Pulti ka qenë një krahinë historike përgjatë Mesjetës e viseve mbi lumin Drin.Sot Pulti është një njësi Administrative ne Bashkinë e Shkodrës.Në Pultin e sotem jan vetëm tre bajraqe :Kiri,Plani dhe Xhani.Ne Pult perfshihen dhe Mgulla dhe Pogu por Mgulla hyn në një bajrak me Planin.Kjo krahinë bën pjesë ne Dukagjinin e Shkodrës, pra tre bajraqet e Pultit janë tre ndër 9 bajraqet e Dukagjinit,por gjithmonë kjo zonë është klasifikuar si gjithnjë te tre bajrakët janë bashkë.[1]
Historia
Në qv. XII-XIII krahina e Pultit i përkitte Arbanum-it. Ipeshkvia e Pultit përmendet qysh nën metropolitin grek të Durrësit, por që nga qv. XI gjendej nën arqipeshkvin latin të Tivarit.[2]
Në kohën bizantine quhej Polathoi (gr. Πόλαθοι) treva malore me një gjerësi të madhe gjatë rrugës Shkodër-Prizren dhe në veri përgjatë lumit Drin. Në shënimet e një ipeshkvi, më 877 quhej Pulatoni (ὁ Πόλαθων). Në serbisht Pilot më 1198, latinisht Polatum, Li Paliti tek Muzaka më 1510. Pulti i sotëm është një mbetje shumë e vogël e kësaj krahine të dyfishtë:[3]
Pulti i Sipërm
Në shek. XIV, më 1348, me Pultin e Epërm shkonin fshatrat Shikla dhe Kruimada në juglindje të Prizrenit. Qendra shpirtërore e këtushme ishte manastiri i Benediktinëve S. Paulus Polatensis, Shën Pali i Pultit.
Pulti i Poshtëm
Kësaj nënkrahine i përkiste fshati i madh Kupelnik në lindje të liqenit të Shkodrës,[3] Kalldrunin, Lohen[4], fushën e Zadrimës, malësinë e Zadrimës dhe të Pukës dhe deri ku bashkohen lumi i Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël.
Referime