26 Gusht
26 Gushti është dita e 238-të e kalendarit gregorian (dita e 239-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 127 ditë.
Ngjarje
- 1346 Një ushtri e vogël angleze prej 10 000 pjesëtarësh, nën drejtimin e Eduarit të III-të, mposhti forcat superiore franceze të Filipit VI-të.
- 1896 Revolucionarët armenë sulmuan bankën otomane në Kostandinopojë, duke provokuar kështu një betejë treditore, në të cilën vdiqën rreth 6 000 armenë.
- 1813 Pas një fitoreje të parë, francezët nën drejtimin e Marshal Mcdonald, u mposhtën nga prusianët nën drejtimin e gjeneral Bluecher-it në betejën e Katzbach.
- 1920 U ratifikua Amendamenti i 19 i Kushtetutës amerikane, i cili u dha grave të drejtën për të votuar.
- 1990 - Në fatëkeqësinë më të madhe në historinë e Bosnjes dhe Hercegovinës,në xeheroren e lignjitit Dobrnja , në afërsi të Tuzllës humbën jetën 180 minator.
- 1999 Më shumë se 60 000 brazilianë që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Cardoso u grumbulluan para Kongresit, në protestën më të madhe në historinë e këtij vendi.
- 2002 Parlamenti i Spanjës voton me shumicë dërrmuese për ndalimin e partisë politike baske, Batasuna, për shkak të mbështetjes që ajo i jep grupit me aktiv të gueriles të Evropës Perëndimore, ETA.
- 2008 - Rusia njohu pavarësinë krahinave të Gruzisë të Osetinë Jugore dhe Abhazinë.
Lindje
- 1901 - Maxwell Taylor, gjeneral dhe diplomat amerikan. Ai drejtoi forcat amerikane në periudhën e fundit të luftës në Kore.
- 1743 - Antoine Lavoisier, kimist francez, i konsideruar si themelues i kimisë moderne, ai zbuloi oksigjenin. U ekzekutua nga revolucioni në 1794.
- 1910 - Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe (V. 1997).
- 1740 - Joseph Michel Montgolfier, shpikës francez. Ai dhe vëllai i tij, Jacques Etienne, shpikën ballonin me ajër më 1783.
- 1676 - Sir Robert Walpole, burrë shteti dhe politikan anglez. Kancelar i Ministrisë së Financave nën mbretërimin e George I, ai grupoi disa ministra rreth tij dhe u bë kështu kryeministri i parë anglez.
- 1983 - Mattia Cassani, futbollist italian
Vdekje
Festa dhe përvjetore
|
|