Hilë Mosi

Hilë Mosi
Ministër i Arsimit
Në detyrë
16 tetor, 1921 – 6 dhjetor, 1921
Paraprirë ngaSotir Peci
Pasuar ngaRexhep Mitrovica
Në detyrë
6 mars, 1930 – 7 dhjetor, 1932
Paraprirë ngaAbdurrahman Dibra
Pasuar ngaMirash Ivanaj
Ministër i Punëve Botore dhe zëvendësisht
Në detyrë
16 nëntor, 1927 – 11 maj, 1928
Paraprirë ngaMusa Juka
Pasuar ngaSalih Vuçitërni
Në detyrë
6 mars – 16 mars, 1930
Paraprirë ngaSalih Vuçitërni
Pasuar ngaIzet Dibra
Të dhëna vetjake
U lind më22 prill, 1885
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më21 shkurt, 1933
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Bashkëshortja/etViktorí Mosi (fejuar më 1913)
FëmijëtMarie Mosi(Jorgoni), Filomena Mosi (Boxi), Miri (vd. tetor 1927), Ana Mosi (Doga), Gjyljana Mosi (Çeliku), Katerina Mosi (Gjergji)
Punësimipublicist, botues, drejtor policie, politikan.

Hilë Mosi (Shkodra, 22 mars 1885 - Tiranë, 21 shkurt 1933) ka qenë veprimtar dhe përhapës i çështjes kombëtare, figurë e publicistikës si dhe e politikës shqiptare pas pavarësisë.

Biografia

U lind në Shkodër, i biri i Mark Mosit, me prejardhje nga Mosi i Shllakut. I ati përmendet si shpërndarës i shtypit patriotik në qendrën e asokohshme të vilajetit.[1] Mësimet fillore i mori në shkollën teknike italiane, të mesmet në Kolegjin Saverjan dhe më pas ndoqi degën e mësuesisë në Normalen e Klagenfurtit nga 1904 deri më 1908.[2] Nën organizimin e Gjergj Pekmezit mori pjesë në organizimin e studentëve shqiptarë në klubin atdhetar Lirija, që më 27 dhjetor 1904 mori emrin Dija,[3] e cila mot për mot botoi një kalendar, dhe nxori një fletore me emër “Vllaznija”.

U kthye në vendlindje kur u shpall Kushtetuta më 1908,[4] në fillim u bë pjesë e klubit Gjuha shqipe, por pas një çarjeje midis rinisë katolike shkodrane, hapi klubin rival Gegnija.[5] Si përfaqësues i grupit shkoi në Kongres të Manastirit, u bë sekretar i kongresit dhe u vendos për njëfarë periudhe në Korçë.[3] Me Tashko Ilon pruri nga Bukureshti himnin e flamurit thurur nga Asdreni.[4] Në fund të dhjetorit 1909 me rekomandimin e P. Jul Bonatit ku me Dervish Himën, dhe Eqrem bej Vlorën[6] bashkëpunoi në botimin e të përjavshmes "Shqipëtari-Arnavud" të subvencionuar nga Austro-Hungaria, me artikuj shqip, turqisht dhe frëngjisht.[7]

Dha për një vit mësim në Normalen e Elbasanit. Më 1911 mori pjesë në Kryengritjen e Malësisë,[3] ku luftoi edhe me armë në dorë në krah me Risto Siliqin. Kur u shpall Pavarësia gjendej në Trieste, ku do të ishte edhe pjesëmarrës në Kongresin e mbajtur më 1913.[8]

