Naurua , zyrtarisht Republika e Naurusë, është një vend ishullor në Oqeanin PaqësorMikronezian. Fqinji më i afërt është Ishulli Banaba në Kiribati, 300 km në lindje. Nauru është vendi më i vogël ishullor në Botë, duke mbuluar vetëm 21 km², Republika e pavarur më e vogël, dhe vendi i vetëm republikan në Botë pa një kryeqytet zyrtar .[1] Është anëtari më së paku i populluar i Kombeve të Bashkuara.
Naurua është Ishull nga guri fosfat, dhe që prej vitit 1907 aktivite kryesor ekonomik ka pasur eksportimin e fosfatit.[2] Qeveria e Naurusë u kthye tek masat e jashtëzakonshme për të përfituar të ardhura.
Në vitet e 90-ta, Naurua u bë parajsë taksash. Qysh nga viti 2001, ka pranuar ndihmë nga Qeveria Australiane; si shkëmbim për këtë ndihmë, Naurua strehoi, deri në 2008, një qendër ndalimi që ndaloi dhe procesoi kërkuesit e azilit që donin të futeshin në Australi[3].
Naurua është republikë me sistem parlamentar të qeverisjes. Presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe kryeministëri. Një parlament i përbërë prej 18 anëtarësh zgjidhet çdo tre vit. Parlamenti zgjedh presidentin nga anëtarët e tij, i cili përzgjedh një kabinet prej pesë deri në gjashtë anëtarë. Naurua nuk ka strukturë formale për parti politike; kandidatët qëndrojnë si të pavarur. 15 nga 18 anëtarë të parlamentit janë të pavarur, të gjitha aleancat brenda qeverisë shpesh formohen në baza të lidhjeve familjare.[4] Tri parti politike që kanë qenë aktive në politikën e Naurusë janë Partia Demokratike, Nauru në Fillim dhe Partia Qendrore.
Qysh nga 1992, qeveria lokale ka qenë përgjegjësi e Këshillit Ishullor Nauruan (KIN). KIN ka fuqi të limituara si këshilltar i qeverisë nacionale në qështje lokale. Roli i KIN është të koncentron përpjekjet në aktivitete lokale me rëndësi për Naurianët. Një anëtarë i Këshillit Ishullor të Naurusë nuk mundet që në të njëjtën kohë të jetë edhe anëtarë i parlamentit.[5] Të gjithë Nauruanët kanë të drejta të caktuara në të gjithë tokën e ishullit, e cila është pronë e individëve dhe grupeve familjare; qeveria dhe koorporatat nuk zotërojnë tokë dhe duhet të hyjnë në marrëveshjë me pronarët e tokave. Jo-Naurianët nuk mund të zotërojnë toka.[6]
Naurua ka një sistem kompleks legal juridik. Gjykata Supreme, e kryesuar nga Shefi i Drejtësisëe, is kryesore në qështje kushtetuese. Rastet e tjera mund të apelohen tek Gjyqi Apelor. Parlamenti nuk mund të rrëzoj vendimet e gjykatës[7]. Gjykata më të ulëta përfshijnë gjykatën e qarkut dhe gjykatën familjare, që të dyja kryesohen nga një gjykatës specialist, i cili gjithashtu kryeson Gjykatën Supreme.[8]
Naurua nuk ka forca të armatosura; sipas një marrveshjeje informale, mbrojtja është përgjegjësi e Australiasë. Ekziston edhe njëforcë policore e vogël në kontroll civil.[9]
Naurua është një ishull i vogël, në formë ovale në pjesën perëndimore të Oqeanit paqësor, 42 km (26 mi.) në jug të Ekuatorit.Ishulli është i rrethuar nga shkëmbinjë koralorë nënujorë, i ekspozuar në baticë të ulët . Shkëmbinjët koralorë nga ana e detit janë të kufizuara me ujë të thellë, dhe nga brenda me plazh me rërë. Prezenca e këtyre shkëmbinjve e ka bërë të pamundur krijimin e një porti detar, ndonëse gjashtëmbëdhjetë kanale artificiale janë krijuar në këta shkëmbinjë për të lejuar hyrjen e barkave në ishull. Një rrip bregdetar pjellor 150–300m i gjërë shtrihet në nga plazha në drejtim të tokës. Shkëmbinjë koralorë rrethojnë plateun qendror, i cili njihet në ishull si "Topside" . Pika më e lartë e plateut është 65m mbi nivelin e detit. Zonat e vetme pjellore janë rripat e ngushtë bregdetar, ku lulëzojnë palmat e kokosit. Toka e cila rrethon Buada Lagoonnën përkrah bananet dhe ananasët; perimet gjithashtu kultivohen. Popullsia e ishullit është e përqendruar në këtë rrip bregdetar.
