4 Gushti është dita e 216-të e kalendarit gregorian (dita e 217-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 149 ditë.
Ngjarje
- 70 - Shkatërrohet tempulli i dytë në Jerusalem nga romakët.
- 1578 - Marokanët mundin portugezët. Mbreti Sebastiani i Portugalisë mundet dhe vritet në Afrikën e Veriut, duke e lën xhaxhain e tij më të vjetër Cardinal Henry, si udhëheqës. Kjo çon në krizë për pasues mbretërorë në Portugali.
- 1782 - Wolfgang Amadeus Mozart martohet me Constanze Weber. (figura 1)
- 1821 - Atkinson & Alexander botojnë gazetën Saturday Evening Post për herë të parë si gazetë javore.
- 1824 - Beteja e Kosit, luftë në mes turqve dhe grekëve.
- 1854 - Hinomaru bëhet flamur zyrtar për të valuar në anijet japoneze.
- 1892 - Familja e Lizzie Bordenit janë gjetur të vrarë me sëpatë në shtëpin e tyre në Fall River, Massachusetts.
- 1914 - Lufta e Parë Botërore: Gjermania pushton Belgjikën, si përgjigje Mbretëria e Bashkuar i shpall luftë Gjermanisë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë neutral. (figura 2)
- 1936 - Gjenerali grek Ioannis Metaxas suspendon parlamentin dhe kushtetutën dhe e shpall veten diktator.
- 1947 - Themelohet gjyqi suprem i Japonisë.
- 1969 - Në apartmanin e ndërmjetësuesit francez Jean Sainteny në Paris, përfaqësuesi i ShBA-ve, Henry Kissinger dhe përfaqësuesi i Vietnamit Verior, Xuan Thuy fillojnë bisedimet e fshehta për paqe. Negociatat do të dështojnë.
- 1977 - Presidenti amerikan Jimmy Carter nënshkruan legjislacionin e krijimit të Departamentit të Shteteve të Bashkuara për Emergjencë.
- 1983 - Thomas Sankara bëhet president në Upper Volta.
- 1984 - Republika afrikane Upper Volta e ndërron emrin në Burkina Faso.
- 1995 - Operacioni Furtuna fillon në Kroaci.
- 2002 - Vajzaz 10 vjeçare Jessica Chapman dhe Holly Wells zhduken në qytetin Soham, Cambridgeshire.
- 2005 - Kryeministri kanadez Paul Martin deklaron se Michaëlle Jean do të jetë guvernatori i 27-të gjeneral i Kanadasë, dhe guvernatorja e parë zezake.
Lindje
Vdekje
Festa dhe përvjetore