Ibrahim Kaduku

Haxhì Ibrahim Kaduku (Shkodër, 5 gusht 1869 - 23 maj 1949) ka qenë 'alim, arsimtar dhe patriot shqiptar. I dekoruar me urdhrin "Naim Frashëri të Klasit I” me këtë motivacion: "Klerik që iu kushtua tërë jetën çështjes së lartë të edukimit fetar dhe atdhetar të popullit, i devotshmërisë së lartë, i formimit intelektual, mësues dhe edukator i nderuar".

Biografia

U lind në Shkodër më 5 gusht 1869, djali i dytë i Ismailit, nga pesë djemtë që kishte. Vëllai i madh Haxhi Hafiz Dr. Hasan Kaduku, lindur më 1865, u diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, por me shpalljen e pavarësisë kthehet në Shqipëri dhe është kështu i pari dentist me shkollë në Shqipëri.

Në vogëlinë e tij ndihmonte të atin në veprimtarinë tregtare. Më pas shkoi për studime në Stamboll, në Medresenë dhe Universitetin e famshëm Fatih, për shkencat Islame, studime të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1893. Për rezultatet shembullore, për opinionin pozitiv të formuar në personelin pedagogjik e në drejtuesit e fakultetit, për aftësitë intelektuale që manifestoi gjatë shkollës së lartë, u ndal atje si profesor në universitet dhe u caktua si pedagog i gjuhës osmane dhe arabe. Më tej u caktua që t’i jepte këto lëndë në Akademinë Ushtarake të kryeqytetit të atëhershëm, në Stamboll.

Haxhi Ibrahimi krahas osmanishtes dhe arabishtes, ai zotëronte edhe gjuhët perëndimore, si frëngjishten dhe italishten.

Në vitin 1905 kthehet në Shkodër, ku martohet dhe ushtron detyrën e imamit, të mësuesit të Besimit në mejtepe (mektebe) dhe në shkollat shtetërore si në atë Ryzhdije. Kurse në vitet 1913-1914 ishte mësues në shkollën e Parrucës, e cila drejtohej nga personaliteti i kohës, Hafiz Abaz Golemi.

Në këtë veprimtari Haxhi Ibrahimi u radhit në anën e popullit arsimdashës, që vlerësonte shkollën, mësuesin laik e fetar, që dëshiron zhvillim e përparim. Nga viti 1914-1924, për një periudhë afro 10 vjeçare shkoi përsëri në Turqi, ku punoi gjithnjë si profesor në shkollat e larta të përmendura, si për lëndët e gjuhës turke ashtu edhe për lëndët teologjike. Me një punë të kujdesshme autoriteti i rritej gjithnjë e më dukshëm, ai shfaqte përsëri aftësitë e shkencore, pedagogjike, teologjike e metodike.

Në Shkodër flitej, diskutohej dhe kërkohej hapja e një medreseje të re, si një domosdoshmëri për të plotësuar kërkesat e kohës dhe nevojat e të ardhmes. Kjo medrese u hap në vitin shkollor 1925-1926 nga Hafiz Ibrahim Kaduku, i cili qe drejtori i parë. Medreseja e Re ishte vazhdimi i traditës për shkollat e këtij profili në Shkodër, i asaj të lagjes Qafë të Bushatlinjve që në shekull XVIII e pastaj të pasardhëses së saj, të asaj të Pazarit, që u quajt edhe Medreseja e Epërme e që gjithnjë funksiononte.

Medreseja e Re u konceptua, u organizua, u administrua dhe u drejtua si shkollë moderne, me programe, me tekste e mësues shqiptarë. Dokumentacioni i kësaj shkolle qe tepër i rregullt, amzë, regjistra, orar, dëftesa e karakteristika nxënësish. Shkolla pati lokal të përshtatshëm e me orenditë e nevojshme. Kuadri qe i plotë me drejtor, mësues të lëndëve të kulturës së përgjithshme e fetare dhe me mësues kujdestarë. Struktura e vitit shkollor ishte me tremujor. Kjo shkollë punonte me një plan mësimor të studiuar, që përmbani mbi 20 lëndë. Nga analiza e këtij plani mësimor rezulton se lëndët e kulturës së përgjithshme përfshinin shkenca shoqërore. si: këndim, gramatikë, hartim, drejtshkrim, bukurshkrim. histori-gjeografi e logjikë, ndërsa shkencat natyrore, lëndë si: aritmetikë, gjeometri, botanikë, shkencë (kimi, fizikë). Përveç këtyre, në planin mësimor si lëndë fetare mësoheshin, Kur'an, besim e moral dhe si gjuhë të huaja mësoheshin arabishtja e frëngjishtja. Së bashku me këto lëndë në këtë shkollë mësoheshin edhe lëndë të tilla, si: gjimnastika, vizatimi, puna e dorës, muzika e higjiena. Në dëftesat e nxënësve ishte nota edhe për sjellje e zell. Nga dëftesat kuptohet se gjuha arabe mësohej me nënndarje, si lexim gramatikë. Në aspektin fetar gërshetohej ana teorike me atë praktike në shkollë e në faltore dhe në veprimtari të ndryshme me karakter përkujtimor e festiv.

Ky parashtrim i planit mësimor na lejon të vëmë në dukje se raportet e gruplëndëve ishin të arsyeshme c të rregullta, se nxënësit merrnin kulturë të përgjithshme. Në veprimtarinë e tij si drejtor shkolle, Haxhi Ibrahimi u ndikua nga teoria pedagogjike e didaktike e njohur Gazaliut, të cilën ia përshtatën kushteve të shkollës. Më pas Medreseja e Epërme u bashkua në Medresenë e Re, ku në vitet shkollore 1926-27 deri në fund të vitit shkollor 1928-29, Haxhi Ibrahim Kaduku, qe mësues i lëndëve fetare dhe i gjuhë arabe në Medresenë e Re, ku gjithnjë dha ndihmesën e vet të papërtuar për konsolidimin e shkollës dhe për përgatitjen e duhur të nxënësve.

Më 1929 të gjitha medresetë e qarqeve të Shqipërisë u mbyllën në bazë të vendimit të Kongresit III Mysliman të Shqipërisë, ku në Statutin e miratuar në këtë kongres, në kreun X, në nenet 55-57 thuhej se "do të ketë një institut në qendrën e Komunitetit me emër "Medrese e Përgjithshme" (në Tiranë), e cila përfshin kategoritë e mësimeve fillore e të mesme... Medresetë e qarqeve suprimohen dhe vakfet e tyne bahen t'ardhuna të Komunitetit".

Pas kësaj Haxhi Ibrahimi emërohet me dekret të Kryesisë të Këshillit të Naltë të Sheriatit myfti në Kavajë. Myftiu i përgjithshëm në dekretin në fjalë shprehej: "Pres prej Z. s'Uej besnikri dhe zell në detyrë, shërbime të drejta, me ndërgjegje të pastër fetare e kombëtare për xhemaati Islamijen në Shqypni'". Në këtë detyrë të rëndësishme ai punoi derisa vdiq. Ndërkohë, në këtë funksion punoi edhe në Vlorë. Për një periudhë gati 20-vjeçare ai u shqua si drejtues, si organizator, si teolog, si propagandist, si studiues, si përkthyes e si punonjës shkencor, krahas detyrës si myfti.

Në radhë të parë ai u mor me plotësimin e organikave të imamëve e të myezinëve, me caktimin e nëpunësve, me inventarizimin e pasurisë së Vakufıt, me administrimin e mirë të buxhetit, me thirrjen e popullit për të kryer ritet fetare e për të zbatuar detyrimet bazë të fesë, me caktimin e mësuesve të besimit për nxënësit e shkollave fillore shtetërore, në realizimin e bursave etj. Me përkushtimin që e karakterizonte, ai shpejt e përmirësoi gjendjen, xhamitë tërhiqnin gjithnjë e më shumë besimtarë. Ai u bë shumë popullor me predikimet e tij ditët e xhuma e me rastin e festave. Duke njohur mirë psikologjinë e popullit, duke qenë një teolog i përgatitur, duke pasur një horizont të gjerë kulturor, e duke pasur përvojë në komunikimin me njerëzit, trajtonte tema interesante të ditës, shqetësuese, për të cilat njerëzit bënin pyetje e kërkonin përgjigje. Haxhi Ibrahimi punonte me popullin tema si: "Shtyllat e besimit", "E mira dhe e keqja", "Dituria e injoranca", "Fjala dhe vepra", "Prindërit dhe fëmijët", "Veset dhe virtytet", "Feja dhe ateizmi", "Liria dhe robëria", etj. Këto tema me karakter të përhershëm e të përjetshëm, mbushnin boshllëkun edukimin shpirtëror të masave. Bisedat me popullin e rininë Haxhi Ibrahimi i bënte tërheqëse, me material të bollshëm, me citime Kur'ani e hadithe profetike, me fakte të ilustruara nga jeta e përditshme, me një metodikë të qartë, në formë tregimi, të cilat bënin shumë efekt tek dëgjuesit.

