14 tetori është dita e 287-të e kalendarit gregorian (dita e 288-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 78 ditë.
Ngjarje
- 1582 - Për shkak të impleentimit të kalendarit Gregorian kjo ditë nuk egziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.
- 1773 - Ministria e parë e edukimit Komisja Edukacji Narodowej (polonisht) u formua në Poloni.
- 1834 - Henry Blair është afro-amerikani i parë i cili fiton patentë në ShBA edhe atë për mbjellës të misrit.
- 1835 - John Templeton, John Moore, Stanley Cuthbart dhe Ellen Ritchie u dënuan në Wheeling, Virginia për shkak të të mësuarit ilegat të të zinjëve për të lexuar.
- 1888 - Louis Le Prince zhvillin filmin e parë të quajtur Roundhay Garden Scene me gjatësi 2 minuta e 11 sekonda.
- 1944 - Trupat britanike Marshojnë në Athinë.
- 1946 - Holanda dh Indonezia nënshkruajnë ndërprerjen e sulmeve.
- 1968 - Amerikani Jim Hines është i pari i cili në garën 100 metra vrapim për meshkuj arrin kohë nën 10 sekonda edhe atë 9.95 sekonda, rekord të cilin do ta mbajë gjer në vitin 1983.
- 1981 - Zëvendës kryetari Hosni Mubarak zgjedhet kryetar i Egjiptit një javë pas vrasjes së kryetarit Anwar Sadat.
- 1982 - Presidenti amerikan Ronald Reagan i shpall luftën ndaj drogës.
- 1987 - Bebeja 18 muajshe Jessica McClure ("Baby Jessica") bie në gypin e hapur në Midland, Texas dhe pas 58 orës shpëtohet.
- 1994 - Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat,kryeministri izraelit Yitzhak Rabin dhe ministri i jashtëm izraelit Shimon Peres fitojnë ↕mimin Nobel.
- 2010 - U hap tuneli më i gjatë në botë në Gothard Zvicër.
- 2014 - U luajt ndeshja Serbi-Shqipëri në Beograd, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016, ku lojtarët shqiptarë u dhunuan barbarisht
Lindje
Vdekje
Festa dhe përvjetore