Përmendorja e Dëshmorëve të Çanakalasë

Përmendorja e Dëshmorëve të Çanakalasë
Çanakkale Şehitleri Anıtı
Koordinatat40°02′59″N 26°13′06″E / 40.04966°N 26.21828°E / 40.04966; 26.21828
VendndodhjaParku Kombëtar Historik i Gadishullit Gallipoli, Provica e Çanakalasë, Turqi
DizajneriDoğan Erginbaş, Ismail Utkular and Ertuğrul Barla
LlojiPërmendore
Lartësia41.70 m (137 ft)
Data e fillimit19 prill 1954
Data e përfundimit15 mars 1958
Data e hapjes21 gusht 1960
Dedikuar përUshtarët turq që kanë marrë pjesë në Luftën e Çanakalasë më 1915

Përmendorja e Dëshmorëve të Çanakalasë (turqisht: Çanakkale Şehitleri Anıtı) është një përmendore e luftës që përkujton shërbimin e rreth 253,000 ushtarëve turq që morën pjesë në Betejën e Gallipolit, e cila u zhvillua nga prilli 1915 deri në dhjetor 1915 gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndodhet brenda Parkut Kombëtar Historik të Gadishullit Gallipoli në kodrën Hisarlık në gjirin Morto në skajin jugor të gadishullit Gallipoli në Provincën Çanakala, Turqi.

Përmendorja ishte vënë në kthimin e kartëmonedhave turke 500,000 lira të viteve 1993-2005.

Kthimi i 500,000 lirave (1993-2005)

Dizajnimi dhe ndërtimi

Për ngritjen e një përmendoreje në Gallipoli, u hap një konkurs arkitekturor më 1944. Dizajni nga arkitektët Doğan Erginbaş, Ismail Utkular dhe inxhinier civil Ertuğrul Barla fitoi konkursin zyrtar.[1] Ndërtimi i monumentit u vendos në vitin 1952, dhe guri i themelit u vendos më 19 prill 1954. Problemet financiare shkaktuan ndërprerje të punimeve të ndërtimit disa herë. Struktura kryesore u përfundua në 15 mars 1958. Ndërkohë, e përditshmja turke Milliyet filloi një fushatë mbarëkombëtare për mbështetje financiare, dhe përmendorja u hap zyrtarisht më 21 gusht 1960.

Monumenti i lartë 41.70 metra është në formën e katër kolonave katrore me gjerësi 7.5 metra me 10 metra hapësirë ndërmjet njëra-tjetrës, në krye të së cilave nga një pllakë betoni me 25x25 metra. Struktura e madhe është e dukshme gjatë kalimit nëpër Dardanele.

Muzeu poshtë monumentit u hap më vonë dhe reliktet themelore në kolona përfunduan më pas. E ndodhur në veri të përmendores, një varrezë lufte që mban eshtrat e 600 ushtarëve turq u krijua më 1992.

Një mbishkrim me vargje nga himni kombëtar turk (Marshi i Pavarësisë) nga Mehmet Aqif Ersoj, është i vënë në atë vend.

Muzeu i Luftës

Brenda muzeut, nën përmendore, informacione të mëtejshme dhe artifakte historike ilustrojnë përmasën e Betejës së Gallipolit, kundër fuqive aleate: britanike, franceze, dhe australiane dhe Ushtria e Zelandës së Re (ANZAC). Artikuj origjinalë personalë dhe ushtarakë, siç janë takëmin, një grup dhëmbësh të rremë, butona fustanesh, kopset e rripave, mburojat e snajperit dhe fotografitë e gjetura në fushën e betejës, janë në ekspozitë në muze.

Përmendorja e Regjimentit të 57-të

Një monument që përkujton ushtarët dhe oficerët e Regjimentit të 57-të të Divizionit të 19-të, të cilët të gjithë u vranë në aksion, u hap më 1992. Është një kullë trekatëshe me një mbishkrim relievi të komandës së famshme të Shtabit të Komandant Mustafa Qemali për ushtarët e tij që u mbaruan me municion dhe nuk kishin mbetur asgjë tjetër përveç bajonetave, në mëngjesin e 25 prillit 1915 për të takuar ANZAC-të në shpatet që çojnë lart nga plazhi në lartësitë e Chunuk Bair (Conkbayırı):[2]

Unë nuk ju porosis që të sulmoni, porosis që të vdisni.[3]

Si shenjë respekti, nuk ka asnjë Regjiment të 57-të në ushtrinë moderne turke.[4]

Në zonë janë varreza të tjera që mbajnë të vdekur ANZAC, dhe monumente për ta.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ "MiniaTurk". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2020. Marrë më 15 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ All about Turkey
  3. ^ Erickson, Edward. Ordered to Die: A History of the Ottoman Army in the First World War. 2000, page xv.
  4. ^ Salih Saydam website

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!