Në fenë islame vlejnë vende të numërta si të shenjta, por tre prej tyre u jepet rëndësi e veçantë : qytetit Mekke vlen si vendi më i shenjtë për myslimanët. Ai është vendi i lindjes së Muhamedit, me Qabenë si shenjtëroren (faltoren) qendrore të fesë islame, e cila jep drejtimin gjatë të falurit (Kible).
Pas saj vijon Medine, në veri të Mekkës, vendi ku islami shpalosi së pari ndikimin e tij politik.
Vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët është Jeruzalemi (Kudsi), që sipas traditës myslimane ka dhënë drejtimin e parë të Kibles dhe është vendi të cilin myslimanët e kanë caktuar si pozicionin gjeografik të xhamisë el-Aksa që përmendet në Kuran (sure 17 "ngritjes në qiell e profetit Muhamed").
Mandej ekzistojnë një numër i madh vendesh pelegrinazhi me rëndësi të ndryshme. Këto janë kryesisht varre, psh. të shoqëruesve të Muhamedit, të imamëve të shias ose të shenjtorëve sufi. Kryesues në numrin e vendeve të shenjta janë sufizmi pakistanez dhe islami popullor afrikano-verior (shih. Feja islame në Afrikë) me vende adhurimi varresh. Me përjashtim të tre vendeve të para të shenjta, është statusi i vendeve "të shenjta" (si edhe adhurimi shenjtorëve vetë) në islam, një temë tejet kontroverse.
Për shiitët dhe alevitët paraqesin gjithashtu qytetet Qerbela dhe Kufe vende të shenjta, ku çdo vit bëhen pelegrinazhe.
Jeruzalemi paraqet në listën e vendeve të shenjta një rast të veçantë, pasi pretendimi i nxjerrë nga Kurani nuk mund të bazohet në prova historike. Megjithatë ai është për Myslymanët në mënyrë të njëzëshme një e vërtetë besimi, duke e vendosur atë në praktikë në një shkallë me një "të vërtetë historike".