Footnotes / references Financialet që prej 30 shtator 2023 (2023 -09-30)[update]. References:[1][2][3]
The Walt Disney Company (Kompania Walt Disney), më e njohur si Disney (sqt. DIZ-ni), është një kompani ndërkombëtare mediale dhe konglomeratargëtimi me seli kryesore në kompleksin e Walt Disney Studios në Burbenk, Kaliforni. Disney u themelua më 16 tetor 1923 nga vëllezërit Walt Disney dhe Roy O. Disney nën emrin Disney Brothers Studio; ai veproi edhe nën emrat Walt Disney Studio dhe Walt Disney Productions para se ta merrte emrin The Walt Disney Company më 1986. Në vitin 1928, Disney u ngulit si udhëheqës i industrisë së animacionit me filmin e shkurtër Steamboat Willie. Filmi përdori zërin e sinkronizuar për t'u bërë i pari film me zë në post-produksion, dhe e popullarizoi Miushin Mickey,[4] që u bë maskota dhe ikona korporative e kompanisë.
Pasi u bë sukses madhor deri në vitet 1940, Disney u zhdërvjell nëpër filma të gjallë, televizion, dhe parqe dëfrimi në vitet 1950. Megjithatë, pas vdekjes së Walt Disneyt në 1966, përfitimet e kompanisë, sidomos në dikasterin e animacionit, filluan së rëni. Në 1984, aksionarët e Disneyt e votuan Michael Eisnerin si shef ekzekutiv, që e riktheu kompaninë nga rënia me një kombinim të zgjerimit ndërkombëtar të parqeve dëfryese si dhe periudhës së Ringjalljes Disney në animacionin e viteve 1990. Në 2005, nën kryeshefin e ri Bob Iger, kompania filloi duke u zgjeruar në një konglomerat të madh argëtimi me blerjen e Marvel Studios, Lucasfilm, dhe 20th Century Studios. Në 2020, Bob Chapek u bë kreu i Disneyt pasi hyri në pension Iger. Mirëpo, Chapek u përjashtua nga kompania në 2022 dhe Iger u rivendos si kryeshef.[5]
Disney është një ndër kompanitë më të mëdhaja dhe më të njohura në botë, dhe është në vendin 53 në listën Fortune 500 të vitit 2022 të kompanive më të mëdhaja sipas të hyrave. Në 2023, kompania renditi e 87-ta në listën Forbes Global 2000.[6] Që prej themelimit, kompania ka fituar 135 Çmime Oskar, 26 prej të cilave u dhuruan Walt Disney si individ. Kompania është thënë që ka prodhuar ca prej filmave më të mirë të të gjitha kohërave, si dhe ka transformuar në thelb industrinë e parqeve të dëfrimit. Kompania, publike që prej 1940, tregton në Bursën e Nju Jorkut (NYSE) me simbolin DIS dhe ka qenë një komponent i Dow Jones Industrial Average që prej 1991. Në gusht 2020, rreth dy të tretat e aksioneve ishin në pronësi të institucioneve të mëdha financiare. Kompania festoi 100 vjetorin e saj më 16 tetor 2023.