The Politically Incorrect Guide to Capitalism Autor | Robert P. Murphy |
---|
Titulli origjinal | 'The Politically Incorrect Guide to Capitalism' |
---|
Shteti | SHBA |
---|
Gjuha | Anglisht |
---|
Seria | The Politically Incorrect Guide |
---|
Tema | Ekonomi, Kapitalizmi në SHBA |
---|
Botoi | Regnery Publishing |
---|
Faqe | 206 faqe |
---|
ISBN | ISBN 978-1-59698-504-9 |
---|
OCLC | 79860752 |
---|
Paraprihet nga | The Politically Incorrect Guide to Global Warming and Environmentalism |
---|
Përcjellet nga | The Politically Incorrect Guide to the Constitution |
---|
The Politically Incorrect Guide to Capitalism (Guida politikisht jo-korrekte për kapitalizmin) është një libër i vitit 2007, shkruar nga ekonomisti shkollës austriake të ekonomisë, Robert P. Murphy.[1] Është libri i nëntë në serinë "The Politically Incorrect Guides" të botuar nga Regnery Publishing.[2]
The Politically Incorrect Guide to Capitalism ka si qëllim të përgënjeshtrojë keqkuptimet që lindin nga ekonomia keynesiane rreth asaj se çfarë kapitalizmi është në të vërtetë.
The Politically Incorrect Guide to Capitalism argumenton se: kapitalizmi, në të kundërt nga sa pretendojnë kritikët, nuk shkakton shkatërrime ekologjike; nuk shkakton rritje të diferencave në të ardhurave dhe se ciklet e boomit dhe të shpërthimit të fluskave ekonomike nuk janë faj i kapitalizmit por i ndërhryrjes së bankave qëndrore dhe qeverive në fushën ekonomike.
Murphy argumenton se këto dukuri, që kritikët ia aribuojnë kapitalizmit (ekonomisë së tregut të lirë), janë në fakt pasojë e tentativave të qeverive për të rregulluar tregun e lirë dhe që si pasojë shtrembërojnë kërkesën dhe ofertën që normalisht do të inkurajonin alokimin më racional të mundshëm të resurseve, sikundër ruajtjen e resurseve për gjeneratat e ardhshme.
Shënime dhe referenca
Lexime të mëtejshme