The Vision of the Anointed është një libër nga ekonomisti, filozofi politik dhe shkrimtari Thomas Sowell ku kundërshtohen pikëpamjet e njerëzve të cilët Sowell i quan "Teflon prophets" (profetë të Teflonit), të cilët predikojnë se në mungesë të ndërhyrjes qeveritare, në të ardhmen do të ketë probleme shoqërore, ekonomike dhe ambientale. Libri u botua fillimisht në 20 qershor 1996 nga Basic Books.
Pamje e përgjithshme
Sowell shkruan se këta mendimtarë, shkrimtarë dhe aktivistë vazhdojnë të lavdërohen edhe në prani të fakteve që përgënjeshtrojnë pozicionet e tyre. Sowell shkruan se ata janë promovues të një botëkuptimi të lindur nga fantazia dhe që është i papërshkueshëm nga konsiderata të botës reale.[1]
Titulli
Titulli i librit i referohet pikëpamjes rreth natyrës njerëzore që Sowell quan "the unconstrained vision" (vizioni i pafrenuar) në librin e vet më të hershëm A Conflict of Visions, dhe që psikologu dhe linguisti Steven Pinker, në librin e tij The Blank Slate, quan "the utopian vision" (vizioni utopik).[2]
Shiko dhe
Referime dhe shënime
Lidhje të jashtme