Mehmet Shpendi

Mehmet Shpendi
Fotoporteti
Emri Mehmet
Mbiemri Shpëndi
Lindur më 1851
Lindur në Shalë, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane
Vdiq më 15 korrik 1915
Vdiq në Ndërkiza, Plan, Principata e Shqipërisë nën pushtimin malazez
Kombësia shqiptar
Profesioni prijës popullor
Mirënjohje
Hero i Popullit

Sokol Shpendi i njohur përgjithësisht si Mehmet Shpendi (Pecaj, 1851 - Ndërkiza, 15 korrik, 1915) ka qenë ndër krerët e Shalës në dekadat e fundme të Perandorisë Osmane, bashkëthemeloi dhe udhëhoqi Djelmninë e Shalës dhe pjesëmarrës aktiv në Kryengritjen e vitit 1911. U pushkatua nga trupat malazeze gjatë Luftës së Parë Botërore.

Jetëshkrimi

U lind më 1851 në Pecaj të Shalës, në trevën e Dukagjinit të Shkodrës, i vllaznisë së parë të Pecnikës, i njohur me ëmrin Sokol Shpendi i biri i Shpend Sadrisë. Prej kësaj vëllazërie kishte qenë edhe njëri prej Shtatë Shaljanëve.

Shpendi u shqua së pari më 1883, kur në Çezme të Koplikut, mbajti qëndrim kundër Komisionit të Xhibalit. Më 1890 u formua “Djelmnia e Shalës”, organizim të cilin Baron Nopça e përshkroi si opozitën e parë shqiptare në gjirin e shoqërinë Malësore.

Pas shpalljes së periudhës së dytë kushtetuese të Perandorisë Osmane më 1908 dhe masave për çarmatosje nga qeveritarët xhonturq, Shpendi mori pjesë në qëndresën që banorët e maleve të veriut i mbajtën fushatës të mbledhjes së armëve, në atë që u quajt beteja e Qafës së Agrit.

…Turgut pasha ish çuditë,
Se ç’do gur i dukej pritë,
Prej çudie ai mori frikë,
K’theu ushtrinë e u nis me ikë...

Këtu po shkëpusim këngën popullore origjinale, që i kushtohet Mehmet Shpendit, dhe kësaj ngjarje të madhe historike;

Bjeshkët e Shalës mblodhën jezerin;
Bjeshkët e Shalës mblodhën jezerin,
Mehmet Shpendi e rrok' manxerrin,
Eni trima te tanë të vdesim,
Hyp mbi shkrep e pisket si zana,
Mbushet bjeshka me djelm azgana,
Veç për luftë i ka lind nana,
Mehmet Shpendi me Djelmni,
I kan n'zan pritat varg e vijë,
Dridhet Pasha në atë Krajli,
Mbi taborre të Tërgut Pashës,
Trimi i Shqipes fort Vikat,
Mbushni hutat me barot t'thatë,
Malet tona mbi shkamb e gur,
Shalë e Shosh, Nikaj-Mërtur,
Trojet tona si l'shojmë kurrë.

Mehmet Shpendi ishte bashkëpunëtorë i ngushtë dhe bashkëluftëtar i pandashëm i Isa Boletinit, me të cilin ai dhe Dedë Gjo Luli jo vetëm luftonin por nënshkruanin memorandumet e njohura, me kërkesat më të bujshme Historike dhe Kombëtare drejtuar Fuqive të Mëdha Evropiane. Heroi Mehmet Shpendi bashkë me Dedë Gjo Lulin, shkëlqyen me trimëritë e treguar qysh në betejën e Rrzhanicës kundër forcave Malazeze të komanduara nga Mark Milani, duke e thyer atë me turp, në sulmin pushtues që kishte nisur në krye të ushtrisë Malazeze, kundër trojeve tona Kombëtare në atë pjesë të Atdheut.

Memorandum pas Memorandumi;

Përpjekjet e Mehmet Shpendit për çlirimin e vëndit, kudo që ai ndodhej, nuk pushuan asnjëherë. Në fillim të vitit 1911, ende pa dalë mirë pranvera, ai do të shkonte në Shkodër për tu bashkuar me patriotët Isa Buletini, Dedë Gjo Luli, Hasan Bushati, Zenel Shabani i Kastratit, Haxhi Muja i Tuzit dhe disa prijësa të tjerë të njohur të krahinave Shqiptare, ata do të takoheshin në Cetinë të Malit Zi, të cilët më 23 Mars të ati viti, do të nënshkruanin së bashku një memorandum pesë pikësh drejtuar fuqive të mëdha Evropiane, përmes të cilit do të kërkonin;

1. Të garantohej paprekshmëria e trojeve Shqiptare.
2. Gjuha Shqipe të jetë gjuhë zyrtare dhe të mësohet në shkollat e të katër vilajeteve të tyre.
3. Nëpunësit të jenë vëndas dhe të pranohet Kombi Shqiptar.
4. Tatimet vëndore të përdoren në vënd për rregullimin e jetës së popullit aty.
5. Ushtarët shqiptarë të shërbejnë vetëm në vilajetet e Shqipërisë.[1]

Duke pasur parasysh përpjekjet e tij të pareshtura patriotike, Mehmet Shpendin edhe Akademiku Mark Krasniqi me të drejtë do ta cilësonte si njërin nga Heronjtë e Plejadës së Patriotëve më të mëdhenj të Kombit Shqiptar.[2]

Trimat e Malësis me në krye Dedë Gjo Lulin u bënë tok' me Dukagjinasit me në krye Mehmet Shpendin. Mehmet Shpendi ishte shokë i ngushtë armësh me Dedë Gjo Lulin, te dy udhëheqës kreshnik të Malësis së Veriut, nga ku këtu po shkëpusim nji pjesë të nji kange kushtuar këtyre trimave legjendar;

...Shif i herë at' me flokë të bardhë,
Ai po thojnë asht Dedë Gjo' Luli,
Qi ma i fort nuk bahet burri,
Shifë atë që tash kuvëndi,
Ai pra asht vet' Mehmet Shpendi,
N'daç trim boll, në daç dai,
Mos me ju gjetë shoqi n'Malci...

Me 6 prill 1911, kryengritësit e Malësisë se madhe valëvisin flamurin në Deçiq. Në luftën për ngritjen e Flamurit morën pjese edhe luftëtarë nga Dukagjini, në të cilën u vra Bush Delija i Palajve të Shoshit.

...Vigana tue i dhanë Shqipnis,
Po an'e mban,
Bini, bre burra, bini k’saj Turkie,
Dirgu, moj djelmni, e bjer në tiran,
Me nji Gurakuq, me nji Ded Gjo’ Lul,
Me nji Mehmet Shpend e me nji Prel Tul,
Me ne jan Lek't, që u shkrinë për Shqipni! ...

Me 5 deri 10 Qershor të vitit 1911-të, qeveria Turke shpalli amnisti për luftëtarët e lirisë, duke parë rrezikun e përhapjes së kryengritjes së Përgjithshme, Ministri i jashtëm i Turqisë, kërkon dhe merr takim me udhëheqësit popullor të kryengritjes, Dedë Gjo Luli dhe Mehmet Shpendi, të cilët ata i thonë; “Sado që ti je ministër i Sulltanit, ne e kemi për turp me bisedue me ju. Vetëm arma e baruti, do të jenë përgjigja e jonë …”.

Më 23 Qershor të vitit 1911 si përfaqësues i “Djelmnis së Shalës”, Mehmet Shpendi do ta nënshkruante edhe Memorandumin e Greçës. Emrit të Mehmet Shpendit i shtohet shkëlqimi edhe më tepër në luftimet e Kryengritjes së përgjithshme Kombëtare të vitit 1912, duke i bërë jehonë historisë së çlirimit sidomos në Gushtin e atij viti, kur në krye të luftëtarëve Dukagjinas, pas luftimeve historike përkrah Bajram Currit e Zeqir Halilit do të hynin bashkë dhe ballëhapur, si heronj Kombëtar në Shkupin e çliruar.

