Protokolli

Gjendeni tek artikulli Protokolli. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Termi protokoll rrjedh nga fjala greke (protokollen : proto që do të thotë i pari dhe kollo, që do të thotë ngjitës). Kjo u referohet fletëve të letrës ngjitëse në faqen e parë të dokumenteve noteriale, duke i dhënë autenticitet.

Historia

Që në kohërat më të lashta, në procesin e zhvillimit historik të diplomacisë, janë zhvilluar disa norma të mirësjelljes në të cilat zënë fill burimet e asaj që sot ka kuptimin e protokollit diplomatik. Përderisa mënyrat e mira të sjelljes, në kontaktet e përditshme me njerëz të ndryshëm, duhet të jenë të vazhdueshme, protokolli është një drejtim i këtyre rregullave që përshkruan mënyrat e mira të sjelljes në jetën zyrtare dhe në ceremonitë protokollare. Ky është sistem i njohur i mirësjelljes ndërkombëtare. Por, jo gjithherë dhe jo gjithkush e realizon këtë protokoll, i cili ka qenë pjesë e jetës me mijëra vjet. Paralelisht me zhvillimin e luftërave ose me rastin e përfundimit të tyre, në civilizimet e hershme, diplomacia ka pasur një rol të madh. Veprimtaria diplomatike në kohën antike ka qenë e dukshme dhe kjo shfaqet në marrëveshjet e drejtpërdrejta e në këmbimin e pandërprerë të të deleguarve. Pra, që atëherë ka ekzistuar procedura e mirësjelljes. Qëllimet e delegimit kanë qenë të ndryshme: shpallja e luftës, e armëpushimet, vendosja e paqes, nënshkrimi i kontratave etj. E gjithë kjo ka kërkuar që pos delegacionit të udhëtojë edhe suita e zyrtarëve, si përkthyesit, kuzhinierët dhe shërbimet e tjera, me qëllim që të shprehet forca dhe autoriteti i delegacionit dhe të krijohet përshtypja për përparësi në krahasim me anën tjetër. Që nga kohët antike e deri tek dokumenti i Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë e mundur të flitet për barazinë e shteteve, sikur edhe për manifestimin unik për të gjithë përfaqësuesit e shteteve të tjera. Shtetet kanë qenë të ranguara sipas rëndësisë dhe në harmoni me këtë është reflektuar edhe ceremonia për ta.

Ceremonia është përmbajtje e traditave të mirësjelljes me shumë rëndësi në raportet ndërkombëtare. Sjelljet e zyrtarëve të lartë gjatë vizitave në shtetet e tjera dhe sjelljet e zyrtarëve të shteteve që i pranojnë, simbolizojnë raportet e ndërsjella të atyre shteteve, por edhe rolin e tyre në bashkësinë ndërkombëtare. Sidoqoftë devijimin nga rendi i miratuar i ceremonisë bashkëpjesëmarrësit mund ta kuptojnë si mosrespektim të veçantë ndaj shtetit të përfaqësuar. Diplomacia gjatë historisë ka krijuar instrumente të ndryshme për zgjidhjen e situatave të ndërlikuara, të cilat dalin me rastin e vizitave zyrtare nga përfaqësuesit e dy apo më shumë shteteve. Me kalimin e kohës instrumentet e tilla janë avancuar në standarde normative të raporteve, të cilat kanë hyrë në rregullat e miratuara të protokollit diplomatik. Me përjashtim të disa normave të përgjithshme në fuqi (disa janë ruajtur në konventat ndërkombëtare sa i përket raporteve konsullore dhe diplomatike ose në legjislaturën e disa shteteve), ngelin disa dallime të mëdha të kushtëzuara nga rendi shoqëror, sipas traditave dhe zakoneve të disa shteteve, andaj në disa shtete rregullat e protokollit dallojnë.

Rëndom, përherë aplikohen normat protokollare të shteteve mikpritëse. Në ato raste merret parasysh respektimi i parimeve në dokumentin e KB për barazinë e shteteve, pa marrë parasysh fuqinë e tyre politike ose ekonomike. Shteti mikpritës për një vizitë të caktuar mund të përcaktojë nderime edhe më të mëdha nga të zakonshmet, me çka shpreh dëshirën për marrëdhënie më të mira me shtetin delegues, megjithëse çdo herë kërkohet që nderimi të përqendrohet deri në masën sa të mos jenë të tejkaluara ato që janë përcaktuara ose ato që janë të zakonshme për raportet ndërshtetërore në botë. Të gjitha takimet ndërkombëtare me karakter dypalësh.ose shumëpalësh.

Protokolli sot

Në ditët tona fjala Protokoll ka marr një kuptim më të gjerë. Përpos Protokollit diplomatik me kuptim të ngjashëm të rregullave të komunikimit është futur ky term edhe në lëmi tjera. Kështu në teknologjinë e informatikës protokoll quajmë një përshkrim formal të rregullave të cilat përcaktojnë se si komunikojnë mekanizmat midis tyre në një rrjet. Mund ti klasifikojmë në disa mënyra sipas shtresës së përdorimit. Klasifikimi sipas shtresës përkatëse të modelit OSI.

Stampa:PUNOI Ukë Ndoja

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!