Partia Unike Gorane

Partia Unike Gorane (anglisht: ''Unique Gorani Party''; serbokroatisht: [Jedinstvena Goranska Partija] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help); shkurt. JGP), është parti politike në Kosovë e cila përfaqëson komunitetin goran.


Partia Unike Gorane
KryetariAdem Hodža
Themeluar2014
SeliaDragash, Kosovo
Kuvendi i Kosovës[1]
1 / 120
Asambleja Dragash[2]
2 / 27

Historia

JGP është themeluar në vitin 2014. Themelues dhe Kryetar i partisë është Adem Hodža (shq. Adem Hoxha)[3]. Në vitin 2018, në kuadër të këtij subjekti politik, integrohet edhe Qendra e Unionit Demokratik, një subjekt ky tjetër politik i udhëhequr nga Hamza Balje.[4]

Pas themelimit si subjekt politik, JGP ka fituar mandatin e rezervuar për komunitetin goranKuvendin e Kosovës në të gjitha zgjedhjet parlamentare të mbajtura më pas.

Politikat dhe qëndrimet

Lideri i JGP-së Adem Hodža pranë flamurit të SHBA-ve

Në programin e saj JGP angazhohet për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komunitetit goranKosovë dhe kundërshton çfarëdo mënyre të asimilimit apo tjetërsimit të identitetit goran. Një nga prioritetet programore që precizohet edhe në deklaratën politike të lëshuar më 2017, është krijimi i Komunës së Gorës si njësi e pushtetit lokal në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për shkak të përfaqësimit të saj në institucionet e Republikës së Kosovës, JGP jo rrallë herë ka qenë cak i sulmeve shantazhuese të orkestruara të nxitura nga rivalë politik. JGP pjesëmarrjen e saj institucionale e sheh edhe si përgjegjësi që ka si përfaqësuese e komunitet goran në forcimin e Kosovës si shoqëri demokratike.

Zgjedhjet Parlamentare

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën me 6 tetor 2019, JGP hyri në garë me trembëdhjetë kandidatë në listën e saj zgjedhore. Sikurse edhe në zgjedhjet e mëparshme, JGP arriti të fitojë mandatin e rezervuar për komunitetin goranKuvendin e Kosovës. Për JGP votuan 1.159 votues, nga gjithsejtë 2.639 vota sa morrën të gjitha subjektet politike që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin goran. Deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i komunitetit goran u zgjedh Adem Hodža.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën me 11 qershor 2017, JGP arriti të fitojë mandatin e rezervuar për komunitetin goranKuvendin e Kosovës. Për JGP votuan 2.369 votues, nga gjithsejtë 4.202 vota sa morrën të gjitha subjektet politike që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin goran. Deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i komunitetit goran u zgjedh Adem Hodža.[5]

Shih gjithashtu

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ "Zgjedhjet parlamentare 2019" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 janar 2021. Marrë më 10 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Zgjedhjet lokale 2017" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 nëntor 2019. Marrë më 10 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Radio Sharri: Ahmet Hoxha rizgjidhet Kryetar i JPG-së (03.11.2018)
  4. ^ "Naslovi.net". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2020. Marrë më 11 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Zgjedhjet parlamentare 2017" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 nëntor 2019. Marrë më 13 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!