Takimi te Ura e Shalës dhe ngritja e Flamurit në Abat;

Në aktivitetet e pareshtura Kombëtare të Mehmet Shpendit, n’drit edhe në takimin me të gjitha fiset e Dukagjinit, organizuar me 28 Maj të vitit 1911, në vëndin e quajtur, te Ura e Shalës, ku nga pjesëmarrësit e kuvendit, do të vëndosej që i gjithë Dukagjini si dhe mbarë Malësia e madhe, të ngrihej në kryengritje të armatosur kundër pushtuesit Turk dhe Malazez.

Aktiviteti kryengritës i Mehmet Shpendit ishte i pranishëm në çdo cep të Atdheut, kudo që luftohej dhe përgjatë të gjitha përpjekjeve kombëtare, deri në Shpalljen e Pavarësisë së trojeve Shqiptare më 1912. Madje i entuziazmuar për Rilindjen e Kombit Shqiptar, kur nga të gjitha ato luftëra dhe beteja të ashpra Shqipëria do të shpallet Shtet më veti. Ai me të marrë vesh lajmin e gëzuem për Shpalljen e Pvarësisë së Shqipëris dhe ngritjen e Flamirit Kombëtar nga Ismail Qemali në Vlorë, me datë 28 Nëntor 1912-të, së bashku me shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas, me krenari do të ngrinte Flamurin Kombëtar edhe në trevën e tij, duke zgjedhur si vëndin më të përshtatshëm për këtë ngjarje të madhe historike, vet logun e Kuvëndit të burrave të Shalës në Abat, ata i banë malet të ushtojnë prej kushtrimit dhe gëzimit; "Duel Shqipnia më Veti, i shpëtuem dore Turkut të Stambollës."[3]

Monumenti i Heroit të Popullit Mehmet Shpendi, në Shkodër.
Vrasja me tradhti e Mehmet Shpendit;

Fatkeqësisht me gjithë kontributin e tij dhe përpjekjet e pareshtura kombëtare që ndër vite u zhvilluan, gëzimi për Pavarësinë e Shqipërisë dhe çlirimin e Shqiptarve, si për të gjithë popullin tonë ashtu edhe për heroin Mehmet Shpendi nuk do ishte i plotë as jetë gjatë.

Siç është e njohur nga historia, pas përzënies së forcave Turke me luftën e Shqiptarve nga trojet tona, shtetet hegjemoniste fqinje sipas orekseve të tyre të sëmura, pa vonuar do të mësynin dhe copëtonin Shqipërinë nga të gjitha anët. Kurse në vitin 1915, ushtria pushtuese Malazeze, përveç tjerash do të niste sulmin edhe për pushtimin e Dukagjinit të Mehmet Shpendit. Ndaj, ata duke ditë trimëritë e Shaljanve dhe aftësitë luftarake të prijësit heroik të asaj treve si Mehmet Shpendi, gjenerali Malazez Radomir Veshoviq, do ta ftonte udhëheqësin e Shalës në një bisedë “dypalëshe”, kinse (sikur) për lidhjen e një marrëveshje armëpushimi me Shqiptarët, siç do ti thoshin atij.

Dhe pasi i kishte shëtitur rreth e rrotull gjatë gjithë ditës, gjoja se udhëtonin për bisedime te Krajl Nikolla, Veshoviqi shfrytëzoi mos prezencën e Mehmet Shpendit, për futjen e 1,500 ushtarëve Malazez në trojet shqiptare nga Ura e Mesit ku ishin përqendruar që më parë, duke kaluar fshehurazi qafën e Boshit dhe vëndosur në Dakaj të Nënmavriqit të Shalës.

