Rrethi i Kurbinit

41°22′N 19°25′E / 41.37°N 19.42°E / 41.37; 19.42 Rrethi i Kurbinit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Lezhës. Rrethi i Kurbinit ka 54,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 235 km² dhe kryeqendër Laçin. Kufiri verijorë i Kurbinit fillon nga bregu i lumit Matë dhe nga jugu ndanë lumi Drojë me Mysien që quhej Arbëri ku ishte principatë e Gjergj Strazimiri Balshës nipit të Gjergj Kastriotit nga perëndimi kufizohet me detin Adriatik,kurse nga lindja në malin e Trodhnës dhe Krujën,veri lindje me Matin Kurbini kishte gjatë mesjetës së hershme dy kështjella një në Daul ku kontrollon gjithë luginën e Hurdhazës që dikur quhej Kurbin,sotë ka emrat e mesjetës së vonë Gallatë edhe Skuraj,zëvendësuan emrin Kurbin se me lëvizjen e popullsisë ranë në zonën fushore mori emrin Kurbin gjithë Krahina e sotme



Kishte edhe kalanë e Sebastes që ndodhet në jug lindje të kishës Shën Ndout Lac këto dy kala adminstroheshin nga familja Fisnike e princit vendas Progon Gjonima (Jonima)që si seli e kishin në Gjormin e sotë që dikur quhej Gjonëm në emrin e princit të Zonës kishte edhe portin dhe kryporet në grygderdhje të lumit Matë në Milot

Ka një hidrocentral në Shkopet

Historia

Emrin Kurbin në dokumentacionin historik na del më 1457 Curbino, 1467 Kurbin, 1570 Curbin, 1583 Kurbin, 1634 Curbin, 1638 Corbin,1641 Curbin, 1644 Corbin, 1650 Corbino, 1672 Curbin, 1673 Corbin. Me 1689, ne nje harte te geografit italian, Giacimo Cantelli, gjendet emri Corvino, ne luginen lumit Urdhaza. Kjo harte e kushtuar Gjon Fraçesk Albanit, 11 vjet para se te bahej Pape Klementi XI me origjine nga Laçi, nip i Mikele Laçit e bijve te tij, Filip ,e Gjergj, luftetare te Skenderbeut, qe u larguan nga shqiperia me 1464 dhe u vendosen ne qytetin Urbino te Italise. Ky pape organizon kuvendin e Arbrit ne Merçine te Lezhes. Emri Kurbin del po ashtu edhe më 1702 dhe 1703. te kaluaren krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Ndre Mjeda, e lidh origjinen e emrit nga fisi ilir te lasht Karavante, para pushtimit romak, me kryeqytet Karavante, qe mendohet te kete qene te vendi qe quhet Djerra e Selites. .Kurbini përmendet si krahinë ndër dokumente me sa dimë vonë në shekullin e XV, kur Papa Kalisti II në vitin 1457 i jepte leje abatit të Shën Prendes së Kurbinit të bashkonte manastirin e Shën Gjergjit me atë të Shën Mërisë së Ndërfanës, dëmtuar prej turqve , kur edhe përmendet Santa Venera di Curbino, që ishte qendra ipeshkvore. Për më shumë se dy shekuj duke filluar nga ai i XVII, ky emër përveçse si emër krahine përdoret edhe për Shën Prenden ku ishte vendosur Selia Ipeshkvore e Arbërit (1615-1640) mandej ajo Durrësit (1640-1858), përmes datimit të këtyre dokumenteve në Kurbin, d.m.th. në Shën Prende.

Në periudhën e Mesjetës Kurbini është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Ne shek. Xii krahina ishte principate e Skurajve, qe ishte zgjeruar shume, deri ne Vlore, me Princ Aleksander Skura. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë.Me vone principata e Skurajve u zvodlue ne krahinen e Kurbinit e kaloi nen pri,cipaten e Topijajve, pastaj te Kastrioteve. Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Skuraj u be nje baze e forte ushtarake e Skenderbeut, ku me Milotin dhe fshatrat janë historikisht i qendruen perkrah dhe mbështetëse te luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për tu përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht “ku kanunet e Flamurit e të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u bënë shtesë në kanunin e Lekë Dukagjinit. Kuvend i organizuar e kryesuar nga Gjin Pjeter Perviizi i Skurajt, i njohur si perfaqesues i vegjelise e Plak i pare i 45 pleqve te semtit. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1903 – 1906 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët vendas nn udheheqjen e Gjin Pjeter Pervizit, ne lidhje te vazhdueshme me Imzot Nikolle Kacorrin (nenkryetar i qeverise se Vlores), Prend Bardhit, (arqipeshkvi i Durresit nga Delbnishti) dhe At Shtjefen Gjecovi OFM, asokohe famullitar i Lacit, bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti Gjin Pjetri Mark Pervizi dhe luftetare përfaqësues të tjerë të Milotit dhe të gjithe krahinës. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe,do të bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 – 1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18 km i gjatë, i shtruar me kalldrëm dhe me të gjitha veprat e artit. Në vitin 1934 mbreti Zog do të financonte ndërtimin e urës mbi lumin Mat, sipas projektit të arkitektëve europianë e të zbatuar nga arkitekti shkodran Gjovalin Gjadri.

Ne periudhen 1920-1939, nje figure tjeter e shquar patruiotike do te dilte nga Skuraj, nipi i Gjin Pjetrit, Prenk Pervizi, ushtaraku me pergatitjen me te larte si Akademia e Austrise e Shkolla e lUftes e Torinos.

Ai do te percillte gjithe historine e Shqiperise deri 1946, duke arritur graden e larte Gjeneral e Ministe i Mbrojtjes. Kushtuar Shqqiperise etnike e mbrojtjes se Kosoves, Perfaqesues i Shqiperise ne takime ushtarake nderkombetare, dhe mbrojtes i Shqiperise se bashkuar ne nje shtet. marrje e pushtetit nga komunistet e detyron te sendroej ne mala deri 1946, ku largohet jashte shettit. nder e krenartia e Kurbinit. me perpara ne Sqhiperi ishte krijuar ajo qe u qeuejt lufte nacional çlirimtare, por qe kishte qellim te vendosjes se nje diktature te eger , lidhur ngushte me Jugosllavine, Bashkimin Sovietik e Kinen. Ne kete lufte u perfshine edhe disa te rinj kurbinas, te mashtruar nga propaganda komuniste, me idealin e luftes kuder pushtuesit. Nder ta u shqua milotasi Ndoc Deda, nga famimja patriote e Markakolajve,

qe mbeti i vrare ne ne nje Perkje ne Vig t Mirdits , Hero Kombetar. Ndos d deda, gjate rinis shkollore, i perjashtuar, dhe po ashtu i pushuar nga puna. pati mbrojtjen e Prenk Pervizit, qe nuk lejoi te neperkambej e i siguroj pse fundi pune ne posten e Milotit, perj ku s'guxoi kush ta luente. Gjate deiktature komuniste, edhe Kurbini e pesoi me pushkatime, burgje e internime, dhe nje nga famimjet me te persektuara e masakruara ishte ajo e Prenk Pervizit, ku u perfshihe edhe kusherijt e fisi i patrioteit Gjin Pjetri, me shtepi te djegura e njerez te vrare, te burgosur e internuar. Ne kete vazhde kriminale, s' kursyen familje te tjera te nderuara kurbinase: Miri, Lalaj, Qipi, Piroli, Leka, Toska, Bami, etj.

Ne mal qendruan trima e luftetare te shqua te lirise qe iu kundervune sistemit diktatorial m'eme arme ne dore. Fashit Skura, figuronte i paçliruar deri me korrik 1952, nga, kur u vrane tre nipat e Gjin Pjetrit dhe Prenk Pertvizit, Ndue Gjergji, Preng Lleshi e Ndue Pal Gjini (vellai i tij Nikolla, ishte vra nga UDB-ja) etjeri Gjini vdekur ne Tepelene). Ne Burizane u vrane trima te tjere, Nikolll Qipi, Lok Piroli, Pal lLala, etj. Ne Kruje varet i riu Ndue Doçi. Ne Gurrez pushkatoihen 10 burra te Mrajve. Ky ishte rezultati i asaj qe u quejt lufte NCl. dhe u kthtye ne terror mizor mbi poullin shqiptar ku u perfshi dhe Kurbini. Nga ana tjeter, gjoja veper e madhe industriale, qe quhej e sukseseme, ishte uzina e Superosfatit, qe helmatisi gjithe Laçin, e puntoret semureshin rende gjenin vdekjen nga kanceri dhe o prekje te mushkerive., por qe kishte helmatisur edhe kulturat bujqesore; kryesisht frutore. Kurbini, pas stuhise se diktatures, po gjen ate liri dhe zhvillim qe i ishte ndaluar. Pavaresisht nga disa te meta, persa i perket nje papunesie te pa justifikuar, qe rendon mbi famimjet, nga ana tjeter gezon te gjithe te drejtat qe i ishin mohuar e shtypur.

