Partia Demokrate e Re ishte nje parti politike në Shqipëri e cila u krijua në vitin 2000. Një pjesë e drejtuesve dhe anëtarsisë së saj u shkëput nga Partia Demokratike, me në krye Genc Pollon që ishte nënkryetar i PD-së per te krijuar kete force e cila pretendohej te ishte zgjedhja alternative per ata te djathte te cilet kishin humbur besimin tek lidershipi i Partise Demokratike e sidomos tek lideri i saj Sali Berisha. Te tjere figura qe ju bashkuan kesaj force ishin Dashamir Shehi ish zvkryeminister ne kabinetin Meksi, Nard Ndoka, Ylli Vejsiu, Ferdinand Xhaferri etj te cilet nje nga nje filluan te largoheshin nga kjo force politike per shkak te konflikteve me kryetarin e saj Genc Pollo Ne vitin 2009 kjo parti shkriu strukturat me Partine Demokratike dhe pushoi se ekzistuari.
Lidhje të jashtme