Në vitin 1940 për autoritetin e erudicionin e tij u zgjodh nënkryetar i Këshillit të Ulemave të Shqipërisë dhe kryetar i komisionit të përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe. Në të bënin pjesë studiues të njohur të kohës, si Haki Sharofi, Hasan Tahsini e Junuz Bulaj. Ky komision kreu një punë tepër të dobishme për besimtarët islamë.

Haxhi Ibrahimi gjithnjë qe profesor, myderriz. Statuti i Komunitetit Mysliman lejonte që vaizët, myderrizët e funksionarët e tjerë të njohur prej Komunitetit mund t'u jepnin mësime fetare atyre qe dëshironin, pas pëlqimit të marrë prej superiorit të qarkut të vet. Në këtë mënyrë, ai mësonte të rinjtë për t’u përgatitur si kuadro të ardhshëm fetarë.

H. Ibrahim Kaduku, si fetar nuk u mor asnjëherë drejtpërdrejt me politikë, por pavarësisht nga kjo, ai shquhej edhe për vetëdije kombëtare. Edhe në këtë drejtim qe vazhdues i traditës familjare. Në vitin 1925, para se të kthehej në Shqipëri i propozuan që të qëndronte në Turqi, Arabinë Saudite dhe në Egjipt, por ai zgjodhi t’i shërbente vendit të tij.

Një gjest tjetër atdhetar i tij, u shfaq më 7 prillit 1939, ku u ftua për të marrë pjesë në pritjen e italianëve. Ai këtë e kundërshtoi me këmbëngulje, duke i shprehur që pushtuesi nuk pritej me lule e brohoritje. Si gjatë pushtimit, ashtu edhe më vonë pas çlirimit, gjatë monizmit nuk bëri asnjë deklaratë në favor të tyre. Ai me ndërgjegje ishte në opozitë të plotë me ta, ishte për Shqipërinë c lirë nga pushtuesit, ishte për lirinë e besimit në një shtet demokratik shqiptar.

Nëpërmjet predikimeve ai fliste haptas, qartë e prerë për dashurinë ndaj atdheut, për vlerën e lirisë, për të drejtat e detyrat e qytetarit e të besimtarit, demaskonte pushtııesit e çdo ngjyre, dënonte sundimtarët antipopullorë, kritikonte qëndrimet antifetare, nuk pajtohej me asnjë lloj padrejtësie në kurriz të njerëzve, të popullit e të vendit.

Edhe në rrethanat e frenimit të veprimtarive fetare nga ana e shtetit ateist, H. Ibrahimi nuk e pushoi kurrë punën e tij të devotshme për propagandimin e fesë islame, për kryerjen e riteve në faltore, në shtëpi, etj. Ai me fjalën dhe veprën e tij qe një shembull i bukur i njeriut të përkushtuar ndaj problemeve të fesë, qe një model i kujtuar me nderim c vlerësim të veçantë.

Ne këtë kuadër duhet vënë në dukje bindja, qëndrimi dhe veprimtaria e tij e pandërprerë për harmoninë ndërfetare. Ai nuk linte rast pa shfrytëzuar për të folur mc njerëzit, me të rinjtë, që ata shoqëroheshin, të bashkëpunonin, të miqësoheshin, të duheshin dhe të jetonin së bashku me mirëkuptim, me tolerancë, si njerëz të një gjaku, të një gjuhe, të një vendi, si njerëz mc interesa, histori dhe me perspektiva të përbashkëta.

H. lbrahimi ka punuar jo vetëm në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por ka jetuar e punuar edhe në vende të huaja, si: në Turqi, në Arabinë Saudite e në Egjipt. Në këto vende ai ka mësuar, është ngritur në pikëpamje kulturore dhe fetare, ka fituar përvojë, të cilën e ka sjellë dhe c ka përdorur në Shqipëri, duke ia përshtatur kushteve e rrethanave të vendit, por në të njëjtën kohë ka krijuar në ato vende një opinion të mirë për vendin tonë, ka bërë miq të Shqipërisë, me cilësitë e tij të bukura ka paraqitur veçoritë pozitive të popullit tonë.

H. Ibrahim Kaduku ka qenë 7 herë në Haxh, duke u bërë kështu Haxhi 7 herë. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai është ndalur në Kajro të Egjiptit, ku ka pasur takime pune me rektorin e Universitetit të "El-Ezherit, Muhamed Mustafa Kl Meragi. H. Ibrahimi, herë vetëm e herë me delegacione nga Shqipëria ka shkëmbyer mendime për punën mësimore c teologjike, ka përfituar nga përvoja shekullore e këtij Universiteti dhe nga drejtuesit c tij, ka siguruar ndihmë për literaturë për bursa, për organizim c drejtim të punës etj. Takime të H. Hafiz Ibrahim Kadukut mc rektorin e Universitetit u bënë jehonë vlerësuese edhe shtypi arab me shkrime nderuese, me fotografi, ku shprehte ndjenja miqësie e bashkëpunimi për mysafirët nga Shqipëria. Kulmi i vlerësimit të tij në këtë universitet ka qenë ftesa për të mbajtur ligjërata në fakultetin teologjik, ku Haxhi Ibrahimi paraqiste me kompetencë erudicionin c tij filozofik, teologjik, kulturor e gjuhësor.

Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt ai ishte vizitor i përhershëm i bibliotekave të pasura të këtij vendi, ku gjente materiale të nevojshme shkencore, filozofike, teologjike, kulturore, gjuhësore, që ishin ushqim i vazhdueshëm për të si njeri i dijes e i fesë.

Në Egjipt Haxhi Ibrahimi ka qëndruar në vitet 1937, 1939 c 1941 për periudha të caktuara. Këto qëndrime, përveç takimeve i shfrytëzoi edhe për specializim personal duke u diplomuar pranë Universitetit të "El-Ezherit", si dhe për të bërë botime. Këtu ai botoi një libër mc përmbajtje filozofike-fetare në gjuhën arabe, të titulluar "Masa e gjurmëve të të mirave dhe ndryshimet", i cili u recensionuar nga Muhamed el Tahir ibni Ashuri, Myfti i Tunizit, që e çmoi lart për përmbajtjen e për vlerat edukative si një dijetar me famë botërore.

Vlerësime të larta për H. Ibrahim Kadukun bëri nëpunësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, Abdulhafidh Mahmud Besjuni, i cili shkroi për të një broshurë te veçantë të titulluar "I nderuari, bujari, zotëria jonë dijetar Ibrahim Kaduku, myftia i Shqipërisë". Në hyrje të kësaj broshure autori thekson se e shkroi këtë libër në kujtim të humbjes së dijetarit Ibrahim Kaduku. Ai vë në dukje se takimi e njohja me të në vitin 1939 ishte "prej kohërave më të mira të jetës sime", e çmon atë si pasqyrë për shokët, që mc formimin, sjelljet e veprimet është model për t'u ndjekur. Në vazhdim ai paraqet disa nga cilësitë më kryesore të tij, të cilat i shprehu kështu: "Ishte bashkuar te ai madhnia, mundi fetar, ishte i shprehur nga dituritë logjike, kulturore dhe gjuhësore". Në përshkrimin e karakteristikave të tij ai vazhdoi: "Ishte dijetar, veprimtar. Ligjërimet i kishte ndikuese, fjalimet të kuptueshme, thirrës i sinqertë, myfti i ndershëm, kishte njohuri të shkëlqyeshme, ishte i sinqertë, praktikonte diturinë në vepra... Emri i tij u bë i përhershëm nëpër fletët e historisë. E meritoi një respekt të ndershëm, të naltë dhe një vend të lavdërueshëm prej Allahut, Zotit lë botërave".

Vdekja e Haxhi Ibrahim Kadukut më 23 maj 1949, krijoi një boshllëk të ndjeshëm në kuadrot intelektualë islamë shqiptarë, sepse ai qe një figurë shumëplanëshe, me potencial të fuqishëm filozofik, kulturor e shpirtëror, një mësues i përgatitur, një drejtues i aftë, me përvojë të madhe e mc autoritet të merituar, një personalitet i njohur në gjithë vendin e jashtë tij.

Një tregues i qartë i dhimbjes që krijoi vdekja e H. Ibrahim Kadukut është paraqitja e ndjenjave miqësore të studiuesit egjiptian, që me këtë rast në broshurën kushtuar atij shprehet në mënyrë mallëngjyese: "Nuk e di në këtë çast kujt me ia dërgue ngushëllimet, a myslimanëve të Shqipërisë, të Ballkanit, apo të Lindjes. Qoshe më qoshe? E vërteta unë ia dërgoj ngushëllimet gjithë botës islame. Vërtetë thirrja e tij ishte e fortë, humbja është shumë e madhe dhe ngushëllimi shumë i rëndë.

Në kujtesën e qytetarëve të Shkodrës, Kavajës, Vlorës e Tiranës, ku ai jetoi e punoi duke kryer detyra të ndryshme arsimore e fetare, është gjithmonë i pranishëm me nderim të veçantë. Ish-nxënësit e mejtepeve, të shkollave fillore shtetërore dhe të medresesë që e kanë pasur mësues, profesor e drejtor, tregonin për të episode të paharruara. Ata nuk gjenin fjalë për të shprehur përshtypjet, mbresat c kujtimet pozitive për të. Ata, në vend që të thonin kam mësuar në Medresenë e Re, shpreheshin "Kam mësuar në Medresenë e Kadukut", "Kam pasur drejtor të parë të famshmin Ibrahim Kadukun". "Babai im ka pasur myderiz për gjuhën arabe e për mësimet fetare të nderuarin H. Ibrahim Kadukun", etj.

H. Ibrahim Kaduku ka meritë të veçantë për propagandimin e fesë në qytetin e Kavajës, ku për një kohë të gjatë ushtroi detyrën e myftiut. Shumë qytetarë kavajas c kujtojnë për virtytet e tij, për thellësinë e përgatitjes fetare, për aftësinë predikuese e komunikuese, për kontributin e tij në edukimin fetar të tyre. Ai këtu fitoi një popullaritet të gjerë, një dashuri të veçantë, një nderim të rrallë, një autoritet të madh. Ky qëndrim ndaj tij ishte rezultat i përkushtimit, i punës, i shembullit dhe i rezultateve të veprimtarisë së tij. Një tregues i vogël, por kuptimplotë i këtij vlerësimi është korrespondenca në revistën "Kultura Islame" me titullin "Si u festua Mevludi në Kavajë", ku në to, mes të tjerash thuhej: “Të gjithë së bashku me buzëqeshje, grumbuj-grumbuj drejtoheshin për në zyrën e N/Myftinisë së ktushme, ku mbas pak tue pas në krye prijsin e vet, Hirësinë e Tij H. I. Kadukun, N/Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipnisë, që mbante "Lihjei-Seadetin", mc hapa të ngadaltë si shej nderimi, tue marrun "Teqbir", hyn në Xhamin e Vjetër, ku edhe do t'u bante ceremonija. Faltorja ishte e zbukuruemc me shum flamuj Kombëtar dhe me gjith se e madhe, ishte shum e vogël karshi besnikve, të cilët mbasi kishin mbushur faltoren mbrenda bashk me oborrin përpara, shumica mbeten përjashta... ma të shumtat pjesë do të mirreshin prej djelmoshave të rij... Po të thush mbarë rinija Islame e ktij qyteti kishin vu në krah nga nji kordon të gjelbërt. Kjo shejë binte në sy ma fort nga të vjetrit, të cilët pa mejtue ma gjatë, c kujtonin këtë rini jo adapt!... U çue Hirsija c tij Kaduku dhe me zanin e tij të ambël e atnorë foli gjatë mbi jetën e Reformatorit të Madh, Hz. Muhamedit A.S. si nji babë i ktij populli. Hirsija Kaduku dha disa kshilla dhe ndërmjet të tjerave tha: "Na, o vllazën të dashtun do ta lamë këtë jetë... por rinija, pasardhësja jonë, ka me na zavendësue. Prandaj në doni t'a shifni sa ma naltë, në nivelin fetar këtë rini, çmonie, donie dhe përkraheni pa pushim..."