Njerezit kane mundesin te bredhin gjithe boten, kur nga kuifiri s'dilte dot as zogu as miza. Flasin e shprehen pa frike, jo vetem shqip, por edhe ne gjuhe te huaja, qe me pare nuk flisnin dot. Shikon ndertimete bukura kudo, hotele, pallate, e pastaj rruget, fund e krye Shqiperise, te shtruiara. Po ne Kurbin, qarkullimi eshte afre i rregull e i bukur, ku gjithe rruq get jane shtrua si duhet, atje ku ny nuk kalonte dot as qerrja me buaj.

Gjeografia

Krahina e Kurbinit shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme në zonën midis lumenjve Mat në veri dhe Drojë në jug. Nga veriu kufizohet me rrethet e Lezhës dhe të Mirditës, në lindje me rrethin e Matit, në jug me rrethet Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik. Rrethi i Kurbinit ka një sipërfaqe prej 271 km 2 dhe një popullsi prej 74 000 banorësh. Ka 1 njësi vendore prej të cilave 1 është bashki; Laçi dhe 3 janë njësi administrative, Mamurrasi, Miloti dhe Fushëkuqja. Qytete janë Laçi (35 000 banorë), Mamurrasi (9 000 banorë) dhe Miloti (5 000 banorë). Pjesa lindore e kësaj krahine është pothuajse krejt male në të cilën dallohen dy vargmale të cilat ecin pothuajse paralel me njëri tjetrin, njëri prej të cilëve ai lindor është vargmali i Skënderbeut (22 km gjatësi), ndërsa tjetri vargmali perëndimor është vargmali Krujë - Dajt. Dy vargmalet i ndan në mes lumi i Hurdhazës që buron nga Mali i Skënderbeut në Vinjollë, kurse pjesa perëndimore është fushë. Mali i Skënderbeut nis nga Shkopeti kalon në majën e Mëllezës (1123 m) e vijon me majën e Hithit 1316 m, duke mbërritur pikën më të lartë në majën e liqenit (1724 m). Vargmali perëndimor ka pikën me të lartë në majën e Kunorës sipër Milotit (745 m) e ndjekuar afër saj nga maja e Sukës (675 m). Kurbini ndodhet 45 km larg kryeqytetit, 65 km nga porti i Durrësit,20 km nga porti i Shëngjinit dhe 40 km larg aeroportit Kombëtar Nënë Tereza. Qyteti i Milotit është nyja lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare. Në territorin e sajë ka edhe një bregdet që mbetet ende i pashfrytëzuar, ku ofrohen resurse mjaft të përshtatshme për zhvillimin e turizmit ,por edhe një vend ku mund të kalohen pushime të këndshme(Plazhi dhe luguna e Patokut dhe Plazhi i Adriatikut).

Relievi

Kurbini ka një reliev të larmishëm, me fusha në pjesën perendimore,në pjesën lindore me male dhe në veri lugina e Matit. Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Mat është 103 m3 në sekondë. Sasia e lëndëve inerte pezull është 2.000.000 m3 në vit,duke u shfrytëzuar si një nga ekonomitë më produktive të zonës. Ujrat e lumit Mat kanë mineralizim të ulët dhe një temperaturë mesatare që lëkundet nga 5,3 gradë celcius në janar deri në 19,9 gradë celcius në gusht.

Klima

Në territorin e rrethit të Kurbinit mbizotëron klima mesdhetare, me bregdet, fusha pjellore, kodrina të ulëta, vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit dhe pyje të dendur. Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët, është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore bie dëborë në dimër.Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të hidrocentraleve ku shpejtësia e tyre arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit. Nga pikëpamja e temperaturave vërehen amplituda të mëdha midis dimrit dhe verës. Temperatura mesatare vjetore është 15.6 gradë celcius, kurse amplituda mesatare është 18 gradë celcius. Reshjet në territorin e Komunës kanë një shpërndarje të pabarabartë. Sasia mesatare e reshjeve është 1350mm në vit. Në zonën malore, kryesisht aty ku bie dëborë në dimër, reshjet janë të pranishme edhe gjatë verës, kurse në zonën kodrinore dhe fushore vera është e thatë. Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell.

Flora dhe Fauna

Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha). Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonën tonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë. Fauna është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur. Në ujrat e ëmbla rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.

Demografia

Në organizimin e vjetër administrativ Kurbini kishte 16 fshatra. Skuraj, Nuajë, Vinjollë, Milot, Malbardhë,Shullaz, Selitë, Gjonë, Laç, Daulë, Mafsheq, Shëmri, Gallatë, Shkretë, Delbnisht, Zhejë, më pas disa prej tyre kanë ardhur duke u pakësuar nga popullsia e për rrjedhojë i janë bashkangjitur qendrës së tyre apo fshtrave fqinjë sikurse ka ndodhur me Daulën, Logapaqin, Logorecin, Prodanin e Shkjezin, që sot ruhen si lagje të fshatit Selitë, por edhe janë shtuar fshatra të tjerë. Dikur Ferrë-Skuraj dhe Shkopeti shkonin së bashku me Skurajn një fshat i vetëm. Mamurrasi megjithëse ka bërë pjesë në Kurbin, nuk është përfshirë në bajrakun e kësaj krahine. Në organizimin administrativ të vitit 1921 Kurbini ishte komunë e nënprefeturës së Krujës në prefekturën e Durrësit. Qendra e komunës së Kurbinit ishte Miloti, e cila kishte Postën e Xhandarmërisë, Zyrën e Gjendejs civile, Zyrën Postare dhe administratën. Në vitin 1945 krahina e Kurbinit edhe pse që në shekullin e XV kishte qenë njësi administrative më vete, në periudhën 45-90 u nda në dy lokalitete (Miloti dhe Mamurrasi) të cilat ishin në varësi të Krujës. Nuaja, Shkreta, Mafsheqi dhe Shëmërija i kaluan Krujës, Ferrë-Shkopeti e Shkopeti i kaluan rrethit të Matit. Në vitin 1956 u krijuan dy fshatra të rinj (Sanxhaku 2 km në jug të Laçit dhe Drita 1 km në veri të Mamurrasit), në të cilët u vendosën banorët e ardhur nga Bushkashi, tokat e të cilëve u përmbytën nga ndërtimi i hidrocentralit të Ulzës. Në vitin 1957 u ngrit fshati Adriatik si qendër banimi për të internuarit. Gjithashtu u krijuan edhe dy fshatra njëri Katundi i Ri në hyrje të Mamurrasit dhe tjetri Dukagjin në perëndim të Bushneshit nga zhvendosja e banorëve nga malësia e Dukagjinit të Shkodrës, të cilët punuan për shpyllzimin, hapjen e tokave kënetore dhe hapjen e kanaleve. Pas vitit 1992, Ferrë - Shkopeti dhe Shkopeti u rikthyen nën juridiksionin administrativ të rrethit Kurbin dhe përkatësisht në komunën e Milotit. Popullsia në rrethin e Kurbinit arrin në 74 000 banore, dhe është një popullsi heterogjene e krijuar kryesisht pas ndërtimit të fabrikës së Superfosfatit në qytetin e Lacit. Zona autoktone shtrihet kryesisht në malesine e rrethit nga Skuraj, Miloti, Gallata,Vinjolli,Daula, Selita, Mali i Bardhe, Delnishti, Shullazi, Laci, Gjormi, Zheja etj, nderkohe qyteti Lac, nje pjese e zones se Fushë-Kuqe jane banuar me banore te ardhur gjate shekullit te XX.

Ndarja administrative

Rrethi i Kurbinit përfshin nën administrimin e vet një bashki dhe tre njësi adminstrative, që janë:

Shiko edhe

Referime



Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!