Universiteti i Novi Pazarit (Bos: Univerzitet u Novom Pazaru; Cirilik: Универзитет у Новом Пазару), është themeluar në vitin 2002 me ndihmën e kryeministrit Zoran Gjingjiq. Universiteti është hapur me kërkesën e sanxhaklinjëve që edhe ata të kenë një universitet të pakicave në zonën e Sanxhakut. Ky institucion është një lloj Vakëfi (shpesh i përkthyer në anglisht me termin Fondacion). Kështu, ai është diçka midis pronës publike dhe asaj private, (edhe pse kjo nuk është plotësisht e qartë).
Universiteti
Universiteti ka 6 departamente me 15 drejtime. President i universitetit është Muamer Zukorliq, ndërsa rektor i universitetit është Mevlud Dudic. Dita e universitetet është 30 marsi.
Është interesante të theksohet se Universiteti i Novi Pazarit, është ndër universitetet e para i cili filloi së vepruari sipas Dekleratës së Bolonjës, si dhe është universiteti i vetëm në Ballkan që nuk është as shtetëror e as privat por është vakëf (i tillë siq janë disa manastire, muze, ndërtesa, hamame, teqe, etj).
Në prill 2009, Universiteti i Novi Pazarit dhuroi të parën diplomë nderi Honoris Causa në fushën e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, anëtarit slloven të Parlamentit Evropian, Jellko Kacin.
Organizimi
Departamentet
Në strukturën e tij, ky universitet ka gjashtë departamente:
Departamenti i Shkencave Kompjuterike - Informatika (Computer Science)
Departamenti i Filologjisë (gjuha boshnjake, serbe, gjermane, angleze dhe letërsisë)
Departamenti i Shkencave Psikologjike-Pedagogjike (i psikologjisë dhe edukator i fëmijëve të moshës parashkollore)
Departamenti i Shkencave Juridike (Juridik i Përgjithshëm dhe i Punëve të Brendshme - kriminalistikë)
Departamenti i Ekonomisë (ekonomia, agrobiznesi, turizmi, auditimi dhe sigurimi)
Departamenti i Arteve (Art figurativ dhe Artet e aplikuara)
Shkollat e larta
Në kuadër të Universitetit të Novi Pazarit janë edhe katër shkolla të larta si njësi shkencore e edukative të shpërndara në katër qytete: