Tonin Harapi

Tonin Harapi (Shkodër, 1926 - 1992) ka qenë kompozitor e muzikant shqiptar.

Biografia

Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikorë, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor në Shkodër. Por, meqënëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako etj. Si autodidakt do të vazhdojë të studiojë e të shkroi edhe në Shkodër e Gjirokastër (gjatë shërbimit ushtarak) derisa të lejohet më në fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin "Çajkovski" të Moskës (1959) ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjetë.

Referime

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!