Naurua është një nga tre ishujt fosfate në Oqeanin Paqësorë (dy të tjerat janë Banaba (Ishull Oqeanik) në Kiribati dhe Makatea në Polinezinë franceze); sidoqoftë, rezervat e fosfatit pothuajse janë mbaruar. Minimi i fosfaiti në plateun qendror ka lënë një tokë jo-pjellore me maja guri gëlqeror të dhëmbëzuara deri në 15m lartësi. Një shekull minimi ka zhveshur dhe shkretuar katër të pestat(4/5) e sipërfaqes. Minimi gjithashtu ka pasur impakt nëZonën Ekskluzive Ekonomike që e rrethon [10]
Në Nauru ka ujë të freskët natural të kufizuar. Rezervuarët mbledhin ujin e shiut. Klima e naurusë është e ngrohtë dhe tepër e lagësht gjatë tërë vitit, për shkak të Ekuatorit dhe Oqeanit . Ishulli është i influencuar nga shirat monsunike mes nëntorit dhe shkurtit. Shiu vjetor është shumë i ndryshueshëm, me disa thatësira të shënuara.[11] Temperaturat mbërrijnë nga 26 dhe 35 °C (79 dhe 95 °F) gjatë ditës dhe mes 25 dhe 28 °C (77 dhe 82 °F) gjatë natës. Si një vand Ishullor Nauru është i prekshëm nga Ndryshimet Klimatike dhe niveli i ndryshueshëm i detit, por se në çfarë shkalle është vështirë për ta parashikuar;të paktën 80% e sipërfaqes së naurusë është mjaft e ngritur, por kjo zonë do të jetë e pabanuar derisa të implementohen porgramet për rehabilitimin e minimit.[12]
Ishulli kishte një popullatë prej 9256 në fund të vitit 2006, dhe 96% flisnin Nauruanisht në shtëpi. Pupollsia ishte më e madhe por në 2006 diku rreth 1500 persona u larguan nga ishulli gjatë një riatdhesimi të punëtorëve imigrantë nga Kiribati dhe Tuvalu. Riatdhesimi ishte i motivuar nga një numë i madh i reduktimeve në industrinë e fosfatit. Gjuha zyrtare është Nauranisht, një gjuhë e dalluar pacifike ishullore. Anglishtja flitet gjerësisht dhe është gjuha e qeverisë dhe tregtisë.
Feja kryesore është Krishterizmi (dy të tretat Protestant, një e treta Katolik). Gjithashtu është edhe një numër Bahá'í (10 përqind e popullsisë) si dhe Budizmi (3%). Kushtetuta garanton liri besimi; sidoqoftë, qeveria e ndalon këtë liri në disa rrethana.
Rritja e standartit të jetesës pas pavarsimit pati efekte negative në popullatë. Nauruanët janë ndër popujt më të dhjamuar në botë, me 90% të të rriturve në mbipeshë.[13] Naurua ka nivelin më të lartë në botë me llojin 2 të diabetit, me mbi 40% të pupullatës të prekur.[14] Probleme tjera domethënëse të lidhura me dietën në Naurua përfshijnë, ndër të tjera, edhe sëmundje në Zemër. Mesatarja e jetesës është 58.0 vjet për meshkuj dhe 65.0 vjet për femra.[15]
Literatura në vend është 97%, edukimi është i obligueshëm për fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç, si dhe mësohen edhe dy vite të pa-obligueshme (Vitet 11 dhe 12).[16] Një kamp i Universitetit të Paqësorit Jugor gjendet në ishull
^King, H. and Rewers M. 1993. Diabetes in adults is now a Third World problem. World Health Organization Ad Hoc Diabetes Reporting Group. Ethnicity & Disease 3:S67–74.
^WHO The world health report 2005. Nauru URL Accessed 2006-05-02
CenPacNet, the country's Internet service provider] - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.