Edhe Hafiz Sabri Koçi ka qenë një nga ata studentë, që gjatë praktikës nëpër xhami, nxiteshin që të kërkonin ndihmën e dijetarëve më kompetentë. Kështu p. sh., ai shkonte për t'u këshilluar me profesorin e nderuar, Haxhi Ibrahim Kadukun. Tek ai gjente një pritje të veçantë. Profesori jo vetëm i jepte shpjegimet e duhura, por i dha edhe libra për të studiuar.

Roli i kësaj përgatitjeje solide dukej fare qartë në nivelin e lartë të ligjëratave, në lehtësinë për të cituar ajetet e Kur'anit, haditheve, apo të poetëve më të shquar të botës Islame, në komentet dhe argumentet bindëse, në aftësitë për t'u orientuar në problemet që shtronte jeta.

Vitet e fundit Haxhi Ibrahim Kaduku ka pasur nderime dhe vlerësime të shumta të merituara. Kështu në vitin 1995, një grup dijetarësh, edukatorësh dhe hoxhallarësh të famshëm të Shkodrës, e një ndër ta edhe Haxhi Ibrahim Kaduku, një intelektual i shquar arsimor, fetar dhe kulturor është dekoruar nga Presidenti i atëhershëm Sali Berisha, me urdhrin "Naim Frashëri të Klasit I” me këtë motivacion : "Klerik që iu kushtua tërë jetën çështjes së lartë të edukimit fetar dhe atdhetar të popullit, i devotshmërisë së lartë, i formimit intelektual, mesues dhe edukator i nderuar.

Referimet

Read other articles:

Fausto Cercignani Fausto Cercignani en 2011Información personalNacimiento 21 de marzo de 1941 (82 años)Cagliari (Italia) Nacionalidad ItalianaEducaciónEducado en Universidad de Milán Información profesionalOcupación Poeta, ensayista, escritor, profesor universitario y crítico literario Empleador Universidad de MilánUniversidad de PisaUniversidad de Bérgamo [editar datos en Wikidata] Fausto Cercignani (Cagliari, 21 de marzo de 1941) es un filólogo, crítico literario, poeta...

 

Fontana di Piazza della Madonna dei Monti KonstnärGiacomo della PortaBasfaktaTillkomstår1588–1589TypFontänMaterialTravertinPlatsPiazza della Madonna dei Monti i Rom Fontana di Piazza della Madonna dei Monti, även benämnd Fontana dei Catecumeni, är en fontän på Piazza della Madonna dei Monti i Rione Monti i Rom. Fontänen designades av skulptören Giacomo della Porta och utfördes av Battista Rusconi.[1] Fontänen förses med vatten från Acqua Felice. Tillnamnet ”Catecumeni” syf...

 

Ne doit pas être confondu avec Gummibärchen. L’Ours d’or du festival de Berlin L'Ours d'or (Goldener Bär) ou Ours d'or du meilleur film (Goldener Bär für den besten Langfilm) est la plus prestigieuse récompense décernée lors du Festival de Berlin depuis 1951. Il est attribué par le jury officiel à un long métrage de la compétition internationale. L'ours est le symbole de la ville de Berlin. L'Ours d'or a été sculpté par Renée Sintenis, à partir d'une œuvre initiale prés...

Doctor Who audio play series This article has multiple issues. Please help improve it or discuss these issues on the talk page. (Learn how and when to remove these template messages) The topic of this article may not meet Wikipedia's general notability guideline. Please help to demonstrate the notability of the topic by citing reliable secondary sources that are independent of the topic and provide significant coverage of it beyond a mere trivial mention. If notability cannot be shown, the ar...

