Universiteti i Parisit (frëngjisht: Université de Paris), i njohur nga publiku i gjerë edhe si Sorbona (frëngjisht: Sorbonne), ishte një universitet në Paris, Francë, i themeluar rreth 1150-ës nga Kisha Katolike, ai ishte fillimisht i bashkangjitur me Katedralen Notre Dame de Paris.[1] Mbreti Filip II i Francës lëshoi një Dekret mbretëror për themelimin zyrtar të Universitetit në 1200, dekret i njohur më 1215 nga Papa Inocenti III, ndaj Universiteti i Parisit njihet si universiteti i dytë më i vjetër në botë. Insitucioni më i njohur i Universitetit, i cili i jep edhe emrin popullor, ishte Kolegji Sorbonë, i themeluar rreth vitit 1257 nga Robert de Sorbonne.
Në vitin 1970, si pasojë e ngjarjeve të Majit të vitit 1968, Universiteti u shpërbë në 13 universitete autonome. Tre nga këto universitete të reja morën përsipër Fakultet e vjetra dhe shumicën e profesorëve: Universiteti Paris-Sorbonne morri shkencat humane, Universiteti Panthéon-Assas morri Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa Universiteti Pierre dhe Marie Curie morri shkencat natyrore. Nga të tërë universitet e reja, Universiteti Paris-Sorbonne konsiderohet shpesh si pasuesi i Universitetit të Parisit.
Burim i të dhënave
- ^ Haskins, C. H.: The Rise of Universities, page 292.