Por me gjithë mungesën e Mehmet Shpendit, Shaljanët trima të vëndosur për të dhënë jetën e tyne për vatan, do ti prisnin në mënyrë të merituar mysafirët e paftuar atje, me ç’rast pas një beteje të shkurtër, ushtarët Malazez do të mundeshin dhe dorëzoheshin pa kushte që të gjithë. Më 5 korrik të vitit 1915, sipas traditave luftarake të kohës, pas çarmatosjes të palës së mundur në fushëbetejë, ushtarët e kapur Malazez si rob lufte, do të kalonin nën pushkët e kryqëzuara të luftëtarëve Dukagjinas tek Ura e Shalës, të cilët Shaljanët pastaj do ti përcillnin deri në qafë të Pejës, për tu lënë të lirë të ktheheshin në Mal të Zi.

Por me të marrë vesh këtë lajm gjenerali Veshoviq, do të lidhte në pabesi Mehmet Shpendin dhe do të dërgonte një brigadë tjetër ushtarësh Malazez në vëndin e quajtur Plan. Madje, aty do të vinte edhe vet Veshoviqi, ku në mënyrën më të ulët dhe cinike do të sillte të lidhur për laku të gjithë delegacionin e marrë pëng Shaljan me në krye Mehmet Shpendin. Ditën e 15 Korrikut të vitit 1915 në afërsi të vëndit të quajtun N’dërkisa afër Qereshit të Planit, shovinistët Malazez, të udhëhequr nga armiku i përbetuar i Shqiptarve Radomir Veshoviq, përkundër "besës" që i kishte dhënë Mehmet Shpendit dhe delegacionit Shqiptar, ai do të urdhëronte masakrimin e Mehmet Shpendit, Marash Delisë, Çun Nikës dhe të gjithë ata që i shoqëronin. Gjithashtu në fushë të betejës, dhe konkretisht në vëndin e quajtur rrasat e qafës së Boshit Gimaj, vritet edhe lutëtari trim Vat Gjeloshi nga Abati, dhe pas kësaj agresorët barbarë vijuen veprimet e tyre mizore luftarake, duke vra e pre mbi 72 burra, gra, pleq dhe fëmijë të tjerë, të Planit dhe të Dukagjinit duke mos bërë asnjë përjashtim.

Strategu popullor dhe Udhëheqësi i shquar i “Djelmnis së Shalës” Mehmet Shpendi, përpara se ti mbyllte sytë, ka lanë nji amanet, dërgue fisit të Shalës dhe tanë Dukagjinit;

“Tokë e qiell dorzan ju paça lanë, besë anmikut kurr mosë me i n’zanë”.

Amanet të cilin me dëshirë do ta kishte lanë edhe Çerçiz Topulli, vrarë po ashtu me urdhër të Gjeneral Veshoviqt, i cili pas masakrimit të mbi 2,000 Shqiptarve të Kosovës dhe rrethit të Shkodrës, më 15 korrik të vitit 1915, kishte zgjedhë fushën e famshme të Shtoijt ku dikur Shaljant legjendar kishin lidhë besën me “Shoqi-Shoijn”. Numri i të vrarëve të figurave më madhore të popullit tonë në prita dhe tradhti, do ti shtoheshin edhe tre heronj Kombëtar, nga tri kënde të veçanta dhe anë të ndryshme të trojeve tona etnike si; Çerçiz Topulli nga Jugu, Mehmet Shpendi nga Dukagjini në Veri dhe Isa Boletini nga Veri-lindja e Atdheut, humbjen e të cilëve jo vetëm se do ta përjetonin rënd, por do e ndjenin gjatë të gjithë Shqiptarët pa përjashtim.