Më 1914 formoi shoqërinë "Klubi Lidhja Kombëtare" në Shkodër, duke qenë edhe kryetar i saj[8]. Organizata "Krahu Kombëtar" me anë të Sotir Pecit dhe Sejfi Vllamasit i propozon për pjesëmarrjen në këtë organizatë, Mosi refuzoi duke mos dashur të kufizonte lirinë e vet politike.[9] Në shkurt 1914 në Durrës i bëhet thirrje nga Esad pashë Toptani të marrë përsipër postin si Drejtor të Përgjithshëm të Sigurisë së Shqipërisë. E pranon, por më 1915 me pushtimin e rishtë malazez të Shkodrës, internohet në Podgoricë. Në vitet 1916-1918 të administratës nën pushtimin austriak, riemërohet shef policie i Shkodrës dhe dha kontributin e vet në Komisinë Letrare, si anëtar i saj. Më 1919 me bashkimin e shoqërive "Mustafa Pasha" me "Vaso Pasha" themelon shoqërinë e vetme "Vllaznija",[8] organ i së cilës qe e përkohshmja "Agimi" drejtuar nga Kristo Floqi.[10]

Më 1920 qe senator i pref. së Shkodrës në Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë dhe në vitet 1921-1924 u zgjodh për dy legjislatura rresht deputet i së njëjtës prefekturë.[11] Qe delegat dhe përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në Gjenevë. Më 3 mars 1921 zgjedhet sekretar i Këshillit Kombëtar, më 1921-1922 dhe prapë në maj 1924 u emërua prefekt në Korçë. Më 3 gusht 1923 mban fjalën mortore me rastin e shuarjes së atdhetarit Pandeli Cale.

Në kohën e Lëvizjes së qershorit ishte prefekt i Korçës, por u zëvendësua nga Spiro Koleka prej qeverisë Noli dhe u emërua më 2 tetor të po atij viti prefekt në Gjirokastër.

Me Triumfin e Legalitetit emigroi jashtë vendit, por në gusht të 1925 ishte pjesë e të amnistuarve nga Kryetari i Republikës Ahmet Zogu. Me t'u kthyer, u caktua prefekt në Korçë, ku qëndroi deri në fund të vitit 1926.[12] Në fillim të vitit 1927 u emërua inspektor i Kryesisë së Republikës, por sipas vendimit të kryetarit të Republikës, më 16 janar 1927, dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave, më 27 janar 1927, rezulton të ketë qenë i emëruar “Inspektor i Përgjithshëm i Administratës”, duke i dorëzuar detyrën e prefektit Zef Kadares, i transferuar nga Berati në Korçë. Sapo erdhi në këtë detyrë, Hila, realizoi transferimin e komiserit të Policisë së Korçës, mikut të tij, Zef Mirdita, në detyrën e “sekretarit të Inspektorisë së Administratës”[13]. Pas kësaj detyre, më 24 tetor 1927, u emërua ministër i Punëve Botore dhe zv/ministër i Punëve të Jashtme, ku qëndroi deri në 16 nëntor 1927, zëvendësuar nga Salih Vuçitërni. Atë vjeshtë i ra fatkeqësia e vdekjes së të birit, Mirit.

U rikthye prefekt i Korçës deri kur më 6 mars 1930 qeveria e Pandeli Evangjelit i dha detyrën e ministrit të Arsimit dhe zëvendësisht për Punët Botore.[14] Gjatë asaj kohe u njoh Petro Markon që e cakton mësues në Dhërmi.[15]

Ndërroi jetë në Tiranë më 21 shkurt 1933, në ceremoninë e varrimit të tij në Shkodër me 23[16] foli në emër të qeverisë Mirash Ivanaj.[8]

Hilë Mosi dhe bashkëshortja e tij Viktori Mosi

Vepra

Publicistikë

Mosi në moshë të re nisi të shkruante nëpër fletore shqipe vjersha dhe aty-këtu edhe proza; me pseudonimet Lirijasi (një xanës, xasë), Lir (xajë), Zog Sakoli, Sakoli, Zog Dushmani, Dushmani, Speci bashkëveproi “Albania”-n e Konicës, “Drita” e Sofjes, “Kombi” i Bostonit, “Albania” e Beogradit, “L’Albania” e Dervish Himës, “Shpnesa e Shqypnís” e Raguzës, “Diturija” e Lumo Skëndos, “Lirija" e Selanikut, “Vllaznija” e Vjenës, “Lidhja Ortodokse” e Korçës, “Shqiptari” i Stambollit, “Agimi” i Shkodrës etj.[17]

