The Script
The Script janë një pop-rock i formuar më 2001. Grupi përmban një vokalist/pianist kryesor, Danny O’Donoghue, një vokalist/guitarist Mark Sheehan, dhe një baterist Glen Power.
Grupi realizoi albumin e tyre kryesor në gusht të 2008, duke përfshirë këngët “The Man Who Can’t Be Moved” dhe “Breakeven(Falling to Pieces)”. Albumi arriti vendin e parë në Irlandë dhe Britaninë e Madhe. Albumi i tyre i dytë, Science & Faith, u realizua në shtator të 2010, dhe përfshin këngët më të njohura “For The First Time” dhe “Nothing”. Albumi arriti në vendin e parë në Irlandë dhe Britani Të Madhe, si dhe vendin e tretë në Billboard 200. Në albumin e tyre të tretë, kënga me e famshme ishte “Hall Of Fame”, në bashkëpunim me artistin hip hop, Will.I.Am. Më 2014, ata realizuan edhe albumin e tyre të katërt "No Sound Without Silence" i cili zuri vendin e parë, dhe përmbante hitin “Superheroes”. Në përgjithësi, ata kanë shitur mbi 20 milion CD të albumeve.
Ishte kënga The Man Who Can’t Be Moved i cili i bëri të famshëm, por edhe hyrja e Danny-t në The Voice i hapi të gjitha rrugët e suksesit per ata.
Ata kanë qenë edhe si grup mbështetës për Lenny Kravitz.
Veqanti e The Script është se këngët që i shkruajnë i bazojnë në jetën private.
Muzika e The Script është shfaqur në televizione të famshme si: 90210, Ghost Whisperer, The Hills, Waterloo Road, EastEnders, Made In Chelsea dhe The Vampire Diaries. Prijësi i grupit, Danny O’Donoughue ishte poashtu gjyqtar në The Voice UK për sezonin 1 dhe 2, para se ta linte shfaqjen që të fokusohej më tepër në grupin e tij.
Karriera e hershme
Danny O’Donoghue dhe Mark Sheehan ishin shokë të ngushtë prej se ishin 12 vjeç duke u rritur në Dublin. Ata ishin pjesë e një grupi të quajtur MyTown, që u formuan më 1996. Pas formimit të një kompanie producimi dhe të shkrimit të këngëve, ata u ftuan në Canada të bashkëpunojnë me disa nga heroët e tyre, përfshirë Dallas Austin, Montell Jordan dhe Teddy Riley. Ata ishin në SHBA për disa vite dhe fituan një kontratë derisa kompania e anuloi atë kontratë.
Ata qëndruan në Los Angeles dhe punuan atje si producentë, tekstshkrues dhe producentë këngësh për këngëtarë si Britney Spears, Boyz II Men dhe TLC, por më vonë u zhvendosën në Dublin, ku ata u bënë bashkë me bateristin Glen Power, për grupin e tyre të ri, THE SCRIPT. Grupi u nënshkrua nga Phonogenic më 2005, dhe realizoi një këngë në Last.FM.
2014: No Sound Without Silence
Albumi i 4-të i grupit është titulluar No Sound Without Silence dhe kënga kryesore nga albumi, Superheroes, u realizua më 31 korrik 2014. Albumi është përshkruar si paraprijës për albumin e tyre të ardhshëm, me shumë këngë të regjistruara në rrugë, pas përfundimit të koncerteve, nga Danny. Albumi u realizua më 15 shtator të 2014.
Koncertet e pandalura të tyre vazhduan për 11 muaj rresht, në Evropë, Azi, Amerikë Veriore, dhe Australi, ku u përfshinë 63 stadiume, dhe 18 festivale.
Çmimet e fituara kryesore janë :
1 World Music Award
3 Meteor Awards
2 Brit Awards.
Poashtu, edhe mbretëresha i ftoi personalisht që të këndojë për të.
Çmimet dhe nominimet
Viti |
Çmimet |
Kategoria |
Rezultati
|
2008 |
World Music Award |
Best Selling Irish Act |
Fituar
|
2009 |
Meteor Ireland Music Awards |
Best Album |
Fituar
|
2010 |
Meteor Ireland Music Awards |
Best Live Performance |
Fituar
|
2011 |
Brit Awards |
Best International Group |
Të nominuar
|
2012 |
World Music Awards |
World's Best Group |
Fituar
|
2013 |
Brit Awards |
Best International Group |
Të nominuar
|
Referimet
- https://web.archive.org/web/20130124024624/http://www.thescriptmusic.com/gb/biography
- https://web.archive.org/web/20141107210051/http://www.4music.com/artists/The-Script
- http://www.independent.ie/entertainment/music/oh-danny-boy-script-revel-in-chart-success-26470692.html
- https://web.archive.org/web/20120601213610/http://www.guardian.co.uk/tv-and-radio/2012/may/27/danny-odonoghue-script-voice-interview
- http://www.sputnikmusic.com/review/36503/The-Script-The-Script/
- http://www.independent.ie/entertainment/music/oh-danny-boy-script-revel-in-chart-success-26470692.html