Provinca e Aleksandrisë (italisht: Provincia di Alessandria) është një krahinë italiane e Rajonit të Piemontes me 440,613 banorë (2010).
Kryeqyteti i tij është qyteti i Aleksandrisë. Krahas kryeqytetit, në provincë ka edhe gjashtë qendra rajonale ku ndodhen shërbimet kryesore, të cilat korrespondojnë me qytetet më të rëndësishme dhe më të populluara, përkatësisht: Casale Monferrato, Tortona, Novi Ligure, Valenza, Ovada dhe Acqui Terme.
Provinca u krijua me Dekretin Mbretëror n. 3702 i 23 tetorit 1859 (ligji Rattazzi), si një bashkim i pesë nga gjashtë provincat që kishin formuar Divizionin e Alessandria (provincat e Alessandria, Acqui, Asti, Casale dhe Tortona), duke shtuar gjithashtu Provincën e Novit që kishte ishte pjesë e Divizionit të Gjenovës. Në vitin 1935, zona e Astit u krijua si Provinca e Astit.