Një pallto për babain tim në burg

Një pallto për babin tim në burg
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Një pallto për babin tim në burg
Vendi i prodhimit Kosovë
Viti i prodhimit Viti 1995 e tutje.
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) I: 82 min

II: 77 min III: 89 min IV:78 min

Zhanri Dramë
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Prodhuesi i filmit:
Aktorë kryesorë
Adem Mikullovci
Leze Qena
Shani Pallaska
Agim Shala
Aktorët tjerë
Jehon Gorani
Aktori Shani Pallaska në filmin "Një pallto për babin tim në burg

Filmi Një pallto për babain tim në burg është film i viteve 1990-ta, kur çdo gjë shqiptare në Kosovë ishte e ndaluar. Filmi është bërë në mënyrë të fshehur!.

Filmi është i përbërë nga 4 pjesë.

Pjesa e parë.[1]

Filmi pëshkruan gjendjen sociale në familjet shqiptare në gjendjen pas protestave të minatorëve të ndërmarrjes Trepça për kushtet mizore dhe masat që aplikonte shteti serb. Një djalosh i varfër ku pushteti serb ia kishte burgosur babain vihet në rrugët e jetës për ta mbajtur familjen me lloj-lloj pune dhe aty takon një familje të një aristokrati bujar, ku shoqëria e tij me djaloshin sa i jep harmoni plakut aristokrat aq edhe nostalgji të rëndë duke ia arkajuar periudhën e fëmijërisë së tij dhe shumë shqiptarëve të tjerë të cilët kishin kaluar neper sakrifica dhe kohë jashtëzakonisht të veshtira. Por ngjarjet japin kthesë të rëndë që do ta preukopojnë shumë plakun.Por ajo qka do e madhështojnë Plakun fisnik janë parimet e larta kulturore të trashëguara nga të parët e sidomos kur në pyetje është amaneti shqiptar i pakushtëzuar...

Shani Pallaska- Plaku-Ahmeti

Leze Qena- Gruaja e Ahmetit

Adem Mikullovci-Bislimi/Xhaxhai i Shpendit

Besnik Mikullovci-Nipi i Ahmetit/Djali i Bashkimit

Ramiz Musa-Shpendi.

Jehon Gorani-Iliri/Djali i Ahmetit

Kumrije Hoxha- Shpresa/Reja e Ahmetit

Fidaim Islami

Agim Shala-Bashkimi/Djali i madh i Ahmetit

Dibran Tahiri-Doktorri

Shkumbin Istrefi-Rifati-Babai i Shpendit.

Realizmi:

Muzika: Genc Salihu

Kenget: Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri

Mikroman: Ergyn Dobërçani

Skripta: Lumnije Mikullovci

Montazhi: Ekran Dobërçani

Kameraman: Jusuf Rizvanolli

Regjia: Adem Mikullovci


Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë sqarohet etapa ku Bislimi (Adem Mikullovci) shkon për kryeshëndosh tek familja e plakut të pasur fisnik i cili vdiq pak kohë pas vrasjes se Shpendit nga policia serbe kur përfundoi vizitën në burg të babait të tij gjatë kthimit ndërsa situata për familjet shqiptare vështirësohet kur fillon të plaçkiten, të vidhen e të burgosën popullsia shqiptare në Kosovë. Bislimi ka barren për tu kujdesur për mbesën e saj tashme jetime Shqipen, e cila gjendet në mesin e pikëllimit,ankthit se shpresës së zbehtë për tu ritakuar me babanë. Dëshira e Bashkimit për t'ia çuar në vend porosinë e të atit për ta punësuar Bislimin në magazën e tyre, vihet në peng në momentin kur makthi serb fillon konfiskimet e mallit dhe arrestimet e biznismeneve shqiptarë...Megjithë masat e dhunshme përpjekjet e burrave të mëdhenj për paqe, humanitet e liri vetëm sa forcohen e ndergjegjësohen. Fanatizmi për t'iu kundervyer shtypjes dhe brutalitetit ëtshë e pashmangshme tanime...

Luajnë:

Leze Qena- Gruaja e Ahmetit

Adem Mikullovci-Bislimi/Xhaxhai i Shpendit

Jehon Gorani-Iliri/Djali i vogël i Ahmetit

Kumrije Hoxha- Shpresa/Reja e Ahmetit

Agim Shala-Bashkimi/Djali i madh i Ahmetit

Dibran Tahiri-Doktorri

Realizimi:

Muzika: Armend Rexhepagiqi

Kënga: Ilir Shaqiri

Mikroman: Ergyn Dobërçani

Skripta: Lumnije Mikullovci

Montazhi: Ekran Dobërçani

Kameraman: Jusuf Rizvanolli

Skenari dhe regjia: Adem Mikullovci [2]

Pjesa e tretë.

Në pjesën e tretë intepretohet situata e diktatit që çon gjer në ngushtimin të rrethit në raport me protagonistet ilegalë të cilet po kalonin nepër fshat nga qyteti. Por dhe në kohe reale shfaqet sekuenca sociale e bastisjeve të shtepive të ilegalistëve në qytet si dhe torturat qe pushteti ua ushtronte shqiptarëve në burgje dhe gjithsesi planet e tyre për të parandaluar sulmin dhe terrorrin e oraneve të sigurimeve serbe të të cilet qysh prej kohësh ndihej se po e përgadisnin edhe një luftë tjetër në Kosovë. Vrasja e inspektorit serb në pjesën e kaluar i jep shkas inspektorit tjetër ta arrestojë Bashkimin si të dyshuar dhe barra rëndon mbi Shqipen e vogël jetime e cila mbetur vetëm në shtepi si amanet nga xhaxhai i arratisur  dhe ajo pamundësi kontakti nga jashtë mundohet të përkujdeset për nënën e 2 djemve Dritën e cila rendohet shpirtëritsht nga burgimi i djemve të saj. Si do të jetë kundërpergjigja e Dr Islamit, Bislimit dhe ilegalisteve të tjerë malësorë të strehuar në fshat që të ndërveprojnë për ta marrë Shqipen nga qyteti?

Leze Qena-Drita

Toska Belegu-Shqipja

Adem Mikullovci-Bislimi

Agim Shala-Bashkimi

Kumrije Hoxha-Shpresa

Dibran Tahiri- Doktor Islami

Jehon Gorani-Iliri

Shefki Morina

Sylejman Lokaj- Syla

Nimon Muçaj

Zenel Tufa

Ramazan Bërkani

Besnik Mikullovci-Nipi

Shefqet Luca

Elez Nikçi

Ahmet Brahimaj

Fatmir Gashi

Xhemajl Krasniqi

Bajram Kelmendi-Avokati

[3]

Pjesa e katërt.

Përveq doktorrit në mënyrë të mistershme kapen fshatarët që strehuan Beslimin dhe Doktorrin ndërkaq familja e Ahmetit plak fillon të marrë situatat nën menaxhim. Besimi dhe fshatarët nëpër stacione si çdoherë krenar dhe fanatik mbrohen me dinjitet të lartë ndaj korbave serb të Beogradit të cilët tashme po fillonin të dridhëroheshin shumë nga sulmet e errëta të stacioneve të tyre nga celulat e para të organizatës lirikërkuese atdhedashëse. Kurse fundi i kësaj pjesë përmbyllet akti i fundit i Beslimit si një nga xhaxhallarët shqiptarë trim që gjërsa vdiq barti me vete edhe vyrtytet me të larta njerëzore.

Leze Qena-Drita

Agim Shala-Bashkimi

Kumrije Hoxha-Shpresa

Jehon Gorani-Iliri

Toska Belegu-Shqipja

Dibran Tahiri- Doktor Islami

Besnik Mikullovci-djali i Bashkimit

Sylejman Lokaj- Syla

Ahmet Spahiu

Florin Kelmendi

Sadedin Prekazi

Shefqet Luca

Nimon Muçaj

Sylë Kuçi

Qefsere Bërkani

Mentor Mripa

Ramazan Bërkani

Elez Nikçi

Shaip Rexha

Producent: Sejdi Rexhepi

Fotografitë:FOTOCOLOUR BLIC

Kënget: ilir Shaqiri & Mentor Mripa [4]

Referime

  1. ^ Film Kosovar - Një pallto për babin tim në burg (Pjesa e parë), marrë më 2024-04-19
  2. ^ Një palltë për Babën tim në Burg 2, marrë më 2024-04-21
  3. ^ Film Kosovar - Një pallto për babin tim në burg (Pjesa e tretë), marrë më 2024-04-21
  4. ^ Film Kosovar - Një pallto për babin tim në burg (Pjesa e katërt), marrë më 2024-04-21

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!