Më 1907 u bë pjesë e një polemike mes klerit dhe laikëve katolikë, duke shkruar një artikull që u botua te "Shpnésa e Shcypniis" kundër klerit, dhe jezuitëve në veçanti, pasi këta të fundit kishin akuzuar themeluesit e një shoqate bamirësie që çoi drejt arrestimit të drejtuesve të saj nga autoritetet osmane.[18] Vite më vonë Mosi u përfshi në një polemikë tjetër me klerin, tashmë me Anton Harapin tek Hylli i Dritës. Mosit iu përgjigj Fishta me artikullin Gabove Hilë!, si dhe mendohet që edhe pjesa teatrale "Bujari" synohej karshi Hilës.

Botues

Në vitin 1913 themeloi dhe drejtoi bashkë me Karl Sumën dhe Risto Siliqin, fletoren e përdyjavshme “Shqypnija e Ré”, e cila e vijoi botimin deri në plasjen e luftës botërore.

Poezi dhe përkthime

Në vitin 1913 botoi në Trieste një grumbull poezish me emrin “Zân'i atdheut”, vjersha atdhetare të përpiluara, më të shumtën, mbas frymës popullore, ku përthekohet malli për atdhe. Vepërza “Lotët e dashtniës”, e botuar në vitin 1916 përfshin një tubë lirikash me lëndë të ndryshme dhe me masa vargu gjithfarësh; një pjesë e këtyre janë origjinale, të tjerat janë përkthime të lira autorësh gjermanë si Goethe, Schiller, Heine, Koerner, Lessing etj. Këtij vëllimi i bëni një botim të dytë me titullin “Lule prendvere” duke i shtuar vjersha dhe balada të reja dhe duke përmirsuar të parat.

Në një vëllim të vogël përmblodhi në 1924 në titullin “Kangët Shqipe” disa prej vjershave të veta dhe të shokëve të vet që këndoheshin prej kryengritësve të 1911, ndër të cilat mori pjesë edhe ai vetë në malet e Shkodrës dhe të Korçës.

Poezítë e Mosit nuk kanë një vlerë aq të madhe artistike, por të gjitha janë të veshura me ndìesí të holla atdhetare, familjare e shoqnore, dhe meritojnë të çmohen për zgjedhjen e shprehjevet dhe për kumbimin melankolik e të thekshëm. Një meritim të veçantë për historinë e letërsisë shqiptare ka Hila për poezinë prej 138 vargjesh me titullin “Natyra” (Albania, Vit X. nr. 10-11-12, 1906, fq. 188-191 në të cilën takohet prova më e parë e përshtatjes së heksametrit në shqipen, provë e cila ká dhënë nji përfundim të pëlqyeshëm.[19]

Poezitë e tij u ribotuan më 1960 me titullin "Zani i atdheut: Vepra të zgjedhuna" si dhe më 1986 me titullin "Vepra letrare".

Përktheu po ashtu “Cubat” (Die Räuber, 1928) vepër e Frederik Schiller-it, të cilën e ka punuar lirisht duke ìa përshtatë gjendjes shqiptare; nëpër “Filja” dramë tri aktesh nga Theodor Koerner-i, duke e sjellur ngjarjen në Kurbî rreth kullës së Kapitan Gjekajt; nepër komeditë e Goldonit: “Shërbëtori i dy zotnive” e “Dy Shërbëtorët”. Dorëshkrimi i tij i përkthimit të veprës së Gëtes "Die Leiden des jungen Werthers" (Vuajtjet e djaloshit Verter) ka mbetur i pabotuar.[20]

