Odiseu (greqisht të lashtë: Ὀδυσσεύς, Ὀδυσεύς) ose Uliksi (latinisht: Ulyssēs, Ulixēs) ishte një mbret legjendar ake i Itakës dhe heroi i poezisë epike të Homerit, Odiseja. Odiseu gjithashtu luan një rol kyç në Iliadën e Homerit dhe në vepra të tjera në të njëjtin ciklin epik.
Biri i Laertit dhe Antikleas, burri i Penelopes dhe babai i Telemakut, Odiseu është i njohur për shkëlqimin e tij intelektual, mashtrimin dhe shkathtësinë (polytropos), dhe kështu njihet nga epiteti "Odiseu dinak" (mētis, ose "inteligjencë dinake"). Ai është më i famshëm për udhëtimin e tij ose për "kthimin në shtëpi", i cili zgjati dhjetë vjet të jashtëzakonshëm pas Luftës dhjetëvjeçare të Trojës.[1]
Gjatë luftës së Trojës
Odisea mori pjese gjate lufte se Trojes, ai luftoi perkrah Akilit dhe ushtrise se Agamemnonit kur ky i fundit donte te pushtonte Trojen. Duke pare se nuk kishin per ta mundur kurre Trojen, papritur atij i vjen nje plan ne mendje.Plani i tij ishte te benin nje kale te madh dhe tua conin trojaneve si dhurate. Brenda ne kale ishin te futur ushtaret e Agamemnonit. Sapo ra nata ushtaret dolen dhe ne kete menyre shkaterruan Trojen e cila per 10 vite kishte qendruar e pamposhtur nga armiku. Odisea u njoh kudo per kete plan dinak te tij, dhe kali u quajt "Kali i Trojes"
Udhëtimi në shtëpi në Itaka
Udhetimi i tij zgjati 10 vjet , duke u perballur me shume pengesa , si ishulli e lotusngrenesve , nje ishull me fruta kaq te embla sate benin te harroje cdo deshir. Ne ishullin e Ciklopeve ku u bergosen nga nje ciklop qe ishte edhe bir i Posejdonit, Odiseja per hak te vrasjeve te shokeve te tij ja nguli nje trung ne sy dhe u larguan, Me vone takuan nje shtrige qe quhet Cirka qe i kthevi shoket e Odises ne derra. Por Odiseja ishte i shkathet dhe milimetra larg fytit te saj me shpate ajo i kthevi shoket e tij prape ne njerez, por doli qe ajo nuk ishte armike, ne fakt ajo po e priste Odisene qe ta vizitonte sepse ishte ashtu vullneti i zotave, ndejten aty per nje vit dhe vazhduan historine e tyre..
Gjate rruges per ne Itaka,Odiseu u ndesh me shume veshtiresi.