Prerja ç'do dy elementeve të ndryshme nga P është bashkësi e zbrazët.
Me simbole matematikore këto dy kushte mund të shënohen me
Elementet e P i quajmë blloqe ose pjesë të particionit.[1]
Shembuj
Bashkësia {x} ka vetëm një particion { {x} }.
Nëse X është një bashkësi jo e zbrazët atëherë, P = {X} është një particion i X.
Bashkësia { 1, 2, 3 } ka këto 5 particione të ndryshme.
{ {1}, {2}, {3} }, shkurt shënojmë 1/2/3.
{ {1, 2}, {3} }, shkurt shënojmë 12/3.
{ {1, 3}, {2} }, shkurt shënojmë 13/2.
{ {1}, {2, 3} }, shkurt shënojmë 1/23.
{ {1, 2, 3} }, shkurt shënojmë 123.
Partitionet dhe relacioni i ekuivalencës
Imtësimi i particioneve
Çdo particion α i bashkësisë X është imtësim i particionit ρ të X—dhe themi se α është më imtë se ρ dhe ρ është më i trashë se α—nëse ç'do element i α është nënbashkësi e ndonjë elementi të ρ. Joformalisht kjo do të thotë se α është fragmentim ose coptim i ρ. Në këtë rast përdorim shënimin α ≤ ρ.
Relacioni është më i imët se në bashkësinë e particioneve të X është një renditje e pjesshme ose rrjetë e plotë. Si shembull janë dhënë particionet e bashkësisë X = {1, 2, 3, 4}, kjo rrjetë e particioneve ka 15 elemente dhe ajo formon të ashtuquajturin diagram Hasse në figurën më poshtë
Numri i particioneve
Numri i particioneve të një bashkësie me n-elemente është numër i Bellit Bn. Disa nga numrat eparë të Bellit janë
B0 = 1,
B1 = 1, B2 = 2, B3 = 5, B4 = 15, B5 = 52, B6 = 203 etj. Numrat e Bellit e plotësojnë rekurencën
Schechter, Eric (1997). Handbook of Analysis and Its Foundations. Academic Press. ISBN0126227608. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!