Beteja e Otonetës

Beteja e Otonetës
Pjesë e Luftërat shqiptaro-osmane
Data27 shtator, 1446
Vendodhja
Otonetë, Dibra e sipërme, Shqipëri
Pasoja Fitojnë shqiptarët
Palët pjesëmarrëse
Lidhja e Lezhës Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Skanderbeg Mustafa Pasha
Fuqia ushtarake
5,000 15,000 kalorësia gjatë fushatës; numër i panjohur gjatë betejës
Viktimat dhe humbjet
të panjohura të dhënat 5,000 vdekur ose të plagosur, të burgosur 300

 

Beteja e Otonetës ndodhi më 27 shtator 1446, në Dibrën e SipërmeShqipëri. Komandanti Osman, Mustafa Pasha, u dërgua në Shqipëri, por shpejt u gjet dhe u mund nga Skënderbeu.

Sfondi

Shpejt pasi Skënderbeu bashkoi princat arbërorë në 1443, Perandoria Osmane dërgoi forca për të shuar rebelimin. Ushtria e parë që u dërgua u mund në 1444 në Torvioll. Një forcë tjetër u dërgua një vit më vonë, por përsëri u mund nga Skënderbeu në Mokër. Pasi vendosi marrëdhënie diplomatike me shumë fuqi të mëdha evropiane, Murati II rifilloi fushatën e tij për të shtypur të gjithë rezistencën e mbetur në Ballkan.

Preludi dhe beteja

Ndërsa Murati përgatiti forcat e tij për të filluar një fushatë kundër Huniadit, i cili ishte atë vit i shpallur regjent i Hungarisë, ai dërgoi një forcë prej 15,000 kalorësish nën Mustafa Pashën në Arbëri. Plani osman ishte të bënin një luftë humbjesh, duke plaçkitur tokën dhe duke i shkaktuar terror popullsisë, duke shmangur betejat e hapura. Mustafai e ndau forcën e tij në dy dhe e dërgoi njërin kontigjent në luftime ndërsa tjetrin e mbajti në një pozicion të fortifikuar: Otonetë. Kur Skënderbeu mësoi se ushtria osmane ishte ndarë, ai sulmoi Otonetën me 5,000 burra. Kampi kaloi në kaos teksa arbërorët sulmuan, "duke e kthyer atë në një kasaphanë".

Pasojat

5,000 ushtarë osmanë ranë dhe 300 u bënë të burgosur. I gjithë kampi dhe furnizimet e tij ranë në duart e Skënderbeut. Pas kësaj disfate, Murati urdhëroi Mustafën të mbronte kufirin dhe të mos kryente asnjë veprim që mund të shkaktonte një humbje tjetër. Viti ishte i suksesshëm për arbërorët përveç që Pal Dukagjini, një nga aleatët më të ngushtë dhe të fortë të Skënderbeut vdiq për shkaqe natyrore. 

Referime

  • Francione, Gennaro (2006) [2003]. Aliaj, Donika (red.). Skënderbeu, një hero modern : (Hero multimedial) [Skanderbeg, a modern hero (Hero multimedia)]. Përkthyer nga Tasim Aliaj. Tiranë, Albania: Shtëpia botuese "Naim Frashëri". ISBN 99927-38-75-8.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!