Referime

  1. ^ Ulqini, Kahreman (1982). Gjurmë të historisë kombëtare në fototekën e Shkodrës. 8 nëntori. fq. 98.
  2. ^ Elsie 1997, fq. 140-141.
  3. ^ a b c Elsie 1997, fq. 141.
  4. ^ a b Poradeci, Lasgush (4 nëntor 2012). "Hilë Mosi: si e solli himnin në Shqipëri". Shqiptarja.com, suplementi javor "Rilindasi" suplement javor (43): 15–17. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2021. Marrë më 27 dhjetor 2021.
  5. ^ Clayer 2012, fq. 614-615.
  6. ^ Vlora E., Kujtimet 1885-1925, përktheu A. Koçi, Tiranë: "IDK", 2003.
  7. ^ Elsie 1997, fq. 141; Clayer 2012, fq. 621.
  8. ^ a b c d Dervishi 2012, 183-184.
  9. ^ Vllamasi S., Ballafaqime politike në Shqipëri, Tiranë: Neraida, 2000, fq. 19.
  10. ^ AQSHFondi Kristo Floqi, D.1
  11. ^ Estrefi, D., Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 14 maj 2011 tek Wayback Machine - Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005.
  12. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 13. ISBN 9789928440358.
  13. ^ Lushaku H., Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare, 1913-2013, Tiranë: "Kristalina", 2013.
  14. ^ Juka, Gëzim H. (2014). Shkodra në Triumfin e Legalitetit. Reklama. fq. 169. ISBN 9928125945.
  15. ^ Marko P., "Retë dhe gurët: Intervistë me vetveten".
  16. ^ Lajme kulturale, Shkodër: “Leka V - Nr. 03,” fq. 99.
  17. ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 174–175.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  18. ^ Clayer 2012, fq. 537.
  19. ^ "Hil Mosi". Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2010. Marrë më 24 korrik 2010.
  20. ^ Elsie 1997, fq. 142.

Literatura

Read other articles:

Cet article concerne la roche à l'origine d'hydrocarbures. Pour la roche à l'origine des sols, voir Roche-mère (pédologie). En géologie, une roche-mère est une roche sédimentaire riche en matière organique. Au cours de l’enfouissement du sédiment, et avec l'augmentation de la pression et de la température, la matière organique des roches-mères se transforme progressivement en hydrocarbures : si les hydrocarbures restent à l’intérieur de la roche-mère on parle d’a...

 

Gabriel Torje Informasi pribadiNama lengkap Andrei Gabriel TorjeTanggal lahir 22 November 1989 (umur 34)Tempat lahir Timişoara, RumaniaTinggi 1,67 m (5 ft 5+1⁄2 in)Posisi bermain Pemain sayapInformasi klubKlub saat ini Konyaspor (pinjaman dari Udinese)Nomor 11Karier junior Politehnica TimișoaraKarier senior*Tahun Tim Tampil (Gol)2005–2006 CFR Timişoara 28 (1)2006–2008 Politehnica Timişoara 37 (2)2008–2011 Dinamo Bucureşti 108 (17)2011– Udinese 21 (2)2012...

 

هذه المقالة يتيمة إذ تصل إليها مقالات أخرى قليلة جدًا. فضلًا، ساعد بإضافة وصلة إليها في مقالات متعلقة بها. (ديسمبر 2018) لوري آدامز معلومات شخصية الميلاد 14 فبراير 1931 (92 سنة)  مركز اللعب جناح  [لغات أخرى]‏  الجنسية المملكة المتحدة  المسيرة الاحترافية1 سنوات فريق م. (

Administrative entry restrictions Visa requirements for Gambian citizens are administrative entry restrictions imposed on citizens of Gambia by the authorities of other states. As of 7 April 2020, Gambian citizens had visa-free or visa on arrival access to 68 countries and territories, ranking the Gambian passport 75th in terms of travel freedom (tied with Tanzanian passports) according to the Henley Passport Index.[1] Visa requirements map   The Gambia  Visa not r...

 

N'Golo Kanté Kanté latihan bersama Prancis pada tahun 2018Informasi pribadiNama lengkap N'Golo Kanté[1]Tanggal lahir 29 Maret 1991 (umur 32)Tempat lahir Paris, Prancis[2]Tinggi 171 cm (5 ft 7 in)[2]Posisi bermain Gelandang tengahInformasi klubKlub saat ini Al-IttihadNomor 7Karier junior1999–2010 JS Suresnes2010–2012 BoulogneKarier senior*Tahun Tim Tampil (Gol)2011–2013 Boulogne 38 (3)2013–2015 Caen 75 (4)2015–2016 Leicester City 37 (1)2...

