Festivali ndërkombëtarë i filmit në Prishtinë, ndryshe i njohur si PriFest, është një festival filmi i cili mbahet në Prishtinë, dhe shfaq produksione të ndryshme filmash të mirënjohur ndërkombëtarisht në regjionin e Ballkanit. Është themeluar pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Edicioni i parë është mbajtur në vitin 2009, ku pati aktorën e famshme Vanessa Redgrave si nikoqire. [1]
Historia
Pas deklarimit të pavarësisë, Kosova kërkonte mënyra për të promovuar imazhin e saj kulturor dhe artistik. Vjosa Berisha pati një ide se si ta beje këtë, ajo themeloi festivalin e filmit ndërkombëtar në Prishtinë, dhe shërbeu si drejtoreshë artistike. Organizatorët paraqitën një propozim për festivalin, në qershor të 2009-tës, ku aktorja Vanessa Redgrave, ishte drejtoreshë e bordit.[2]
Qysh nga tetori i vitit 2009, PriFest është bërë një nga festivalet më aktive të filmit në Kosovë.[3]
Themeluesit e PriFestit thanë se misioni i festivalit ishte "të hap dyert për shtetin më të ri në botë, në atë kohë, Kosovën, të mirepresë kultura të ndryshme nga kinematë e ndryshme botërore, duke përdorur ambientin e tij për të promovuar dialogje të hapura në mes kulturave dhe kombeve.". Solli regjisorë dhe producentë ndërkombetarë të ndryshëm, dhe promovoi filmat Kosovarë. Organizatorët e festivalit kanë thënë se Kosova nuk duhet të njohet vetëm për ngjarjet politike të saj, por gjithashtu për kulturën e saj.[4]
Vjosa Berisha, tha se PriFesti është i frymëzuar nga festivali i filmit të Sarajevës, i cili rriti namin e qytetit të Sarajevës, ndërkombëtarisht.[5]
Si pjesë e festivalit, fituesit marrin statujën e quajtur Hyjnesha e artë, e cila është e bazuar në "Hyjneshën në fron", një figurë nga kohërat e Neolitit, që u zbulua ne Kosovë, në vitin 1960, dhe më pas u bë simbol i qytetit të Prishtinës.
Themeluesit e PriFilmFest-it janë: Vjosa Berisha, Orhan Kerkezi, Fatos Berisha, dhe Faton Hasimja.[6]
Forumi i PriFestit
Duke filluar nga edicioni i dytë, në vitin 2010, PriFesti lansoi një grup të bashkë-produksionit që e quajti forumi i PriFilm-it. Përmbante seminare, workshop-e, dhe debate, të krijuara për ti lidhur film-bërësit Kosovarë, me ata të shteteve fqinje. Workshop-i dy ditor, në vitin 2010, bashkoi film-bërësit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; ata i dëgjuan prezantimet e profesiostëve të bashkë-produksionit, duke përfshirë EAVE (Ndërmarresit Audio-Vizuel të Evropes), Medienboard (Fondi Gjerman i filmit) dhe Robert Bosch Stiftung. Producentët dhe film-bërësit nga Bosnia, Kroacia dhe Bulgaria, gjithashtu ndanë përvojat e tyre.
PriFest 2009
Edicioni i parë filloi me 22 shtator dhe u mbyll më 30 shtator, 2009.
Motoja e edicionit të pare ishte "Fillimi...", e cila i referohej thënies së Kasablankës, të Humphrey Bogart-it: "Ky është fillimi i një miqësie të bukur." [7]
Aktorja Vanessa Redgrave, e cila kishte punuar në shumë çështje bamirësie në Kosovë, ishte nikoqirja e festivalit. Berisha tha se Kosova tentonte të ishte nikoqire e ngjarjeve që e largonin vëmendjen e mediave nga politika, dhe se filmat në garë përfshinin vendet si Ballkani, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, dhe Afganistani. Festivali u hap me premieren botërore të filmit të Gjergj Xhuvanit, Lindje, Perëndim, Lindje.[8]
Festivali përfshinte filmat garues dhe jo garues. Gjashtë cmime u ndanë.
Festivali shfaqi vetem një film Kosovarë: Përtej Rrugës nga Yll Citaku. Gjithsesi, filmi nuk ishte i kualifikuar për të garuar, sepse ishte i xhiruar në formatin digjital. Festivali gjithashtu nxiti diskutime në mes të film-bërësve dhe publikut ne atë se si ta ndihmojnë bërjen e filmave në Kosovë.
Juria
Personat mëposhte ishin anëtarët e jurise së edicionit të parë të festivalit.[9]
Edicioni i dytë i festivalit PriFest, u mbajt nga 22 shtator, deri më 29 shtator, 2010. Pjesëmarrës ishte aktori italian Fanco Nero. Eva Orner, e cila kishte fituar çmimin Oskar për dokumentarin Taksi për në anën e errët, e hapi festivalin, dhe ishte në krye të jurisë.
Moto-ja e festivalit u ndyshua, u bë "Miqësia vazhdon..."
Çmimet
Çmimi
Filmi
Personi
Filmi më i mirë
Në rrugë
--
Regjia më e mirë
Teherani
Nader T. Homavoun
Aktori më i mirë
Shqiptari
Nik Xhelilaj
Aktorja më e mirë
Në rrugë
Zrinka Cvitešić
Çmimi mirënjohës i jurisë
Gjalle, Nese dua te fishkellej, une fishkellej
Artan Minarolli Florin Şerban
Çmimi i mediave
Lufta ka përfunduar
Mitko Panov
Çmimi i publikut
Gomarët e Kufirit
Jeton Ahmetaj
Çmimi special i jurisë
Shqiptari
Johannes Naber
PriFest 2011
Edicioni i tretë i festivalit u mbajt nga 24 shtator deri më 1 tetor, 2011.
U hap me filmin "Falja e Gjakut", një film nga regjisori Amerikan Joshua Marston, dhe u mbyll me tepihun e kuq në një mbremje gala në Sheshin 21.
President i jurisë ishte Gadeon Burkhard (Inglourious Basterds), i cili gjithashtu kishte konkuruar me filmin e metrazhit të mesëm të quajtur Urat.[11]
Moto-ja e festivalit u ndryshua në "Miqësia. Përgjithmonë."
Edicioni i dytë i Forumit të PriFest-it, u mbajt më 25 dhe 26 shtator, duke lidhur regjisorë dhe producentë anëmbanë botës me ata të Kosovës.
Prezantues ishin: Sarah Calderon (Karma Films), Satu Elo (EAVE), Bernd Buder (Festivali i filmit në Berlin), Roshanak Behesht Nedjad (Hëna Fluturuese), David Grumbach (Film-bëres Francez), dhe Elma Tataragic (Përzgjedhese e programit në festivalin e filmit të Sarajevës).[11][12]
Hyjnesha e kuqe - Kategoria e filmit Ballkanas, Honey & Blood
Parada
Srđan Dragojević
Hyjnesha e argjendtë - Kategoria e metrazhit të mesëm
Vast
Rolf van Ejik
Çmimi i medias
Tre Botë
Catherine Corsini
Çmimi i publikut
Agnus Dei
Agim Sopi
PriFest 2013
Prifest 2014
Edicioni i gjashtë i festivalit PriFest u mbajt nga 25 prill, deri më 2 maj, 2014.
Hapjen e Festivalit në naten e parë, e bëri filmi Britanez "Philomena" i Stephen Frears, fitues i më shume se 50 çmimeve. Frears ishte i pranishëm në festival.
Kurse fituesi i tre çmimeve Oscar këte vit ‘Dallas Buyers Club’, hapi natën e dytë të PriFest-it të programit LetItBe, një program dedikuar temës LGBT, bashkpunim me festivalin e filmit OutFest në LA dhe në mbështetje të Ambasadës së SHBA në Prishtinë.
Festivali u mbyll me një nga filmat më të permendur këtë vit, versionin 240 minutësh të "Nymphomaniac", nga Lars Von Trier.[15]
Juria
Edicionit të gjashte të PriFest-it iu shtua edhe një kategori e re, ajo e pavarur e studentëve, e cila do të jap çmim në kategorinë e filmave Europian. Gjithsej juria përbehet nga 5 kategori:[16]
Juria e Programit Garues të Filmave Europian: Kees Kassander, Cedomir Kolar dhe Velibor Topic.
Juria e Programit Garues të Filmave Ballkanik : Mark Revenhill, Kirsten Schagger dhe Angela Schyle.
Juria e Programit Garues të Filmave të Metrazhit të Mesëm : Anis Lassoued, Olena Yershova dhe Vladimir Blazevski.
Juria e Medias: Kushtrim Sadiku, Oana Stupariu, Mirjana Radovanovic, Berna Caka dhe Nora Fejza.
Juria e Pavarur e Studentëve: Arben Marevci, More Raca, Donika Cami, Daniela Markaj dhe Engjell Beqiri.
Çmimet
Çmimi
Filmi
Personi
Çmimi i Jurise së Pavarur të Studenteve - Kategoria e filmit Europian
Egoisti Gjigant
Clio Bernard
Çmimi Special i Jurisë për Kategorinë e filmit Europian
Më duaj
Maryna Er Gorbach dhe Mehmet Bahadir Er
Filmi më i mire në kategorine e filmit Europian - Hyjnesha e artë
Egoisti Gjigant
Clio Bernard
Filmi më i mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit - Hyjnesha e kuqe
I Pabinduri
Mina Djukic
Regjia më e mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit
Vis a Vis
Nevio Marashevic
Aktori më i mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit
Udhekqryqet
Nik Xhelilaj
Aktorja më e mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit
I Pabinduri
Hana Selimovic
Çmimi i medias Dritan Hoxha - Kategoria e filmave të Ballkanit
Chefuri Raus
Goran Vojnovic
Çmimi filmi më i mirë - Kategoria e metrazhit të mesëm- Hyjnesha e Argjendtë
Me Diell
Barbara Ott
Çmimi mirënjohës i jurisë- Kategoria e metrazhit të mesem për fotografi
Njëri nga ata
Ilirjan Himaj / Latif Hasolli
Çmimi mirënjohës i jurisë- Kategoria e metrazhit të mesem për skenarin më të mirë
Rastësisht
Tanja Gulic
Çmimi i Publikut
Philomena
Stephen Frears
Çmimi 'Vanessa Redgrave per PriFest'- Kategoria Best Pitch e projektit filmik në PriFORUM