Burime informacioni

  • 1. Lahuta e Malsisë "Mehmet Shpendi”, faqe 460-versioni Anglisht. 2005 I.B. Taurus & Co.Ltd, New  York”).
  • 2. Risto Siliqi “Pasqyra e ditëve të përgjakshme” Trieste, 31 Korrik, 1912.
  • 3. Pal Doçi, “Mehmet Shpendi i pari i djelmënisë së Shalës” ,Tiranë, 1966.
  • 4. Akademik Mark Krasniqi “Gjurmë e Gjurmime” 1979, Prishtinë.
  • 5. Shqipëria.com, Kryengritja e Kosovës e vitit 1910.
  • 6. Shqipëria.com, Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912.
  • 7. Libri “Krijuesit e Historisë” Prishtinë, viti 2012.
  • 9. Prël Milani dhe Lazër Kodra "Studime”.

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ Gazeta “Drita” më 27 prill, viti 1911.
  2. ^ Akademik Mark Krasniqi “Gjurmë e Gjurmime” Prishtinë, viti 1979.
  3. ^ Revista Hylli i Dritës, Shkodër 1942, nr. 5 faqe. 252

Read other articles:

Опис файлу Опис Обкладинка синглу Baby It's Over Єлени Папарізу Джерело http://en.wikipedia.org/wiki/File:Helena_Paparizou-Baby_It's_Over.jpg Час створення 2011 Автор зображення Sony Greece/RCA Ліцензія див. нижче Обґрунтування добропорядного використання не вказано назву статті [?] Опис Обкладинка синглу Baby It's ...

 

Artikel ini sebatang kara, artinya tidak ada artikel lain yang memiliki pranala balik ke halaman ini.Bantulah menambah pranala ke artikel ini dari artikel yang berhubungan atau coba peralatan pencari pranala.Tag ini diberikan pada November 2022. Gadget ManGadget Man title cardGenreSpecial InterestPresenterStephen Fry (2012)Richard Ayoade (2013-)Negara asalInggrisBahasa asliInggrisJmlh. seri4Jmlh. episode25 (daftar episode)ProduksiDurasi30 menit (inc. adverts)60 menit (specials; inc. adverts)R...

 

5,56 × 30 mm MINSAS Tipe Peluru PDW Negara asal  India Sejarah penggunaan Digunakan oleh  India Spesifikasi Jenis selongsong Bottleneck Diameter proyektil 5,56 mm M193 Panjang selongsong 30 mm Peluru 5,56 × 30 mm MINSAS adalah peluru yang diperuntukan untuk pertempuran jarak dekat.[1] Peluru ini mirip dengan peluru yang digunakan oleh pistol PDW Colt MARS, ciri tersebut antara lain bentuk peluru bottleneck, proyektil ringan dengan kemampu...

1918 civil war in Finland Finnish Civil WarPart of World War I, Russian Civil War and Revolutions of 1917–1923Tampere's civilian buildings destroyed during the Battle of TampereDate 27 January – 15 May 1918 (3 months, 2 weeks and 4 days) LocationFinlandResult Finnish Whites victory Establishment of the Kingdom of Finland German hegemony until November 1918 Division in Finnish societyBelligerents Finnish Whites  German Empire[1] Foreign volunteers: Swedish Briga...

 

Swedish politician Sten(o) Bielke Sten Svantesson Bielke, also Steno Bielke, (1598 – 2 April[1] 1638)[2][3] was a statesman of the Swedish Empire. Bielke studied in Uppsala and Tübingen before he became chamberlain of Gustavus Adolphus of Sweden in 1619.[2] Together with Bengt Bengtson Oxenstierna, he traveled to Jerusalem and other sites in the Holy Land in 1613, 1619 and 1623.[3] From 1627 to 1629, he attended the University of Leiden.[2] I...