 

Australian rugby league club, based in Sydney NSW Redfern All BlacksClub informationFull nameRedfern All Blacks Rugby League Football ClubNickname(s)RABsShort nameAll BlacksColours  Black   WhiteFounded1944; 79 years ago (1944)Current detailsGround(s)Redfern OvalChairmanLisa WilliamsCoachDean WiddersCaptainDean WiddersCompetitionSydney Combined CompetitionSouth Sydney District Junior Rugby Football LeagueNSWRL Women's PremiershipRecordsPremierships6 (1974, 1987, 20...

Institutional corruption in the country Political corruption Concepts Anti-corruption Bribery Cronyism Economics of corruption Electoral fraud Elite capture Influence peddling Kleptocracy Mafia state Nepotism Slush fund Simony Corruption by country Africa Angola Botswana Cameroon Chad Comoros Congo Egypt Equatorial Guinea Eritrea Ethiopia Ghana Guinea-Bissau Kenya Liberia Mauritius Morocco Nigeria Senegal Sierra Leone Somalia South Africa South Sudan Sudan Tanzania Tunisia Uganda Zambia Zimba...

 

Bengali politician, lawyer, peasant movement leader and social worker (1888-1962) Khan Bahadur MoulviHasem Ali Khanহাসেম আলী খানMember of the Bengal Legislative AssemblyIn office1937–1946Succeeded byArif Husayn ChowdhuryConstituencyBakarganj North Personal detailsBorn(1888-02-02)2 February 1888Swarupkathi, Backergunge District, Bengal PresidencyDied16 April 1962(1962-04-16) (aged 74)ChildrenFakhrul Islam KhanRelativesSyeda Sakina Islam (daughter-in-law)OccupationP...

 

1965 single by the Zombies Just Out of ReachSingle by the ZombiesA-sideRemember You (UK)B-sideRemember You (US)Released25 October 1965 (US)21 January 1966 (UK)Recorded2 March 1965StudioDecca, LondonGenreRhythm and bluesLength2:07LabelParrot (US)Decca (UK)Songwriter(s)Colin BlunstoneProducer(s)Ken JonesThe Zombies UK singles chronology Is This The Dream (1965) Remember You / Just Out of Reach (1966) Indication (1966) The Zombies US singles chronology Whenever You're Ready(1965) Just Ou...

Norrland hari ini (hijau tua). Norrland (dengarkanⓘ) adalah salah satu dari tiga landsdelar Swedia yang terletak di sebelah utara. Wilayah ini terdiri dari sembilan provinsi, yaitu Gästrikland, Medelpad, Ångermanland, Hälsingland, Jämtland, Härjedalen, Västerbotten, Norrbotten dan Lappland. Istilah Norrland tidak digunakan secara administratif, tetapi umum dipakai dalam bahasa sehari-hari, seperti untuk ramalan cuaca. Norrland adalah wilayah yang penduduknya jarang (kecuali di daerah ...

 

マルクス・カエキリウス・メテッルスM. Caecilius Q. f. Q. n. Metellus出生 不明死没 不明出身階級 プレブス氏族 カエキリウス氏族官職 法務官(紀元前118年以前)執政官(紀元前115年)前執政官(紀元前114年-111年)指揮した戦争 サルディニア反乱鎮圧テンプレートを表示 マルクス・カエキリウス・メテッルス(Marcus Caecilius Metellus)はプレブス(平民)出身の共和政ローマの...

 

Island northeast of Crete Spinalonga (Kalydon)Native name: Σπιναλόγκα (Καλυδών)Panoramic view from the mountainGeographyCoordinates35°17′51″N 25°44′17″E / 35.29750°N 25.73806°E / 35.29750; 25.73806ArchipelagoCretan IslandsArea0.085 km2 (0.033 sq mi)AdministrationGreeceRegionCreteRegional unitLasithiDemographicsPopulation0 (2001) Spinalonga (Greek: Σπιναλόγκα) is an island located in the Gulf of Elounda in north-east...

