Senati Çam

Senati Çam është një forum mbi palët që në thelbin e vet punon dhe promovon bashkimin e komunitetit çam. Në situatën e përçarë dhe jo bashkëpunuese në të cilën gjendet komuniteti çam u pa si imediate krijimi i këtij forumi me një qëllim të vetëm: Unifikimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve të Komunitetit tonë. Senati Çam do të jetë forumi më i lartë i përfaqësimit dhe unitetit të komunitetit çam dhe brenda tij do të përfshihen të gjithë individët, grupet, institutet, partitë politike dhe çdo lloj organizmi tjetër në të cilët çamët janë të përfshirë dhe të organizuar. Senati Çam do të ketë si detyrë parësore të vetën koordinimin e të gjitha ideve, zërave dhe përpjekjeve për të qenë sa më të suksesshëm në lobimin për çështjen Çame. Senati Çam do të mandatoj përfaqësuesit e vet sa herë të jetë e nevojshme për ta përfaqësuar në diskutimet për cështjen çame dhe do të thërras në interpelancë të gjithë aktorët dhe faktorët që kane lidhje me çështjen çame. Për të qënë sa më të përfaqësuar dhe rezultativ në zgjedhjet e ardhshme, Senati Çam vendosi: Mandatimin e “Lëvizjes Çame” për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm; për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Çame ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!