 

Dieser Artikel oder nachfolgende Abschnitt ist nicht hinreichend mit Belegen (beispielsweise Einzelnachweisen) ausgestattet. Angaben ohne ausreichenden Beleg könnten demnächst entfernt werden. Bitte hilf Wikipedia, indem du die Angaben recherchierst und gute Belege einfügst. Karrees in Berlin-Mitte (Friedrichstraße) Der Ausdruck Karree (französisch carré ‚Quadrat‘) bezeichnet im Städtebau eine geschlossene rechteckige oder trapezförmige Anordnung von Gebäuden um einen gem...

 

Сатурн-Аполлон-4 Тип космічного корабля випробувальнийРакета-носій Сатурн-1 (#SA-4)Місце запуску Мис Канаверал, СК-34Дата запуску 28 березня 1963, 20:11:55 UTCДата посадки 28 березня 1963Кількість обертів 0 (суборбітальний)Апогей 129 кмМаксимальна швидкість 5 906 км/годПов'язані місії Попе...

John Patton John Patton (* 6. Januar 1823 in Covington, Tioga County, Pennsylvania; † 23. Dezember 1897 in Philadelphia, Pennsylvania) war ein US-amerikanischer Politiker. Zwischen 1861 und 1863 sowie nochmals von 1887 und 1889 vertrat er den Bundesstaat Pennsylvania im US-Repräsentantenhaus. Werdegang John Patton besuchte die öffentlichen Schulen in Curwensville, wo er seit 1828 lebte. Danach arbeitete er im Handel. Zwischen 1844 und 1860 war er auch in der Holzbranche tätig. Danac...

 

Latonia Moore Latonia Moore (* 1979 in Houston) ist eine US-amerikanische Opernsängerin (Sopran). Inhaltsverzeichnis 1 Leben 2 Auszeichnungen und Preise (Auswahl) 3 Diskografie 4 Weblinks 5 Einzelnachweise Leben Latonia Moore wuchs mit schwarzer Musik auf. Schon im Alter von acht Jahren sang sie nicht nur in der Familie Gospel, sondern auch im Kirchenchor der baptistischen New Sunrise Baptist Church, wo ihr Großvater Cranford Moore als Pastor arbeitete. Sie studierte erst Gospel, dann Jazzg...

 

Malicounda BambaradesaNegara SenegalWilayahWilayah ThièsDepartemenDepartemen M'bourPopulasi • Total1,550 • Etnisitasbambaras sarakolés wolofs and socés Malicounda Bambara adalah sebuah desa berpendudukn 1.555 orang[1] di Departemen M'bour, Wilayah Thiès, barat Senegal, yang berjarak sekitar 85 km dari ibukota Senegal Dakar. Didirikan pada 1902 oleh pada migran dari negara tetangga Mali dalam mencari lahan subur, desa tersebut sekarang terdiri dari etni...

Cet article est une ébauche concernant les Jeux olympiques et le cyclisme. Vous pouvez partager vos connaissances en l’améliorant (comment ?) selon les recommandations des projets correspondants. Article principal : Cyclisme aux Jeux olympiques d'été de 2016. Poursuite par équipes masculine aux Jeux olympiques d'été de 2016 Généralités Sport Cyclisme sur piste Organisateur(s) CIO Lieu(x) Rio de Janeiro, Brésil Date 11 et 12 août 2016 Site(s) Vélodrome de Barra Palmar...

 

Trajectory of 2004 FH in the Earth–Moon system Goldstone radar images of asteroid 2007 PA8's Earth flyby in 2012 This is a list of examples where an asteroid or meteoroid travels close to the Earth. Some are regarded as potentially hazardous objects if they are estimated to be large enough to cause regional devastation. Near-Earth object detection technology began to improve around 1998, so objects being detected as of 2004 could have been missed only a decade earlier due to a lack of dedic...

 

This article includes a list of references, related reading, or external links, but its sources remain unclear because it lacks inline citations. Please help to improve this article by introducing more precise citations. (November 2012) (Learn how and when to remove this template message) In French law, établissement public à caractère scientifique, culturel et professionnel (EPSCP; English: public scientific, cultural or professional establishment) is a formal category of more than one hu...

