Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe e Fëmijëve (Turqisht: Ulusal Egemenlik ve Çocuk Bayramı) është një festë publike në Turqi që përkujton themelimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, më 23 prill 1920. Ajo festohet gjithashtu nga Qiproja Veriore.[1]
23 Prilli është dita kur u themelua Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë në vitin 1920. Këshilli kombëtar denoncoi qeverinë e sulltanit osman Mehmedi VI dhe shpalli një kushtetutë të përkohshme.[2] Gjatë Luftës së Pavarësisë, Asambleja e Madhe Kombëtare u mblodh në Ankara dhe hodhi themelet e një republike të re, të pavarur, laike dhe moderne nga hiri i Perandorisë Osmane. Pas disfatës së forcave pushtuese aleate më 9 shtator 1922 dhe nënshkrimit të Traktatit të Lozanës më 24 korrik 1923, qeveria turke filloi detyrën e krijimit të institucioneve të një shteti.[2]
23 Prilli u shpall “Dita e Sovranitetit Kombëtar” më 2 maj 1921.[3] Që nga viti 1927 festa festohet edhe si dita e fëmijëve.[4] Kështu, Turqia u bë vendi i parë që e shpalli zyrtarisht ditën e fëmijëve festë kombëtare.[5] Në vitin 1981, festa u emërua zyrtarisht "Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe e Fëmijëve".[3]