В Википедии есть статьи о других людях с фамилиями Каплан, Каплан, Исаак и Капланов. Измаил Львович Капланов Основная информация Имя при рождении Исаак Львович Каплан Дата рождения 12 июня 1938(1938-06-12) Место рождения Гомель, Белорусская ССР, СССР Дата смерти 27 март...

 

List of Wikimedia project This article needs additional citations for verification. Please help improve this article by adding citations to reliable sources. Unsourced material may be challenged and removed.Find sources: Halfrek – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (June 2021) (Learn how and when to remove this template message) Fictional character HalfrekBuffy the Vampire Slayer characterKali Rocha as HalfrekFirst appearanceFool for Love (as ...

 

British jazz saxophonist and rapper (born 1978) Soweto KinchBackground informationBirth nameSoweto Omar KinchBorn (1978-01-10) 10 January 1978 (age 45)London, England, UKGenresJazz[1]Occupation(s)MusicianInstrument(s)Alto saxophone, tenor saxophone, vocalsWebsitesoweto-kinch.comAlma materHertford College, Oxford UniversityParent(s)Don Kinch; Yvette Harris Musical artist Kinch in Aarhus, Denmark (2023), with Blood Sweat Drum'n'Bass Big Band Soweto Kinch (born 10 January 1978)...

51°31′7″N 0°6′25″W / 51.51861°N 0.10694°W / 51.51861; -0.10694 This article is about the street in Holborn, London. For the street in Dublin, see Ely Place, Dublin. The beadles' gatehouse Ely Place /ˈiːli/ ⓘ is a gated road of multi-storey terraces at the southern tip of the London Borough of Camden in London, England. It hosts a 1773-rebuilt public house, Ye Olde Mitre, of Tudor origin and is adjacent to Hatton Garden. It is privately managed by it...

 

2005 compilation albumGarage Beat '66 Volume 5: Readin' Your WillCompilation albumReleasedJune 21, 2005Recorded1960sGenre Garage rock psychedelic Length55:12LabelSundazedchronology Garage Beat '66 Volume 4: I'm in Need!(2008) Garage Beat '66 Volume 5: Readin' Your Will(2005) Garage Beat '66 Volume 6: Speak of the Devil...(2000) Garage Beat '66 Volume 5: Readin' Your Will,is the fifth installment in the Garage Beat 66 series of garage rock compilations issued by Sundazed Records, which is avai...

 

2023 Mississippi State Senate election ← 2019 November 7, 2023 2027 → All 52 seats in the Mississippi State Senate27 seats needed for a majority   Majority party Minority party   Leader Dean Kirby Derrick Simmons Party Republican Democratic Leader since January 7, 2020 July 31, 2017 Leader's seat 30th district 12th district Seats before 36 16 Seats won 36 16 Seat change Results:     Democratic hold   &...

Nervi craniciL'emergenza dei nervi cranici dalla base dell'encefaloNervi cranici e il loro passaggio attraverso la base cranica IdentificatoriTAA14.2.01.001 e A14.2.00.038 FMA5865 Modifica dati su Wikidata · Manuale I nervi cranici o nervi encefalici sono un gruppo di fasci nervosi che originano direttamente dall'encefalo, più precisamente dal tronco encefalico. Fanno parte del sistema nervoso periferico. Nell'uomo adulto fisiologicamente sono presenti 12 paia di nervi cranici (24 nerv...

 

Simple sublimation apparatus. Water usually cold, is circulated in cold finger to allow the desired compound to be deposited.1 Cooling water in 2 Cooling water out 3 Vacuum/gas line 4 Sublimation chamber 5 Sublimed compound 6 Crude material 7 External heating A sublimatory[1][2] or sublimation apparatus is equipment, commonly laboratory glassware, for purification of compounds by selective sublimation. In principle, the operation resembles purification by distillation, except ...

 

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!