Mustafa Ceriq lind në vitin 1952 në Veliko Çajno, Visoko. Ceriq shkollën fillore e përfundoi në vendlindjen e tij, ndërsa medresen e Gazi Husrev Beut në Sarajevë në vitin 1972. U diplomua në Universitetin el-Ez'her në Kajro, në vitin 1978. Ai pastaj ka punuar si imam në Xhaminë e Bardhë në Graçanicë për vitin 1981. Me vendimin e pleqësisë është caktuar si imam në Qendrën Kulturore Islame në Çikago. Në Çikago, përfundoi studimet pasuniversitare në teologjinë islame në Departamentin e Gjuhëve dhe Civilizimeve të Lindjes së Afërme ku doktoroi te dijetari i mirënjohur myslimanFazlur Rahman me tezën: A study of the Theology of Abu Mansur al-Maturidi (Studimi mbi mësinim teologjik të Ebu Mansur el-Maturidiut) në vitin 1986. Paralelisht krahas punës së imamit mësoi në Kolegjin Amerikan në Çikago.