Shtëpia e Shëndetit "Bogdan Vujosheviq" (malaz. Dom Zdravlja "Bogdan Vujošević") është institucion shëndetsor publik në Ulqin, Mali i Zi.
Historia
Fillimet e shërbimit të organizuar shëndersor në Ulqin, fillojnë kah fundi i Luftës së Dytë Botërore. Për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, në atë kohë banorët janë udhëzuar për qendrat shëndetsore në Tivar, Cetinë, Dubrovnik dhe Shkodër. Mjeku i parë modern në Ulqin ka qenë një rus, por në atë kohë kanë qenë prezent disa mjekë popullorë.
Ambulanta e parë ka qenë e vendosur në lagjen Rana, nga fillimi i vitit 1920. Në vitin 1923 u organizua Ambulanta anti-malarie e cila prej vitit 1929 do të zhvendoset në një objekt të ri, i cili u quajt Stacion shëndetsor, dhe ishte pranë ish-hoteleve Galeb dhe Jadran. Më 1965 u ndërtua objekti i ri i Stacionit shëndetsor, poshtë Kalasë, kurse më 1975 u ndërtua objekti i ri modern në lagjen Meraja, dhe prej atëher do të quhet Shtëpia e Shëndetit. Në periudhën prej 1963 deri më 1979, Stacioni shëndetsor i Ulqinit ishte pjesë integruese e Qendrës mjeksore të Tivarit.[1]
Më 1979, Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit u bë institucion i pavarur publik. Në prill të 1979, i gjithë bregdeti i Malit të Zi u godit nga termeti, ku objektet shëndetsore të Ulqinit u rrënuan (Shtëpia e Shëndetit dhe Stacioni shëndetsor në Katërkoll). Si donacion i Qeverisë së Republikës Popullore të Rumunisë, në lokacionin e sotëm u ndërtua objekti i ri i Shtëpisë së Shëndetit, me në sipërfaqe 3,700 metra katror.[1] Më 30 dhjetor 2003 u vendos gurthemeli i Maternitetit në Ulqin dhe më 5 shkurt 2005 u bë inaugurimi i tij, ndërsa lindja e parë është kryer ditën e nesërme.[2]
Drejtorët
Kryeshefave e Stacionit shëndetësor (1921–1973):[3]