World University Service (WUS) është organizatë e pavarur ndërkombëtare e themeluar në vitin 1920, si një zgjatim i World Student Christian Federation për të përmbushur nevojat e studentëve dhe akademikëve pas Luftës së Parë Botërore. Emri i saj origjinal ishte Europian Student Relief por që më vonë e ndryshoi në Shërbimi Ndërkombëtar i Studentëve. Ajo u bë WUS në vitin 1950. Në vitet 1970, ajo filloi të përqendrohet në fushën e të drejtave arsimore.[1]
Dy Komitetet më të njohura të kësaj organizate janë:
- WUS Germania[2]
- WUS Austria[3]
Pas Luftës së Kosovës (1997 - 1999), në Prishtinë është hapur edhe një zyrë e WUS Austria e cila ka ndihmuar zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.[4]
Referime