Njësia administrative Iballë


Njësia administrative Iballë
Popullsia
 • Gjithsej1.500

Njësia Administrative Iballë është pjesë e Bashkisë Fushë-Arrëz në veri të Shqipëri.[1]

Gjeografia


Komuna Iballë ndodhet në pjesen veriore të Shqipërisë, në rrethin e Pukës. ajo kufizohet ne anen veriore te saj me liqenin e fierzes

Historia

Si një nder qendrat më të rëndësishme të rrethit Pukë, Iballa ka dhënë kontrubutin e sajë në ndërtimin e historisë së kësaj krahine.

Demografia

Pupullsia e Iballës përbëhet nga disa fise, ndër më të rendesishmit janë: Fisi i Thaqit, Fisi i Berishes, Toplana. ky fshat ka edhe një bashkëjetese mes dy besimeve fetare Mysliman[2] dhe Katolikë.


Famullia e Iballës

Ekonomia

Ekonomia është kryesisht e bazuar tek blegtoria dhe bujqësia, eshte nje zone e pershtatshme per rritjen e bagetive te imta pasi rrethohet nga kodra me kullota te blerta ne pjesen me te madhe te vitit, ne mes te lumit kalon nje lume i cili sherben per ujitje per pjesen me te madhe te fshatit, ne kohen e komunizmit, ne nje koder mbi fshat eshte ndertuar nje rezervuar uji, i vili i sherben nje pjese te vogel te fshatit pasi shume kanalizime per transportimine ujit tashme jane demtuar dhe ky burim nuk mund te perdoret ne potencialin qe ka. fushegropa e Iballes eshte nje vend mjaft i pershtatshem per kultivimin e arroreve, aty gjenden masive te mbjella me geshtenja,arra dhe lajthia, ne vitet e fundit eshte kthyer nje vemendje ndaj ketyre kulturave edhe duke mbjelle fidane te rinj. kjo zone eshte e njohur edhe per cilesine e larte te prodhimit te Fasules (groshes)

Politika

Komuna Iballë, pas reformës territoriale, tani është pjesë e Bashkisë Fushë-Arrës:

Vendbanimet

Iballa përbëhet nga lagjet; Gojan, Pnish, Qurk , Gere, Breg Lumi, Koprat, Iballa perbehet nga fshatrat Iballe , Levoshe, Ludrice, Berishe vendi , Berishe Eper , Berishe Merturi , Kokdode, Sapaç,

Turizmi

Gështenja e Kokdodit gjëndet në lartësinë 981 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kokdodë, Komuna Iballë e rrethit të Pukës. Përbën pyll rreth 10 ha me dru gështënje kali (C. Satirea). Pylli ka formë të çrregullt e zhvillim të mirë, por ka dëmtime të vogla të degëve nga sëmundja karakteristike e këtij druri. Lartësia mesatare e drurëve është mbi 10 – 15 m, diametri i trungjeve 100 – 130 cm, ndërsa mosha është mbi 100 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, ekonomike e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Pukës – Iballë – Kokdodë.

Destinacione të ndryshme dhe rrugët.
15 km nga Fierëz (Rrugë malore e pa asfaltuar)
36 km nga Fushë-Arrëz (Rrugë malore e sapo asfaltuar)
10 km nga Liqeni i Fierzës (E njëta rrugë që të çon në Firez)

Lidhje të jashtme

"Iballe, Albania Page". Meteorologjia Europiane. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Xhamia Iballe - gezimkopani.blogspot.com

Mejtepi i xhamise Iballe - gezimkopani.blogspot.com[3]

Referime

  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kopani, Gezim (2013-01-22). "Gëzim Kopani: Xhamia e fshatit Iballe, Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kopani, Gezim (2013-01-22). "Gëzim Kopani: Xhamia e fshatit Iballe, Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

42°07′N 20°00′E / 42.11°N 20.0°E / 42.11; 20.0



Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!