Shkolla e Larte Universitare Jopublike “MEDIKADENT” miratuar me V.K.M. Nr. 674 dt.27/09/2006, u mbyll në gusht 2014 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.[1]
Medikadent ofronte studime të larta në fakultetet :
- Fakulteti I Infermierisë
- Fakulteti Laborant I Lartë Dentar.
Programet e studimit në të dy fakultetet ishin 3 vjeçare. Në përfundim të ciklit të plotë të studimeve studentet përfitojnë DNP në degët përkatëse si dhe mundësinë për të ngjitur më tej shkallet e kualifikimit profesional të tyre.
Universiteti garanton :
- Cilësi të lartë mësimdhënie nga një staf pedagogesh tepër të kualifikuar dhe me dëshirën e madhe për t`u përçuar dijet brezit të ri.
- Kurikula studimi të njehsuara me Kartën e Bolonjës.
- Mjedise komode me kushte optimale për mësimdhënie, laboratore, biblioteke, kabinet informatike.
- Baze mësimore e didaktike që plotëson standardet bashkëkohore.
- Transport të organizuar me autobus deri në shkollë.
- Aktivitete me tematike argëtimi por edhe aktivitete mësimore.
Fakulteti Laborant I Lartë Dentar
Formimi i studenteve në këtë fakultet bazohet në traditën që ka ofruar shkolla “ Medikadent” që nga viti 1998. Në këtë vit është themeluar shkolla e parë profesionale private/jopublike për përgatitjen e laboranteve dentare. Shkolla ka gëzuar deri më sot suportin e firmës së mirënjohur Ivoclar-Vivadent Liechtenstein, e cila ka kontribuar me trajnime e kualifikime profesionale për pedagoget dhe studentet, si dhe ka pajisur shkollën me baze materiale e didaktike.
Me përvojën e grumbulluar në plot 8 vite akademike “MEDIKADENT” u transformua dhe kursi i laboranteve dentare u diferencua si Fakulteti I Laboranteve të Lartë dentare, duke e renditur këtë profesion përkrah profesioneve të tjerë te profilit mjekësor.
Fakulteti I Infermierisë
Ky fakultet është hapur që në vitin 2006.
Programi mësimor është hartuar mbi bazën e përvojës së fakultetit publik dhe është moderuar sipas kërkesave dhe standardeve të shkollës sonë.
Krahas praktikave mësimore që studentet e Infermierisë kryejnë pranë ambienteve të shkollës, në fund të çdo viti akademik u mundësohet edhe praktika profesionale neper qendrat spitalore me të cilat universiteti “MEDIKADENT” lidh marrëveshje të përvitshme, si me Q.S.U.T. “Nënë Tereza”, Spitalin ushtarak S.U.Q.U., Spitalin universitar obstetrikë – gjinekologjik, etj.
Referime
- ^ "Tronditje në Arsimin e Lartë: mbyllen 38 Universitete, ja lista". Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2016. Marrë më 30 prill 2016.