Ali Aliu (albanolog)

Ali Aliu
Akademik Ali Aliu
U lind më1 prill 1934 (90 vjeç)
Prespë, Maqedonia e Veriut
Kombësiashqiptar
Gjinitë letrareKritikë letrare, Teori e letërsisë
Punët e shquara


Ali Aliu është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia.

Biografia

Ali Aliu lindi më 1 prill 1934Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e KosovësTiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Tituj të veprave

  • Kërkime, Rilindja, Prishtinë,1971.
  • Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974.
  • Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977.
  • Katër romane të Petro Markos, Flaka e vllaznimit, Shkup, 1974.
  • Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980.
  • Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983.
  • Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987.
  • Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
  • Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996
  • Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999.
  • Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999.
  • Antologji e poezisë shqipe, Albin, Tiranë, 2002.
  • Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985.
  • Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.
  • Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar - 94, Tetovë, 2000
  • Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002
  • Antologija na albanskata poezija (maqedonisht), Pro Littera, Shkup, 2004
  • Letërsia bashkëkohore shqiptare, koautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme) Alb-ass, Tiranë - Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002.
  • Letërsi, koautor, për klasat e para të shkollave të mesme, Alb-ass Tiranë-Tetovë,
  • Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002,
  • Si ta lexojmë poezinë?, Alb-ass, Tetovë-Tiranë, 2004.
  • Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003.
  • Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003.
  • VEPRA TË ZGJEDHURA, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004.
  • Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005.
  • Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007.
  • Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008
  • Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008.
  • Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009.
  • Don Kishoti shqiptar, Toena, Tiranë 2010.
  • Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012.
  • Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Fatos Arapi- poezia lririke që vendosi standard, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Kadare mund titanët e letërsisë, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Majlinda Nana Rama dhe universaliteti krijues i saj, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Zija Çela dhe tërmetet narrative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Lirika dhe tradita letrare, Studim, Agora Tiranë, 2019
  • Një lexim i poezisë, Agora, Tiranë, 2022.

Në gjuhë të tjera:

Maqedonisht:

  • Don Kihotot medju albancite, Kultura, Skopje, 2004.
  • Skenderbeg (bashkë me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005.

Bullgarisht :

  • Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofija, 2008.

Anglisht:

  • Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011.

Vlerësimet

Burimet

Lidhje të jashtme

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!