Thimi Mitko

Stampa:Kutia Shkrimtar Efthimi Mitko i njohur më së shumti si Thimi Mitko (Korçë,[1] 1820 - Beni Suef, 22 mars 1890) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, folklorist e publicist shqiptar.[2] Përmbledhja e tij Alvaniki melissa është përmbledhja e parë e këngëve folklorike toske.[3]

Biografia

U lind në Korçë më 1820, i pari i shtatë fëmijëve të Kostë Mitkos. Mësimet e para i mori në shkollën greke të qytetit të lindjes.[4] Xhaxhai i tij, Peti Mitko kishte qenë një ndër krerët e kryengritjes së 1847 kundër Tanzimatit.[5] Të dy e lanë atdheun në vitin 1850, duke vajtur së pari në Athinë, më pas në Plovdiv, dhe së fundi në Vjenë, ku Thimi ushtroi zanatin e tij të terziut (rrobaqepësit). Në Vjenë nisën edhe sprovat e tij të para për mbledhjen e folklorit si dhe nisi korrespodencë me De Radën, Kamardën, etj. Më 1865 u vendos në Egjipt, ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare dhe ngritjes së një biznesi të suksesshëm tregtie pambuku.[4]

Ndihmoi financiarisht botimet në gjuhën shqipe si dhe qe themelues i shoqërisë së parë shqiptare në Egjipt, të quajtur "Vëllazëria e shqiptarëve". Qëndrimet e tij mësohen nga ç'ka mbetur prej letërkëmbimeve me Anastas Bykun, Thimi Thoma Krejin, De Radën, Dora d'Istrian, Kristoforidhin, Abdyl Frashërin, Orhan Pojanin, Visar Dodanin, Nikolla Naçon, Thimi Markon, Panajot Kupitorin, Kamardën dhe Françesko Krispin, etj.[4] Kishte letërkëmbim po ashtu me gjuhëtarët Gustav Meyer dhe Urban Jarnik.[6] Po ashtu bashkëpunoi me Anastas Kulluriotin në botimin e gazetës I foni tis albanias ("Zëri i Shqipërisë"), Athinë 1879-1880; si dhe me Fiamurin e Arbërit të De Radës. Më 1878 botoi përmbledhjen Alvaniki melissa dhe ka lënë në dorëshkrim tre fjalorë, greqisht-shqip, shqip-greqisht dhe italisht-greqisht-shqip. Shkroi për Skënderbeun kundër tezave për prejardhjen e tij sllave, përktheu i pari fabulat e Ezopit në shqip dhe ka lënë përshkrime për Korçën, jetës shoqërore, zanateve, bujqësisë, blegtorisë dhe emrave e mbiemrave shqiptarë.[4]

Ndërroi jetë në Beni Suef më 22 mars 1890,[5] pasi qe i sëmurë nga tumori i laringut.[4]

Po ashtu edhe një shkollë në qytetin e Gjilanit është titulluar me emrin Thimi Mitko.

Shiko edhe

Referime

  1. ^ Skendi 1967, pp. 83, 152.
  2. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. fq. 153. ISBN 9781400847761.
  3. ^ Pipa, Arshi (2014) [1978]. "Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives" [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Përkthyer nga Primo Shllaku. Princi. fq. 184. ISBN 978-9928-4090-9-6.
  4. ^ a b c d e Kotherja, Niko (2020). "Rreth Thimi Mitkos dhe Gjergj Pekmezit". Bleta Shqiptare e Thimi Mitkos (botim anastatik i transkriptimit të vitit 1924 i dr. Gjergj Pekmezit). Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale. fq. V–XI.
  5. ^ a b Mathias Bernath; Felix von Schroeder; Gerda Bartl (1979). Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas (në gjermanisht). Oldenbourg Wissenschaftsverlag. fq. 224–. ISBN 978-3-486-48991-0. Marrë më 7 maj 2011.
  6. ^ Clayer, Nathalie (2007). Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe (në frëngjisht). Karthala Editions. fq. 317. ISBN 9782845868168.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!