngân hàng trung ương; cung cấp nghiên cứu, phân tích và dự báo thị trường quốc tế và cá nhân; cho vay các nước thành viên; và các hình thức hỗ trợ hoặc đào tạo khác để giúp các nước quản lý tốt hơn nền ...
Cet article est une ébauche concernant la politique française. Vous pouvez partager vos connaissances en l’améliorant (comment ?) selon les recommandations des projets correspondants. Deuxième cohabitation François MitterrandPrésident de la République Édouard BalladurPremier ministre PS RPR Première cohabitationTroisième cohabitation En France, la deuxième cohabitation a lieu de mars 1993 à mai 1995. Elle fait suite aux élections législatives des 21 et 28 mars 1993, qui ...