Orllan është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Gallab.
Gjeografia
Lartësia mbidetare e qendres se vendbanimit eshte 650 m. Siperfaqja e zonës kadastrale eshtë 1.692 ha he gjendet ne Malet Lindore te Kosoves. Ne lindje te zones kadastrale hasen shkembinte vullkanike (andezite, kuarclatite, piroklastite), ndersa ne perendim haset facia transgresive sedimentare (ranore, argilore de mergelore). Pergjate luginave genden aluvionet lumore (rere, zhavorr e argile). Relievi eshte kodrinor-malor i nderthurur me lugina e kreshta ma-ore te krijuara nga erozioni i rrjedhave ujore te treves. Ne perendim gendet kodra e Drazhnjës (1.015 m) e pasur me Pb-Zn. Pjesa me e madhe e zones kadastrale mbulohet nga tokat e kafenjta, ne fund te shpateve genden tokat deluviale, kurse pergjatê luginës se lumenjve hasen tokat aluviale.[1]
Demografia
Lagjet kryesore Jane: e Konxhaft, e Ahamise, e Kodres, Lugu i Keq. Pas viteve 1877-1878 nga Sanxhaku i Nishit u larguan nga vatrat e tyre mijera shqiptare, te cilet u vendosën si muhahire ne githe Kosovën. Ne Orllan u vendosen familjet Shillovet, Spancet, hashanet, ferhollet, Me-hanët, Statofcët, Kufleshēt, Siarinët, Retkoceret, Gjakalite, Cervadiket, Gozdaret etj.[1]
Ekonomia
Migrantet nga parate e fituara kane investuar ne ndertimin e shtëpive te reja, ne konsum te perg ithshem etj. Rreth 2/3 e popullsise merret me bujqesi, ndersa pjesa tjeter me sherbime e zejtari. Ka disa restorante, shitore me pakice, fabrike peleti etj.[1]
Historia
Gjate luftës clirimtare ne Kosove forcat serbe vrane 14 banore; i detyruan te githe banorët e tshatit te shpernguleshin, ndërsa dogjen 37 shtepi. [1]
Kulture
Qe nga viti 1928 ekziston shkolla fillore dhe e mesme e ulët "Zahir Pa-jaziti", ne vitin 2018 ishin te regjistruar 144 nxenes nga niveli parafillor e deri ne klasen e 12-te. Ka qendren e mjekësise familjare, zyren e ofiqarise, posten. Eshte qender sekondare dhe qender e bashkësisë lokale per vendbanimet Orllan, Baraine, Kushe-vice, Muhazob, Rakinice, Turuçice dhe Braine. Ka xhamine e ndertuar ne vitin 2005. Ekziston klubi i notit. Si monument i trashegimise natyrore ka qene Trungu 1 Plepit, i cili eshte i djegur teresisht (Fisnik H. Hoxha, Valbon Bytyqi).[1]
Shih dhe këtë
Referime
Lidhje të jashtme