Carl Friedrich Gauss

Johan Karl Fridrih Gaus
Fotoporteti
Emri Johann
Mbiemri Gauss
Lindur më 30 prill 1777
Vdiq më 23 shkurt 1855
Kombësia gjermane
Shtetësia gjermane
Profesioni hulumtimi, matematikan

Johann Carl Friedrich Gauss (30 prill 177723 shkurt 1855) ishte një matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha te ndryshme , duke përfshirë teorinë e numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, elektrostatikën, astronominë dhe optikën. Nganjëherë i njohur si "princi i matematikës", Gausi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit si një nga matematikanët më të mëdhenj të historisë.

Jeta

Carl Friedrich Gauss u lind më 30 prill 1777Braunschweig (Brunswick), në Dukatin e Braunschweig-Wolfenbüttel, tani pjesë e Saksonisë së Poshtme, Gjermani, në një familje të varfër. Në të vërtetë, nëna e tij ishte analfabete dhe kurrë nuk e regjistroi datën e lindjes së tij. Ajo mbante mend vetëm se ai kishte lindur në ditë të mërkurë, tetë ditë para Festës së Ngjalljes, e cila në vetvete ndodh 40 ditë pas Pashkëve. Gausi më vonë do ta zgjidhte këtë mister për ditëlindjen e tij në kontekstin e gjetjes së datës së Pashkëve, duke nxjerrë metoda për të llogaritur datën në vitet e kaluara dhe të ardhme. Ai u pagëzua dhe konfirmua në një kishë pranë shkollës që ai ndoqi si fëmijë.

Ne moshën shtatë vjeçare, Karl Fridrih Gauss filloi shkollën fillore dhe mundësitë e tij u vunë re pothuajse menjëherë. Nje dite, mesuesi i tij Buttner ishte i lodhur dhe donte qe te qetesohej. Ai i dha nxenesve nje detyre te veshtire: të mbidhnin shumën e numrave nga 1-100. Mesuesi mendi se kjo gje do t'i bente nxenesit te punonin per nje kohe te gjate. Gaussi e gjeti nje formule per ta bere kete per 5 minuta. Mesuesi dhe ndihmësi i tij, Martin Bartels u habitën kur Gausi mblodhi shumën 1-100 në çast nga diktimi me arësyetimin se shuma ishte 50 çifte numrash, ku çdo çift numrash e kishte shumën 101 (1+100=101, 2+99=101 e kështu me rradhë).

Aftësitë intelektuale të Gausit tërheqën vëmendjen e Dukës së Braunschweig, i cili e dërgoi atë në Kolegjin Carolinum (tani Technische Universität Braunschweig), të cilin ai e ndoqi në vitet 1792-1795, dhe në Universitetin e Göttingenit 1795-1798. Kur ishte në universitet, Gausi në mënyrë të pavarur rizbuloi disa teorema të rëndësishme. Zbulimi i madh i tij ndodhi në vitin 1796 kur ai tregoi se çdo poligon i rregullt me ​​një numër primar brinjësh (dhe, rrjedhimisht, edhe ato poligone me numër brinjësh që është produkt i një numri primar me një një numër në katror) mund të ndërtohen me një kompas dhe një vizore. Ky ishte një zbulim i madh në një fushë të rëndësishme të matematikës; problemet e ndërtimit kanë angazhuar matematicienët që nga kohët e grekëve të lashtë, dhe ky zbulim e çoi përfundimisht Gausin që të zgjedhë matematikën në vend të filologjisë si karrierë. Gausi ishte aq i kënaqur me këtë rezultat sa që ai kërkoi që një heptadecagon i rregullt të gdhendet në gurin e varrit të tij. Gurgdhendësi nuk pranoi, duke deklaruar se ndërtimi i tij ishte i vështirë dhe në thelb do të duket si një rreth.

Në 1795 Gausi u largua nga Brunsëick për të studiuar në Gottingen University. Mesuesi i Gausit ishte Kaestner. Miku i tij i vetëm midis nxënësve ishte Farkas Boljait. Ata u takuan në 1799 dhe ndenjën me njëri-tjetrin për shumë vite. Gausi u kthye në Brunsëick, kur ai mori një diplomë në 1799. Pasi Duka kishte rënë dakort të vazhdonte ti jepte bursë Gausit, ai kërkoi që Gausi të paraqiste një dezertacion për doktoraturë në Universitetin Helmstid. Me bursën e tij për ta mbështetur atë Gausi nuk kishte nevojë për të gjetur një punë. Ai botoi librin Disquisitiones Arithmeticae (Hulumtime Matematike) në verën e vitit 1801. Kanë qenë 7 seksione, por pjea e fundit i është kushtuar vetëm teorisë së numrave.

Veprat

Ne 1801 Gausi boton Disquisitiones Arithmeticae. Është studimi i parë sistematik mbi teorinë e numrave. Influenca e librit të Gausit qe e pamasë, dhe dëshmohet nga fakti që shumica e librave mbi subjektin akoma ndjekin përqasjen e tij. Reference: "The Mathematics of Ciphers, Number Theory and RSA Cryptography", S.C.Coutinho,ne moshe 7 vjecare ai zbuloi progresionon aritmetik


Mitologji

Ekzistojnë shumë histori për këtë gjeni. Thuhet se dhuntitë e tij u shfaqën në moshën 3- vjeçare kur korrigjoi një gabim në veprime të të atit. Historia e famshme e Gausit thotë se në shkollën fillore ngaqë ishte sjellë keq i dha si detyrë të mblidhte numrat nga 1 tek 100. Gausi e gjeti zgjidhjen menjëherë për habinë e mësuesit të tij Metoda e Gausit konsistontë në mbledhjen e numrave periferikë:1+100;2+99 etj.Formoheshin 50 çifte ku shuma e secilit çift ishte 101. Që këtej 50×101=5050. Sidoqoftë dyshohet për vërtetësinë e kësaj historie. Gjithashtu thuhet se Gausin e ndërprenë njëherë në zgjidhjen e një problem sepse gruaja e tij ishte duke vdekur. Ai ka thënë “Thuaji të presë një minutë, sa ta mbaroj”

Thënie

«Po të ishte Gausi sot gjallë, do të ishte haker.» (Peter Sarnak)

Lidhje të jashtme


Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!