Një grusht dollarë ( italisht: Per un pugno di dollari; [1] anglisht: A Fistful of Dollars) është një film i zhanrit shpageti western i vitit 1964 me regji të Sergio Leone dhe aktorin Clint Eastwood në rolin kryesor, e ku luan së bashku me aktorët Gian Maria Volontè, Marianne Koch, Wolfgang Lukschy, Sieghardt Rupp, José Calvo, Antonio Prieto dhe Joseph Egger. [2] Filmi, një bashkëprodhim ndërkombëtar midis Italisë, Gjermanisë Perëndimore dhe Spanjës, u filmua me një buxhet të ulët (200 mijë dollarë) ndërsa Clint Eastwood u pagua 15,000 dollarë për rolin e tij. [3]
Filmi është realizuar në Itali në vitin 1964 dhe më pas në Shtetet e Bashkuara në vitin 1967 e filloi popullarizimin e zhanrit Spaghetti Western. Ai u pasua nga filmi tjetër i zhanrit të njëjtë Për disa dollarë më shumë dhe filmi I miri, i keqi dhe i shëmtuari, gjithashtu me Clint Eastwoodin. Në mënyrë kolektive, këta tre filma njihen si "Trilogjia e Dollarëve", ose trilogjia "Njeriu pa emër". Që të tre filmat u lëshuan në qarkullim në Shtetet e Bashkuara në vitin 1967, duke e katapultuar Eastwoodin në një yll filmik. [4] Filmi është identifikuar si një xhirim jozyrtar i Akira Kurosawas për filmin Yojimbo (1961). Në Shtetet e Bashkuara, fushata e publicitetit të Artistëve të Bashkuar iu referua karakterit të Eastwoodit në të tre filmat si " Njeriu pa emër".
Muzikën e këtij realizimi filmik e ka bërë kompozitori Ennio Morricone.[5]
Referime
Linqe te jashtme