 

2000 film by Stephen Hopkins Under SuspicionTheatrical release posterDirected byStephen HopkinsScreenplay byTom ProvostW. Peter IliffBased onBrainwashby John WainwrightGarde à vueby Claude MillerJean HermanMichel AudiardProduced by Gene Hackman Morgan Freeman Lori McCreary Anne Marie Gillen Stephen Hopkins Starring Gene Hackman Morgan Freeman Thomas Jane Monica Bellucci CinematographyPeter LevyEdited byJohn SmithMusic byBTProductioncompanies Revelations Entertainment[1] TF1 Internati...

German artist This article includes a list of references, related reading, or external links, but its sources remain unclear because it lacks inline citations. Please help to improve this article by introducing more precise citations. (November 2010) (Learn how and when to remove this template message) Philip Grot JohannSelf-portraitBorn27 June 1841Stettin (Szczecin)Died26 October 1892 (1892-10-27) (aged 51)DüsseldorfNationalityGermanKnown forIllustration, watercolor painting ...

 

Archaeological culture in Florida This article has multiple issues. Please help improve it or discuss these issues on the talk page. (Learn how and when to remove these template messages) The article's lead section may need to be rewritten. Please help improve the lead and read the lead layout guide. (July 2023) (Learn how and when to remove this template message) This article's lead section may be too long. Please read the length guidelines and help move details into the article's body. (Jul...

 

Hanna TheatreAddressEast 14th StreetCleveland, Ohio United StatesOwnerPlayhouseSquareCapacity550Current usePerforming arts centerConstructionOpened1921Closed1988Rebuilt2008ArchitectCharles A. Platt The Hanna Theatre is a theater at Playhouse Square in downtown Cleveland, Ohio, United States. It is one of the original five venues built in the district, opening on March 28, 1921.[1] The Hanna Theatre reopened in 2008 as the new home of Great Lakes Theater Festival after a major ren...

Quadrangular castleAzerbaijani: Dördkünc Mərdəkan qalasıGeneral informationStatusUsed as museumArchitectural styleArchitectural school of Shirvan-AbsheronLocationMardakanTown or city BakuCountryAzerbaijanCoordinates40°29′32″N 50°08′26″E / 40.492131°N 50.140677°E / 40.492131; 50.140677Completed14th centuryClientAkhsitan IHeight22 mTechnical detailsMaterialLimestone The Quadrangular Mardakan Fortress or the Great Mardakan Castle (Azerbaijani: Dördkünc ...

 

هذه المقالة يتيمة إذ تصل إليها مقالات أخرى قليلة جدًا. فضلًا، ساعد بإضافة وصلة إليها في مقالات متعلقة بها. (أغسطس 2020) بارا دو كواري  علم شعار   الإحداثيات 30°12′25″S 57°33′18″W / 30.206944444444°S 57.555°W / -30.206944444444; -57.555  [1] تاريخ التأسيس 1995  تقسيم إداري  البل...

 

1961 film AkikoDirected byLuigi Filippo D'AmicoWritten byGaspare Cataldo Luigi Filippo D'Amico Ernesto Gastaldi Ugo GuerraStarringAkiko WakabayashiCinematographyAlfio ContiniEdited byJolanda BenvenutiMusic byTeo UsuelliRelease date1961LanguageItalian Akiko is a 1961 Italian comedy film written and directed by Luigi Filippo D'Amico.[1][2] Plot In Rome, Mrs. Ottavia Colasanto has not had news of her husband since he went to Japan eighteen years ago. She is considered practically...

Pasukan Pertahanan Nasional EtiopiaAngkatan{{plainlist| Angkatan Darat Angkatan Udara Ethiopia KepemimpinanPanglimaAbiy AhmedMenteri PertahananKenea YadetaKepala Staf UmumJenderal Birhanu JulaKekuatan personelUsia penerimaan18 tahunPersonel aktif350-000-385,000 (2020)Personel cadangan70,000 perkiraanBelanjaAnggaran$518 juta (2019) [1]Persentase terhadap PDB0.8% (2015 est.)IndustriPemasok lokalSektor Industri PertahananPasukan Pertahan Nasional Etiopia (bahasa Inggris: Ethiopian N...

 

Grim SteneInformación personalNombre completo Grim Kristian SteneNacimiento Noruega Información profesionalOcupación MúsicoAños activo 1988 - ActualidadGénero Thrash metal[editar datos en Wikidata] Grim Kristian Stene (Noruega, 1967) es un músico noruego, uno de los fundadores de la banda de thrash metal Equinox en 1987 y ejerciendo además como productor en su EP de 1992, NUH!.[1]​ Imagen de su banda Equinox, con Grim a la izquierda. Discografía Con Equinox Álbumes d...

 

2010 British romantic drama film Forget Me NotBritish quad format film posterDirected by Alexander Holt Lance Roehrig Written by Howard Long Mark Underwood Produced byRebecca LongStarring Tobias Menzies Genevieve O'Reilly CinematographyShane DalyEdited byKant PanMusic byMichael J. McEvoyProductioncompanyQuicksilver FilmsDistributed byKaleidoscope Home Entertainment (UK)Release dates August 2010 (2010-08) (Rhode Island) 6 May 2011 (2011-05-06) (United Kingdom)&...

Indian classical musician, composer (1938–2022) This article is about the Indian classical musician. For Sharma's collaboration with musician Hariprasad Chaurasia, see Shiv–Hari. Shivkumar SharmaSharma in 2016Background informationBorn(1938-01-13)13 January 1938Jammu, Jammu and Kashmir, British IndiaDied10 May 2022(2022-05-10) (aged 84)[1]Mumbai, Maharashtra, IndiaGenresHindustani classical musicOccupation(s)MusiciancomposerInstrument(s)SantoortablaYears active1955–2022Webs...

 

Peta Lokasi Kabupaten Lombok Tengah di Nusa Tenggara Barat Berikut adalah Daftar kecamatan dan kelurahan/desa di Kabupaten Lombok Tengah, Provinsi Nusa Tenggara Barat, Indonesia. Kabupaten Lombok Tengah terdiri dari 12 Kecamatan, 12 Kelurahan, dan 127 Desa. Pada tahun 2017, jumlah penduduknya mencapai 1.035.355 jiwa dengan luas wilayah 1.095,03 km² dan sebaran penduduk 945 jiwa/km².[1][2] Daftar kecamatan dan kelurahan di Kabupaten Lombok Tengah, adalah sebagai berikut: Kode...

 

Name of several separate shows hosted by Garry Moore The Garry Moore ShowCast photo: Garry Moore, Carol Burnett, and Durward Kirby, 1961Created byGarry MooreStarringGarry MooreCarol Burnett (1959–1962)Durward KirbyMarion Lorne (1958–1962)Country of originUnited StatesProductionRunning time30/60 minutesOriginal releaseNetworkCBSReleaseJune 26, 1950 (1950-06-26) –January 8, 1967 (1967-01-08) The Garry Moore Show is the name for several separate American variety series on th...

American Civil War Medal of Honor recipient Charles H. HoughtonHoughton in c. 1898Born(1842-04-30)April 30, 1842Macomb, New YorkDiedApril 6, 1914(1914-04-06) (aged 71)BuriedArlington National Cemetery, Arlington, VirginiaAllegiance United StatesService/branch United States ArmyRankCaptainUnit Company L, 14th New York Artillery RegimentBattles/warsAmerican Civil WarAwards Medal of Honor Charles H. Houghton (April 30, 1842 – April 6, 1914) was a Union Army soldier in the ...

 

この記事は検証可能な参考文献や出典が全く示されていないか、不十分です。出典を追加して記事の信頼性向上にご協力ください。(このテンプレートの使い方)出典検索?: ツァラトゥストラはこう語った 交響詩 – ニュース · 書籍 · スカラー · CiNii · J-STAGE · NDL · dlib.jp · ジャパンサーチ · TWL(2021年11月) 『ツァラトゥ...

 

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!