Niko Peleshi

Niko Aleks Peleshi (i lindur më 11 Nëntor 1970) në Korçë, është një politikan shqiptar i cili aktualisht është Ministër i Mbrojtjes që prej datës 31 dhjetor 2020. Më parë ka shërbyer si Zëvendëskryeministër i Shqipërisë në shtator 2013. Ai ishte Prefekt i Korçës nga viti 2004 deri në 2005 dhe kryetar i Bashkisë së Korçës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Nga viti 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Që nga viti 2019 është deputet zyrtar.

Niko Peleshi
Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë për Korçën
Në detyrë
25 Qershor 2017 – 29 Korrik 2024
Ministër i Mbrojtjes
Në detyrë
4 Janar 2021 – 29 Korrik 2024
Paraprirë ngaOlta Xhaçka
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Në detyrë
13 Shtator 2017 – 5 Janar 2019
Paraprirë ngaEdmond Panariti
Pasuar ngaBledi Çuçi
Zëvendëskryeministër i Shqipërisë
Në detyrë
15 Shtator 2013 – 22 Maj 2017
Paraprirë ngaMyqerem Tafaj
Pasuar ngaLedina Mandia
Kryetar i Bashkisë së Korçës
Në detyrë
18 Shkurt 2007 – 15 Shtator 2013
Paraprirë ngaRobert Damo
Pasuar ngaSotiraq Filo
Të dhëna vetjake
U lind më11 Nëntor 1970
Korçë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Socialiste
PunësimiPolitikan
Nënshkrimi

Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë, me Medalje të Artë.

Z.Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet 2001-2004, ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

Karriera politike e Z. Peleshi fillon në tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për rreth një vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zg­jedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bash­kie i Korçës, për t'u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-s. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2013 zgjidhet anëtar me të drejta të plota i Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Niko Peleshi në vitin 2013 zgjidhet Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta.

Në vitin 2017, zgjidhet Ministër i Bujqësisë i Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama II.

Shiko dhe

Referime

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!