Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Matura, Maturanti nga latinishtja provimi i fundit në një shkollë më të lartë. Shiko dhe maturia.
Matura është provimi i cili duhet dhënë pas vijimit të një shkolle më të lartë se ajo fillore, zakonisht kjo varet nga sistemi shkollorë në të cilën vijohet shkollimi. Në shumicën e sistemeve shkollore të shteteve Evropiane provimi i maturisë pason pas nëntë viteve ndjeke me sukses të mësimeve në shkolla. Zakonisht provimi i maturës zgjatë katër vite dhe si dëftesë e suksesit jepet diploma.
Disa sisteme shkollore ju personave të pashkolluar ju mundësohet marrja e diplomës së maturës edhe në forma tjera më të shkurtuar por që provimet janë të nivelit të njëjtë.[1]
Maturantëve me dëftesë ju hapen mundësi studimi në shkolla të niveleve më të larta. Kryesisht matura i mundëson apo është kusht i regjistrimit në shkolla të larta e fakultete si dhe kusht i punësimit në nivele më të ngritura të ekonomisë dhe administrimit. Rritja e madhe e numrit të maturantëve në shtete të ndryshme të Evropës ka shkartuar zbritjen e rëndësisë së maturës. Kështu që në shumë shtete maturantët kanë humbur të drejtën e regjistrimit të drejtpërdrejt në shkollat e larta. Për këtë regjistrimi në shkollat e larta parasheh edhe disa rregulla plotësuese (nota mesatare). Kjo ka shkaktuar edhe ndryshime në sistemet shkollore të cilat për dallim nga vitet e pas luftës së dytë botërore kanë dallime të mëdha. Gjatë kohës pas luftës së dytë botërore në Kosovë diploma e maturës merrej nga nxënësit e gjimnazeve. Ndryshimet e bëra në sistemet shkollore evropiane ka ndodhur me qëllim orientimi më të saktë të nxënësve me qëllime profesioni dhe studimi. Për profesionet/zanatet janë krijuar qendrat e arsimit të orientuar ndërsa për nxënësit që dëshirojnë të studiojnë janë paraparë maturat të cilat mbahen në Gjimnaze (Kolegje).
Si do që të jetë diplomat e maturës (gjimnazit) të lëshuara nga sistemi shkollorë në Kosovë (deri me shpërbërjen e Jugosllavisë) dhe Shqipërisë pranohen nga sistemet shkollore në Evropë dhe në shumicën e shteteve me një provim (ndodhë edhe pa të) mbi gjuhën e folur në atë shtet, maturantët mund të studiojnë në shkolla të larta e fakultete. Në anën tjetër diplomat e lëshuara nga qendrat e arsimit të orientuara pranohen si të tilla dhe me to mundësohet regjistrimi në shkolla të larta por që janë të lidhura në bazë të shkollës orientuese të kryer në vendlindje.