Ruplal House

Ruplal House
Ruplal House në fillim të 1900-ës
Alternative nameAratun House, Jamall House
LocationFarashganj, Dhaka, Bangladesh
Coordinates23°42′13.1″N 90°24′49.1″E / 23.703639°N 90.413639°E / 23.703639; 90.413639
TypeRezidencë
Length9144 m
Areambi 14 000 m2
Height2 kate
History
Builderfillimisht Stefen Aratun, pastaj Vëllezërit Ruplal dhe Raghunath Das, pastaj familja Xhamall
Founded1825
Architecture
Architectural stylesArkitektura e Rilindjes

Ruplal House (më herët e njohur si Aratun House) është një rezidencë e shekullit të XIX në zonën e Farashganxhit në Dhaka, Bangladesh. Ajo u ndërtua në bregun verior të lumit Buriganga, përkrahë digës Buckland. Rezidenca u ndërtua në vitin 1825 nga biznesmeni armen Stefen Aratun. Më vonë u ble nga dy tregëtarë të pasur, Ruplal Das dhe vëllai i tij Raghunath Das, në 1840. Më vonë një firmë arkitekturore nga Kalkuta, “Martin Company”, e rindërtoi atë.[1]

Historia

Ruplal House së pari bë e njohur në vitin 1886 kur Ruplal Dasi zhvilloi një ballo në nder të nënbretit të Indisë, Lord Dufferin-it.[2] Pas ndarjes së Indisë1947, familja e Ruplal Dasit e la atë për në Kalkuta. Në 1962, nëpërmjet një akti formal shkëmbimi, rezidencën e bleu Sidik Xhamalli.[2]

Veçoritë

Ruplal House në 1875

E ndarë në dy blloqe të pabarabarta në stile lehtësisht të ndryshme, ajo është një ndërtesë dy-katëshe. Ajo shtrihet madhështore përgjatë lumit rreth 9144 m e gjatë. Ajo përdor kolona dorike dhe kishte një orë të madhe në majë të ndërtesës, që u shkatërrua gjatë tërmetit të vitit 1897.[3] Planimetria e saj e themeleve ndjek formën e shkronjës 'E', me tre krahë që zgjaten drejt veriut, nga të cilët krahu i mesëm zgjatet rreth 1830 m. Ajo përmban një portik madhështor të mbajtur mbi një seri e lartë gjysmë-kolonash korintike me hulli, dhe kryesohet nga një pediment trekëndor, karakteristik i Arkitekturës së Rilindjes.

Dy blloqet përfshijnë në dy kate mbi 50 dhoma të madhësive të ndryshme, me një holl qëndror në katin e sipërm në krahun më mbresëlënës perëndimor, që është një holl kërcimi i zbukuruar në mënyrë elegante me një dysheme druri. Në anën veriore dhe jugore shtrihen veranda të gjera në gjithë gjatësinë e bllokut, dhe që mbahen nga gjysmë-kolona korintike të rrumbullakta ose shtylla katërkëndore tullash me harkada të segmentuara tërfilore sipër. "Ruplal House" ishte konkurentja e vetme e Ahsan Manzilit gjatë periudhës koloniale britanike.[4]

Stili dhe veçoritë arkitekturore

"Ruplal House" ka tre blloqe të veccantë me stile të ndryshme arkitekturore; këta blloqe ishin të ndarë në themele, por të lidhur në në katin e sipërm nga një harkadë. Këta tre blloqe ishin:[5]

Pamje e një verande me kolona e Ruplal House
  1. Blloku i Ruplalit, krahu perëndimor – rreth 7 620 metra2.]
  2. Blloku i Raghunathit, krahu lindor – rreth 3 657 metra2.]
  3. Blloku Qëndror, afërsisht 2 743 metra2.]
Veçoritë arkitekturore të Bllokut të Ruplalit

Blloku i Ruplalit u dizenjua në stilin Neo-klasik. Ky krah madhështor ishte katror në planimetri me një oborr qëndror katror. Kolonat e thjeshta i japin oborrit ndjesinë e dritës dhe përpjesëtimit. Dhomat u vendosën rreth këtij oborri qëndror në mënyrë që të krijonin privaci. Hyrja e tij kryesore është nga portiku verior me një pediment trekëndor mbi kolona të hullizuara, e me kapitele të stilit korintik, që vënë në dukje hyrjen dhe hyrjen e tij dytësore nga oborri përmes serisë së harkadave që janë mjaft ftuese. Blloku i shërbimeve me lartësi më të ulët është lehtësisht i shkëputur nga blloku kryesor.

Veçoritë strukturore të Bllokut të Ruplalit

Themelet: themelet peshë mbajtëse me tulla janë përdorur si superstrukturë pa përdorur ndonjë përforcim. Nuk shfaq ndonjë shenjë çarjeje apo plasaritje në themele. Plinta është 5 cm nga toka.

Muret: Janë peshë-mbajtës 63.5 cm të trashë. Punimi me tulla është i shtresëzuar në mur. LLaçi me gëlqere është përdorur si material lidhës dhe suva. Kolonat: Tre lloje kolonash; kolona Neo-korintike, cilindrike dhe drejtkëndore. Harkadat: Shërbejnë si trarë prej tulle mbi dyer, dritare dhe daljet e ajrimit. Trarët: Trarët prej çeliku: Për zgjatje më të madhe përdoren trarë të dyfishtë çeliku. Trarët prej çeliku janë të madhësisë 7.62 cm x 15.24 cm, 10.16 cm x 20.32 cm dhe 15.24 cm x 30.48 cm. Trarët prej druri: Janë të madhësisë 7.62 cm x 7.62 cm. Dyshemeja: dysheme e shtresëzuar 27.94 cm trashë prej oksidi të kuq, pllaka me tulla, llaç gëlqeror. Shkallët: shkallët prej druri: një shkallë është pjesërisht e përforcuar. Shkallët prej druri janë përforcuar me shirita hekuri. Materialet: Tullat janë përdorur si materiali kryesor i ndërtimit. Ato janë të madhësive dhe formave të ndryshme. Pllaka tulle janë përdorur në kornizë. Suvaja: Llaç gëlqeror. në mure dhe kolona nuk shihen plasaritje pasi është përdorur kollë. Materiale zbukuruese: pllaka mermeri, terrazzo, oksid i kuq, qelq i ngjyrosur.

Veçoritë arkitekturore të bllokut të Raghunathit
Pamje e Ruplal House afër lumit

Ky bllok, që ndodhet në pjesën lindore të kompleksit, ka stil të ndryshëm arkitekturor. Nuk ka harkada në façatën e oborrit të hyrjes në veri. Kapitelet nuk janë korintikë, por duken më shumë me prejardhje indiane. Këto kolona janë kryesisht cilindrike prej tullash me kapitele të thjeshta katërkëndore. Punimi i këtij blloku në fakt është më i zakonshëm se ai në Bllokun e Ruplalit. Ky bllok përbëhet nga dy oborre drejtkëndore. Dhomat janë më gjatësore.

Zonimi dhe hierarkia e hapësirave

Është e dallueshme një përpjekje për ta zonuar. Zonat e shërbimit janë grupuar bashkë dhe vendosur anën e mbrapme të ndërtesës dhe shkallët janë në kënde. Duke ngjitur shkallët, shpaloset një sekuencë graduale hapësirash në zonat e ndërmjetme – verandat, përgjatë dhomave të qëndrimit deri te dhomat e gjumit dhe përtej saj, oborri i brendshëm i hapur dhe në fund blloqet e shërbimit.

Ndriçimi dhe ventilimi

Dy oborret e brendshme të hapur, shërbejnë si puse drite, duke lejuar dritë të mjaftueshme dhe ajrim për dhomat e të dy kateve. Çdo dhomë ka një numër të madh dyerësh dhe dritaresh.

Veçoritë strukturore të Bllokut të Raghunathit

Muret peshë-mbajtës 55.88cm me tulla si Blloku i Ruplalit. Këtu janë përdorur tulla dhe llaç gëlqeror. Muret janë lyer me gëlqere dhe bojë. Dyshemetë janë ndërtuar me pllaka balte të pjekur të mbuluara me llaç gëlqeror dhe janë lyer me oksid të kuq.

Tavani mbështetet mbi trarë druri që shtrihen në gjatësinë e secilës pllakë. Kjo kornizë është e mbështetur në mure me pllaka çeliku. Mungojnë trarët prej çeliku. Çatia ka një shtresë tarracimi gëlqeror. Përdoren harqe prej tullash.

Pamje e Ruplal House afër bregut të lumit
Veçoritë arkitekturore të Bllokut Qëndror

Ky bllok ka ngjashmëri me Bllokun e Ruplalit, por në planimetri është shumë i ngjashëm me Ahsan Manzilin, një ndërtesë e të njëjtës kohë. Dy harkada portikësh e lidhin atë me blloqet e Ruplalit dhe Raghunathit, që janë trajtuar në mënyrë të ndryshme. Harkada e portikut perëndimor ka në krye një fronton thelbësisht oriental që duket se është një shtesë e mëvonshme. Harkada lindore, nga ana tjetër, vijon në të njëjtin stil si Blloku Qëndror. Ky bllok përbëhet nga infrastruktura rekreacionale, si dhomat e kërcimit, holli i muzikës klasike etj. Në të dy anët e bllokut ka veranda të dyfishta, që e bëjnë vendin të hapur dhe krijon marrëdhënie midis mjedisit të jashtëm dhe brendësisë. Për shkak të hapjeve të mëdha në çdo mur dhomat janë të ndriçuara përshtatshëm në mënyrë natyrore. Trashësia e madhe e murit e mbron ndërtesën termikisht.

Veçoritë strukturore të Bllokut Qëndror

Ky bllok është ndërtuar me mure peshë-mbajtës; kolonat janë përdorur në veranda dhe portikë. Muri 76.2cm i trashë, i gjithi i ndërtuar me tulla, për shkak të sallës së kërcimit 6.7056m të lartë.

Dyshemetë janë shtruar me pllaka balte të pjekur që qëndrojnë mbi një sistem rrjetë druri dhe pastaj me një shtresë llaçi gëlqeror mbi të. Veçoria më tërheqëse e sallës së kërcimit është dyshemeja e saj prej druri që është shtruar me parket dhe qëndron mbi trarë të trashë druri. Kolonat cilindrike janë ndërtuar me tulla rrethore, ashtu si shumica e hapjeve harkore, që kanë përjashtuar kështu përdorimin e trarëve. Muret, gjithashtu prej tulle që është materiali kryesor strukturor, janë të gjithë peshë-mbajtëse. Shkallët prej druri mbështeten prej një sistemi kornizë trarësh. Ndërsa në shtrimin e dyshemeve janë përdorur pllakat prej balte të pjekur. Kurse si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror gjithashtu edhe në dyshemenë e sallës së kërcimit. Ndërsa druri është përdorur në krijimin e sistemit të trarëve. Në sistemin e trarëve janë përdorur edhe trarë çeliku si përforcues. Në ndërtimin e shtyllave, qemerëve etj. janë përdorur tulla të përmasave të ndryshme. Zbukurimi i tavanit të sallës së kërcimit dhe vendeve të tjera të dekoruara është bërë me mozaikë të ndërlikuar. Gjithashtu në tavanin e sallës së kërcimit ka edhe pasqyra. Për të krijuar cilësinë dramatike të hapësirës është përdorur qelqi i ngjyrosur. Ndërsa dyshemeja e verandës është bërë me pllaka mermeri.

Begraundi

Rooplal Dasi ishte xhamindar dhe tregëtar. Ai ishte anëtari i parë i arsimuar i familjes së tij. Në provimin Probeshika ai u rendit i pari dhe ishte një adhurues i madh i muzikës. Ai nuk shpenzonte shumë në çështje shoqërore por shpenzonte shumë për muzikantët. Ruplal House është e shquar për bujtjen e aktiviteteve kulturore të kohës. Gurutë e muzikës klasike indiane si Ostad Alaudin Khani, Ostad Vall Ullah Khani dhe Lakshmi Devi u ftuan rregullisht në shfaqje. Në 1888 kur Lord Dafrin u ftua për të vizituar Dhakën nga paria e kohës. Midis Ahsan Manzilit dhe Ruplal House-it u zhvillua një garë, që me votat e parisë u fitua nga Ruplal House; kjo e shtoi rëndësi politike të Ruplal House-it në atë kohë. Për të shfaqur statusin e tyre shoqëror ata shpenzuan shumë për ta zbukuruar atë.

pamje e rezidencës me tregtarët zaptues

Pas tërmetit të vitit 1897 kulla e orës së rezidencës u rrëzua dhe familja e zhvendosi rezidencën e saj në një tjetër vend. Rezidenca e madhe u braktis për 50 vite. Historia e Pazarit Shjam fillon pasi familja Das e la shtëpinë. Në anën lindore të Ruplal House ndodhej një kopësht i emërtuar 'Roghubabur Bagaan' si dhe një pellg i emërtuar 'Pellgu Shajambabur'. Pasi familja e la shtëpinë, kopështi e humbi bukurinë e tij për shkak të mosmirëmbajtjes. Atëherë aty filloi tregu i njohur si Pazari Shjam. Mjedisi përreth ujëmbledhësit u zhvillua si një zonë e pasur rezidenciale që u zu kryesisht nga oficerë dhe tregtarë evropianë të klasës së lartë. Por nga viti 1930 bregu i lumit e humbi cilësinë e tij rezidenciale dhe u zhvillua si një zonë tepër komerciale.

Familja Das e la Dhakën pas ndarjes së Indisë në 1947. Në vitin 1958 Ruplal House-in dhe disa shtëpi të tjera në Dhaka i bleu Familja Xhamall në shkëmbim të shtëpisë së tyre në zonën shik të Auckland SquareKalkuta. Mohamed Sidik Xhamall dhe vëllai i tij më i ri, Ibrahim Sidik Xhamall u bënë bashkëpronarët e Ruplal House-it duke e riemërtuar atë "Jamall House". Mohamed Sidik Xhamalli biri i tij Husain Sidik Xhamalli jetuan në katin e parë. Një tjetër djalë, Habib Sidik Xhamalli jetoi në katin e sipërm. Kati përdhes u përdor si një kamp policor zyrë të ardhurash. Mohamed Sidik Xhamalli dhe familja e tij ikën në Indi dhe perëndim në 1976. Shumica e nipërve të tij dh e vëllait të tij Ibrahim Sidik Xhamallit mërguan në ShBA, U.K., Kanada, Australi dhe vendet e Gjirit, megjithatë mund të prentendojnë pronësinë. Një pjesë e katit të parë të bllokut të 'Jamall House-it' u përdor nga Shkolla Përgatitëse princ Karim Ago Khan nga viti 1958. Në 1973 rezidenca u shndërrua në një kolegj, por kjo zgjati vetëm 16 ditë. Më vonë ajo u përdor si banesë rezidenciale e familjeve të nënoficerëve dhe oficerëve të rinj të ushtrisë. Blloku Roghunath është nën pronësi private që nga viti 1948. Tani ndërtesa funksionon edhe si një kompleks rezidencial edhe si kompleks komercial. Është e mbushur me shitës erëzash dhe perimesh dhe nga një ngulim i pa-autorizuar zaptuesish, që kanë ngritur baraka dhe kasolle përballë ndërtesës. Blloku lindor ka një pronar që e përdor si banesë në katin e parë dhe depo në katin përdhes.

Farashganxhi

1730 francezët erdhën në Dhaka për të ngritur sipërmarrjet e tyre. Ata blenë një shtëpi në bregun Burigangës nga Xhamindar Sheikh Mutiullah-u dhe bënë kuthin e tyre në vend, tashmë të njohur si Ahsan Manzili. Naib Nazimi, Navazish Ali Khani u dha leje atyre të ndërtonin tregun e tyre në zonë, kështu ajo u emërtua 'Frençganxh', por për vendasit ajo u njoh si 'Farashganxh'. Francezët nuk mundën të përfitojnë shumë, kështu që e lanë atë në 1784. Xhamindar Pogose armen e mori me qera pronën nga qeveria britanike.

Buckland Bandi

Në vitin 1680 një digë apo argjinaturë u ndërtua përgjatë bregut të lumit Buriganga për ta mbrojtur bregun nga përmbytjet dhe erozioni, ashtu si dhe për të mundësuar një zonë rekreacionale përgjatë Burigangës. Në 1864, ajo u ndërtua nga komisioneri C.T. Buckland, prandaj u njoh si Buckland Bandi. Band është një fjalë hindi (Hindi: बंद) që tregon një rrethim dytësor, tipikisht të përbërë nga një mur, që rrethon një ujëmbledhës ose një mekanizëm për të mos lejuar rrjedhjet, rrjedhjet ose një argjinaturë. Buckland Bandi ishte një vend grumbullimi i ri për banorët e Dhakës; ata vinin këtu të shijonin pamjen e lumit. Sipas autobiografisë së Ridoai Nath Moxhhumderit, në fillim aty u vendosën 12 banka çeliku që nuk ishin të mjaftueshme. Kështu u shtuan tetë banka të tjera. Turma që vizitonte Buckland Bandin në atë kohë provonte se ai ishte një vend shumë i freskët dhe madje edhe sot pas pothuaj 300 viteve vendi është ende i përdorur si një vend grumbullimi shoqëror nga banorët vendorë. Ndërtimi i argjinaturës e shndërroi zonën në një vend shumë të pëlqyer dhe një sërë zamindarësh filluan të ngrinin banesat e tyre te dhe përreth bandit.

Gjendja e tanishme

Sot, Ruplal House është e zënë nga shitësit vendorë të erëzave dhe perimeve dhe një ngulim i paautorizuar zaptuesish. Së fundmi ka qenë "mbrojtur" nga by the Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit; por një ngulim zaptuesish vijon ende të mbajë pjesë të kompleksit. Nevojitet urgjentisht veprimi për të ruajtur këtë strukturë arkitekturore nga degradimi i mëtejshëm. Tashmë mjedisi përreth Ruplal House, duke përfshirë edhe zonën e Argjinaturës Buckland, përbëhet nga tregu më i madh i erëzave të Dhakës. Tregëtarët me shumicë të tipeve të ndryshme të erëzave e kanë zaptuar të gjithë zonën. Madje edhe brenda rezidencës janë futur disa familje. Pjesa tjetër e kompleksit, e njohur si Blloku i Raghunathit, i është dorëzuar një familjeje me origjinë indiane nga pasardhësit e Raghunath Babusë. Një numër i mirë i dyqaneve të erëzave tashmë po punojnë edhe në këtë pjesë. [6]

Shiko edhe

Referime

  1. ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection". The Daily Star (në anglisht). 27 gusht 2018. Marrë më 31 gusht 2018.
  2. ^ a b Durdana Ghias (22 prill 2007). "Ruplal House: Unique features in wholesale wreck". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2018. Marrë më 31 gusht 2018.
  3. ^ Muntasir Uddin Khan Mamun (1993). Dhaka Smriti Bismritir Nagari (në ben). Vëll. 1. Bangla Academy. fq. 257. isbn-10 9840728202, isbn-13 9789840728206.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  4. ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection". The Daily Star (në anglisht). 27 gusht 2018.
  5. ^ Sanjida Ahmed Sinthia (2010). Sustainable revitalization of the traditional old urban mansion: Ruplal house (pdf) (në anglisht). Lund University-Sida.
  6. ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection" (në anglisht). 27 gusht 2018.

Lidhje të jashtme

Read other articles:

2022 American gothic horror television series Interview with the VampireTitle card for the first episodeAlso known asAnne Rice's Interview with the VampireGenre Gothic horror[1] Gothic romance[2] Southern Gothic[3] Vampire drama[4] Dark fantasy[5] Created byRolin JonesBased onThe Vampire Chroniclesby Anne RiceStarring Jacob Anderson Sam Reid Eric Bogosian Bailey Bass Assad Zaman Opening themeInterview with the OrchestraComposerDaniel HartCountry of orig...

 

أبو جرج  -  قرية مصرية -  تقسيم إداري البلد  مصر المحافظة محافظة المنيا المركز بني مزار المسؤولون إحداثيات 28°32′07″N 30°47′27″E / 28.535183°N 30.790803°E / 28.535183; 30.790803  السكان التعداد السكاني 26094 نسمة (إحصاء 2006) معلومات أخرى التوقيت ت ع م+02:00  تعديل مصدري - تعدي...

 

جزء من سلسلة مقالات حولاقتصاد تاريخأفرع تاريخ الاقتصاد مدارس الاقتصاد اقتصاد سائد اقتصاد بدعي المنهجية الاقتصادية اقتصاد سياسي الاقتصاد الجزئي الاقتصاد الكلي اقتصاد دولي اقتصاد تطبيقي اقتصاد رياضي اقتصاد قياسي المفاهيمالنظريةالتقنيات الأنظمة الاقتصادية النمو الاقتص...

Lucio Saggioro Información personalNombre de nacimiento Lucio Francesco SaggioroNacimiento 1970 (San Salvaro, Urbana, Padua, Véneto, Italia)Nacionalidad ItalianaReligión Iglesia católica Lengua materna Véneto EducaciónEducado en Pontificia Universidad Lateranense Información profesionalOcupación Monje capuchinoConocido por Lutxo SaggioroOrden religiosa Orden de Frailes Menores Capuchinos [editar datos en Wikidata] Lucio Saggioro[1]​[2]​ (San Salvaro, Urbana,...

 

Artikel ini sedang dalam perubahan besar untuk sementara waktu.Untuk menghindari konflik penyuntingan, dimohon jangan melakukan penyuntingan selama pesan ini ditampilkan.Halaman ini terakhir disunting oleh DayakSibiriak (Kontrib • Log) 191 hari 17 menit lalu. Pesan ini dapat dihapus jika halaman ini sudah tidak disunting dalam beberapa jam. Jika Anda adalah penyunting yang menambahkan templat ini, harap diingat untuk menghapusnya setelah selesai atau menggantikannya dengan {{Under...

 

This article needs additional citations for verification. Please help improve this article by adding citations to reliable sources. Unsourced material may be challenged and removed.Find sources: List of Montenegrins – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (November 2020) (Learn how and when to remove this template message) List of Montenegrins is a list of notable people who were Montenegrin by their personal or ancestral ethnicity. This is a dyn...

Taekwondo competition Women's 49 kgat the Games of the XXVIII OlympiadVenueFaliro Coastal Zone Olympic ComplexDate26 AugustCompetitors15 from 15 nationsMedalists Chen Shih-Hsin Chinese Taipei Yanelis Labrada Cuba Yaowapa Boorapolchai Thailand← 20002008 → Taekwondo at the2004 Summer OlympicsQualificationMenWomen58 kg49 kg68 kg57 kg80 kg67 kg+80 kg+67 kgvte The women's 49 kg competition in taekwondo at the 2004 Summer Olympics in Athens took p...

 

Eclipse penumbral de luna7 de julio de 2009 Previo Eclipse | Eclipse total | Saros Posterior Eclipse | Eclipse total |Saros La Luna pasando a través del extremo sur de la sombra penumbral de la Tierra. N.º de Saros 110 (71 de 72) Duración (h:min:s) Penumbra 1:05:50 Contactos P1 08:32:48 UTC Mayor 9:38:38 UTC P4 10:44:27 UTC Representación del movimiento de la Luna sobre la penumbra de la Tierra, durante el nodo ascendente del satélite, en la constelación de Segitario, a lo largo de 24 h...

 

هذه المقالة بحاجة لصندوق معلومات. فضلًا ساعد في تحسين هذه المقالة بإضافة صندوق معلومات مخصص إليها. نشأت كلية المجتمع بالمجمعة عام 1425هـ، وتعد حاليا إحدى كليات جامعة المجمعة، التي تقع في محافظة المجمعة (وهي إحدى محافظات شمال الرياض) في المملكة العربية السعودية. وتضم الكلية ثل

This article relies largely or entirely on a single source. Relevant discussion may be found on the talk page. Please help improve this article by introducing citations to additional sources.Find sources: Performance driving techniques – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (May 2023) Performance Driving is categorized as a driver of an automobile utilizing specific techniques[1] to maximize the performance potential (See also vehicle dy...

 

American politician (1884–1968) This article has multiple issues. Please help improve it or discuss these issues on the talk page. (Learn how and when to remove these template messages) This article includes a list of references, related reading, or external links, but its sources remain unclear because it lacks inline citations. Please help to improve this article by introducing more precise citations. (March 2013) (Learn how and when to remove this template message) This article needs add...

 

In Greek mythology, Elara /ˈɛlərə/, Elare or Alera (Ancient Greek: Ἐλάρα, Ἐλάραη or Ἀλέρα),[1] also called Larissa[2], was a mortal princess, the daughter of King Orchomenus and mother of the giant Tityos by Zeus. In some accounts, she was described as the daughter of Minyas instead.[3][4] Myth Zeus fell in love with Elara and hid her from his wife Hera's jealous rage by placing her deep beneath the Earth. This was where she gave birth to...

Xherdan Shaqiri Shaqiri dengan Tim nasional sepak bola Swiss Di Piala Dunia 2018Informasi pribadiNama lengkap Xherdan ShaqiriTanggal lahir 10 Oktober 1991 (umur 32)Tempat lahir Gnjilane, YugoslaviaTinggi 1,69 m (5 ft 6+1⁄2 in)[1]Posisi bermain Gelandang serangInformasi klubKlub saat ini Chicago Fire FCNomor 10Karier junior1999–2001 SV Augst2001–2009 FC BaselKarier senior*Tahun Tim Tampil (Gol)2007–2009 FC Basel U-21 19 (8)2009–2012 FC Basel 92 (18)201...

 

الدائرة القطبية الجنوبيةمعلومات عامةالقارة القارة القطبية الجنوبية تقع في التقسيم الإداري منطقة معاهدة القطب الجنوبي الإحداثيات 66°34′S 0°00′E / 66.57°S 0°E / -66.57; 0 النقيض الدائرة القطبية الشمالية تعديل - تعديل مصدري - تعديل ويكي بيانات الدائرة القطبية الجنوبية بال...

 

Constituency of the Kerala legislative assembly in India ChengannurConstituency for theCollege of Engineering ChengannurConstituency detailsCountryIndiaDistrictAlappuzhaEstablished1957Total electors2,06,858 (2021)ReservationNoneMember of Legislative AssemblyIncumbent Saji Cheriyan PartyCPI(M)Alliance  LDFElected year2021 Chengannur State assembly constituency is one of the 140 state legislative assembly constituencies in Kerala state in southern India. It is also one of the 7 state ...

Train in India This article does not cite any sources. Please help improve this article by adding citations to reliable sources. Unsourced material may be challenged and removed.Find sources: Gol Gumbaz Express – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (March 2011) (Learn how and when to remove this template message) Gol Gumbaz ExpressOverviewService typeExpressLocaleKarnataka,MaharashtraFirst service1 April 1971; 52 years ago (19...

 

In baseball, illegally changing the course of play from what is expected For fielders obstructing baserunners, see Obstruction (baseball). In baseball, interference occurs in situations in which a person illegally changes the course of play from what is expected. Interference might be committed by players on the offense, players not currently in the game, catchers, umpires, or spectators. Each type of interference is covered differently by the rules.[1] Offensive interference A runner...

 

American politician Marc KormanMajority Leader of the Maryland House of DelegatesIn officeJanuary 5, 2023 – May 17, 2023Preceded byEric LuedtkeSucceeded byDavid MoonMember of the Maryland House of Delegatesfrom the 16th districtIncumbentAssumed office January 14, 2015Serving with Sara N. Love, Ariana Kelly, William FrickPreceded bySusan C. Lee Personal detailsBornMarc Alan Korman (1981-09-21) September 21, 1981 (age 42)Rockville, Maryland, U.S.Political...

Supervised program for children conducted during the summer months Not to be confused with Summer school. This article needs additional citations for verification. Please help improve this article by adding citations to reliable sources. Unsourced material may be challenged and removed.Find sources: Summer camp – news · newspapers · books · scholar · JSTOR (June 2017) (Learn how and when to remove this template message) Attendees of summer camps often ...

 

480i, 525/60 — стандарт разложения, одобренный FCC в 1941 году для чёрно-белого телевидения в США[1]. Он разработан Национальным комитетом по телевизионным стандартам во время первого созыва, и поэтому носит название NTSC-I[Примечание 1]. После Второй мировой войны и до насто...

 

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!