Xheraldina Vula

Xheraldina Vula
Lindi1963
KombësiaShqiptare
ProfesioniGazetare, personalitete televizive
PunonjësRTV21
TelevizioniDiçka po Zihet
FëmijëLedri Vula

Xheraldina Vula (lindur më 1963) është një udhëheqëse televizive dhe gazetare shqiptare nga Ulqini. Ajo njihet më së miri për programin e gatimit në RTV21, Diçka po Zihet. Njëherit është zëvendësdrejtoreshë e televizionit, dhe anëtare e bordit të tij.

Ajo është nëna e reperit dhe këngëtarit të mirënjohur Ledri Vula.

Jeta dhe karriera

Xheraldina Vula lindi në vitin 1963 në Ulqin të Malit të Zi. Ajo ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ajo është zëvendësdrejtoreshë dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve në Kompaninë 21. Është gazetare e njohur dhe modetarore e talkshow programeve televizive. Të gjitha programet qe i ka krijuar dhe prodhuar, gjithnjë kanë tërhequr më shumë se 60 përqind të shikuesve në Kosovë. Është poete e publikuar (“Megjithatё sillet” 1988; “Me bisht syri” 1995, “A Street Cat” 1999 dhe “Ritual me Pantallona” 2001) dhe e përkthyer në gjuhën angleze, gjermane, frenge, etj. Është aktiviste e njohur e cila i ka përkrahur gratë tjera në arritjen e qëllimeve të tyre për gratë në përgjithësi. Është bashkë-themeluese e OJQ-së së grave “Gratë artiste dhe veteranët e arsimit” perndryshe Xheri eshte nena e hip-hpo artistit te njohur Ledri Vula (1993), bashkë-themeluese e Media Projektit (qendër trajnimi për gra të reja në gazetari dhe menaxhment të konflikteve), e ka ndihmuar themelimin e revistës për gra “Sfinga” (1997), është bashkë-themeluese e revistës mujore për gra “Eritrea” (1997), bashkë-themeluese e Radios së Parë Shqiptare në Internet Radio 21 dhe TV21 produkcionit (1998), bashkë-themeluese e Kompanisë 21 (1999); këshilltare dhe anëtare e bordit e STAR Network of World Learning (1999-2002), anëtare e Women Waging Peace (nga viti 1999), anëatre e bordit e NEWW (2001 – 2003), anëtare e Lobit të Grave Kosovare (nga viti 2004), anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (1999-2007), anëtare e bordit të drejtorëve të Center for Women Studies (2007-present), Kryetare e bordit të drejtorëve në OJQ-në e grave SHE-ERA (nga viti 2004), Kryetare e bordit të drejtorëve të KCSF-së (nga viti 2007). Shqiptar Qadraku

Referime

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!