Granit Xhaka Informasi pribadiNama lengkap Granit Xhaka[1]Tanggal lahir 27 September 1992 (umur 31)[2]Tempat lahir Basel, SwitzerlandTinggi 1,83 m[3]Posisi bermain GelandangInformasi klubKlub saat ini Bayer LeverkusenNomor 34Karier junior2000–2002 Concordia Basel2002–2008 BaselKarier senior*Tahun Tim Tampil (Gol)2010–2012 Basel 42 (1)2012–2016 Borussia Mönchengladbach 108 (6)2016–2023 Arsenal 71 (3)2023– Bayer Leverkusen 0 (0)Tim nasional‡2008–200...

 

Hotel in Louisville, Kentucky The Galt House HotelGeneral informationLocation140 N 4th St., Louisville, Kentucky, United States, 40202[1]Opening1835 (original hotel), 1972 (current hotel), 2020 (renovation)OwnerAl J. Schneider Co.Technical detailsFloor count25Other informationNumber of rooms1314[2]Number of restaurants6Websitegalthouse.com The Galt House Hotel is a 25-story, 1,300-room hotel in Louisville, Kentucky, established in 1972. It is named for a nearby historic hotel ...

 

South Korean actor and director In this Korean name, the family name is Kim. Kim Min-kyoBorn (1974-04-15) April 15, 1974 (age 49)Seoul, South KoreaMediumTheatre, stand-up, televisionNationalitySouth KoreanYears active1998–presentGenresCharacter, Sketch, Blue, Observational, DramaticSpouseLee So Young (m. 2010)Notable works and rolesCrew of Saturday Night Live KoreaInsolent Romance as Goo Bong-phil Korean nameHangul김민교Hanja金民敎Revised RomanizationGim Min-gyoMcCune–Reischaue...

Pakistani TV series or programme Kissey Apna KaheinAlso known asBadalte RishteyGenreTelenovelaWritten byMansoor MushtaqDirected byZeeshan AhmedStarringShabbir JanRubina AshrafArij FatymaHumayoun AshrafIshita MehboobOpening themeKissey Apna Kahein by Rahat Fateh Ali KhanComposerWaqar AliCountry of originPakistanOriginal languageUrduNo. of seasons1No. of episodes44ProductionProducersMomina Duraid Hassan ZiaProduction locationPakistanProduction companyMomina Duraid ProductionsOriginal relea...

 

British mathematician John TrussBornApril 1947 (age 76)Alma materKing's College, CambridgeUniversity of LeedsChildren4; including LizScientific careerFieldsPure mathematicsInstitutionsPaisley College of TechnologyUniversity of Leeds John Kenneth Truss (born April 1947) is a mathematician and emeritus professor of pure mathematics at the University of Leeds where he specialises in mathematical logic, infinite permutation groups, homogeneous structures and model theory.[1]...

 

Эта страница требует существенной переработки. Возможно, её необходимо правильно оформить, дополнить или переписать.Пояснение причин и обсуждение — на странице Википедия:К улучшению/31 декабря 2022. АвтодорогаUS 15U.S. Route 15 АСШ 15 в сети системы автомагистралей США Основная и...

Brazilian heavy metal band Not to be confused with Sepulture. SepulturaSepultura at the Wacken Open Air in 2018Background informationOriginBelo Horizonte, Minas Gerais, BrazilGenres Groove metal thrash metal death metal alternative metal black metal (early) DiscographySepultura discographyYears active1984–presentLabels Cogumelo New Renaissance Roadrunner Epic SPV Nuclear Blast Spinoffs Sarcófago Nailbomb Soulfly Cavalera Conspiracy De La Tierra Members Paulo Jr. Andreas Kisser Derrick Gree...

 

ملعب أورجانس فالÖrjans vall (بالسويدية) معلومات عامةالاستعمال كرة القدم المنطقة الإدارية Halmstad Municipality (en) — هالمستاد البلد  السويد التشييد والافتتاحالتجديد 1972الاستعمالالرياضة كرة القدم المستضيف Halmstads BK (en) IS Halmia (en) المالك بلدية هالمستادأحداث مهمة كأس العالم 1958 معلومات أخرىا...

 

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!