Kampionati Evropian i Futbollit i vitit 1968 ishte kampionati i tretë evropian i futbollit i organizuar nga UEFA dhe ojesa finale e mbajtur në Itali nga 5 qershori deri më 10 qershor1968.
Në këtë kampionat emri i garimit u ndryshua nga "Kupa e Kombeve Evropiane" në Kampionati Evropian i Futbollit. Po ashtu dhe në strukturën dhe organizimin e garimit u bënë disa ndryshime. Kështu rregulla për dy ndeshje jashtë-brenda është zëvendësuar me rregullën e grupeve.
Në pjesën finale kanë marr pjesë vetë gjysmë finalistët që kanë luajtur për vendin e parë dhe të tretë. Po ashtu nikoqiri i pjesës finale dhe ish-kampioni kalon direkt në garimet finale pa garuar në kualifikime.
Stadiumet
Ndeshjet finale të këtij kampionati u zhvilluan në tre stadiume italiane, në tre qytete të ndryshme, edhe atë në:
Ndeshjet kualifikuese u zhvilluan në dy faza : faza e grupeve (zhvilluar nga viti 1966 deri në vitin 1968) dhe faza e çerek-finales (zhvilluar në vitin 1968). Kombëtaret pjesëmarrëse u ndanë në tetë grupe me nga katër ekipe në grup (njëra kishte tri). Ndeshjet u zhvilluan brenda dhe jashtë, fituesi i ndeshjes ka marrë dy pikë, barazuesit një pikë dhe humbësi zero pikë. Për çerek finale janë kualifikuar vetëm kryesuesit e grupit. Në çerek finale ndeshjet u zhvilluan po ashtu në bazë të rregullës jashtë-brenda dhe fituesit në çerek finale marrën pjesë në garimin final.