Veshallë
Вешала |
---|
|
Fotografi historike e fshatit |
Veshalla është një fshat shqiptarë ne Komunen e Tetovës, Republika e Maqedonisë. Është një fshat i vendosur në Malin Sharr, rreth 11.9 kilometra larg qytetit të Tetovës dhe 1247 metra mbi nivelin e detit.
Historia
Veshala është shtëpia e disa prej fiseve më të vjetra Shqiptare brenda maleve te Sharrit. Ndryshe nga fshatrat e veriut shqiptarë, Veshala nuk ishte e izoluar, duke qenë pjesë e rrugës së vjetër tregtare, për në Prizren. Sipas Nahiyah, popullsia e Veshalës u zhvendos dhe lulëzoi nën Perandorinë Osmane, por vazhdoi të ruante qëndrimin në Veshallë.[1] Kjo ishte një zakon i fuqishëm në Veshallë, pasi shqiptarët ishin të lidhur në fshatin e paraardhësve të tyre dhe kurrë nuk mund të largoheshin përgjithmonë nga shtëpia e tyre. Ky zakon gjithashtu përforcoi lidhjet e tyre me atdhedashësit e kombit Shqiptar
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Royalistët serbë filluan të pushtojnë Shqipërinë për të kapur vijën bregdetare. Gjatë pushtimit, ushtria serbe kreu krime të shumta kundër popullatës shqiptare.[2][3] Pasi Traktati i fshehtë i Londrës dhe Francezët nuk arritën të merrnin trupat nga bregu, Royalistët filluan të tërhiqen nëpër male (golgota shqiptare).[4] BatalionI i 37 I Royalistve serb u afrua në Veshallë. Ndërsa Royalistët kishin shkatërruar shumë fshatra gjatë okupimit, shqiptarët e Veshalës, duke parë Royalistët që po afroheshin nga fundi i malit, i zunë pritë. Pas kufizimit të tyre, Royalistët u nxorën jashtë Guri te madh, një pikë referimi natyrore e Maleve të Sharrit dhe vdiqen të gjith.
Gjatë Kryengritjes në Republikën të Maqedonisë në 2001, Veshala së bashku me shumicën e fshatrave të maleve të Sharrit ka vepruar si bazë furnizimi dhe zonë e sigurt për forcat e UÇK-së.
Gjeografia
Veshalla ndodhet në një lartësi prej 1256 metrash. Veshalla shtrihet në Malet e Sharrit, rreth 20 km në veriperëndim të qytetit të Tetoves. Fshati është vetëm 4 km larg nga kufiri me Kosoven. Në afërsi të fshatit Veshall (perendim) gjendet fshati Bozofcë,kufizohet me fushat e fshatrave të Lisecit,Shipkovicen dhe Brodecin(në lindje), dhe në veri me Kosovën.
Fshati ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit Shkumbin. Menjëherë mbi fshat ka kalime malore, njëra prej të cilave është në verilindje të Kobilicës në 2175 metra dhe tjetra në lindje të Karanikolikës 2060 metra e lartë.[5]
Demografia
Sipas regjistrimit të vitit 2002, fshati kishte gjithsej 1222 banorë.[6]
Ditet e sotme
Fshati ka rreth 280 shtëpi me 2500 banorë. Shumica e banorëve të fshatit gjenden në gurbet në vendet si: Zvicra, Gjermania, Italia si dhe kohëve të fundit ka edhe një shumic edhe në Irak.
Burimet