Republika Socialiste e Serbisë (Serbo Kroate:Socijalistička Republika Srbija, Социјалистичка Република Србија) ishte një Republikë Socialiste në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Serbia u njoh si shteti i 1-rë për nga Sipërfaqja apo Shteti më i madh në Jugosllavinë e dikurshme, gjithashtu edhe shteti i parë për popullatë. Serbia Socialiste kishte 88,361 km2 Sipërfaqje dhe 0,13% ujë, duke e bërë shtetin federativ më të madh në Jugosllavi. Popullësia në Serbinë Socialiste arrinte deri 9.5 milion, apo 9,506,174, me dendësi 114.0/km2. Valuta apo paraja në Serbinë Socialiste ishte Dinari Jugosllav (Dinar), dhe zona kohore +1.
Gjuha
Gjuha zyrtare në Serbinë Socialiste ishte Gjuha serbokroate, nga serbishtja dhe kroacishtja, por në Serbinë Socialiste gjindeshin edhe 2 provinca socialiste autonome që ishin Vojvodina dhe Kosova. Në Vojvodinë fliteshin diku rreth 5 gjuhë që ishin hungarishtja, sllovakishtja, rumanishte dhe gjuha rusyn. Kjo gjuhë ishte një gjuhë sllave duke u përbërë nga shumë dialekte të serbishtes së sotme por ishte me më shumë përqindje ruse, por të rregulluar në serbishten e sotshme. Ndërsa në Kosovën Socialiste Autonome në atë kohë si gjuhë zyrtare me më shumëse 80% ishte gjuha shqipe.
Shqipja përpos se flitej vetëm se në Kosovën e dikurshme ajo flitej edhe në Serbinë Socialiste, në Preshevë me rreth 80%, në Bujanoc rreth 60-70%, në Medvegjë rreth 60-70%. Gjuha shqipe në Serbinë Socialiste pa shtetin autonom të Kosovës së dikurshme arrinte diku 200.000 persona që fltinin këtë gjuhë.
Qytetet
Kryeqyteti i Serbisë Socialiste ishte Beogradi i cili është edhe kryeqyteti i Serbisë së sotshme, dhe u njihte diku si një ndër qytetet më të mëdha në Jugosllavi. Në Beogradin e atëkohshëm arriteshin më shumë se 2 milion banorë në të, ky numër ka lëvizuar pak në kohët e sotmshe por prap se prap një përqindje e vogël ka qenë e pa numëruar.
Qytetet më të mëdha në Serbinë Socialiste (Duke numëruar edhe Kosovën dhe Vojvodinën) ishin: