Summer University Warsaw 2006 (Universiteti Veror - Varshava 2006) është një seminar i organizuar nga shkolla ekonomike e Varshavës që mbahet nga 8-23 korrik2006.
Seminiari është i organizuar në dy kurse të ndara në dy drejtime “Polonia – Konkurrenca në të ardhmen” dhe “Menaxhimi i Biznesit në Evropën e Ndryshuar”.
I gjithë kursi është i ndarë në dy grupe seminaresh. Në grupin e parë përfshihen studime të ndryshme në praktikat më të mira dhe tendencave të reja në reformat e ekonomisë polake. Gjatë javës së dytë të Universitetit Veror, do të keni të vetmen mundësi për të mësuar mbi aspektet moderne të logjistikës, TQM dhe IT në një kompani.
Pjesmarrja në këtë seminar është me pagesë, në të cilën përfshihen pagesa e shkollimit, materialeve dhe dokumenteve, ushqimit dhe aktiviteteve në kohën e lire. Akomodimi bëhet në konvikt me një pagesë shtesë.