Nata është dita jonë Autor | Rexhep Qosja |
---|
Shteti | Shqipëri |
---|
Gjuha | shqip |
---|
Botoi | Toena |
---|
Faqe | 472 |
---|
Nata është dita jonë roman me Autor Rexhep Qosja. Shtëpia Botuese : "Toena", Tiranë 2007. Faqe: 472.
Një roman me personazhe që janë personifikim i instinkteve që njerëzit e tjerë i fshehin, inkarnim i vrasjeve të tyre imagjinare, i dhunës që e ëndërrojnë. Këtu lexuesi do të gjejë njëkohësisht pamje, përshkrime, ballafaqime, dinakëri, dashuri e urrejtje, sjellje njeriu e nënnjeriu, domethënie të drejtpërdrejta e të anasjella, prej të cilave do të mund të tronditet ndërgjegjja e tyre.
Autori dhe personazhi kryesor janë marrë vesh: ai flet për jetën e vet, që është duke e jetuar siç ia merr mendja atij, ndërsa autori, kohë pas kohe, përmes tij, po edhe vetë, flas për romanin, që po e bëjnë bashkërisht: për cilësitë dhe për suksesin a dështimin e tij. shkurt e thënë: personazhi e kallëzon romanin, ndërsa autori shkruan për romanin – në roman.